Foto Ilustruese

Një ngjarje e rëndë tronditi komunitetin e Maminasit dhe atë të arsimtarëve në Durrës Drejtoresha e shkollës 9-vjeccare të Rubjekës ka humbur jetën mëngjesin e së mërkurës në banesën e saj në Maminas të Durrësit.

Policia e Durrësit njoftoi se rreth orës 08:20, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, është dërguar Ornela Gjeçi, 45 vjeçe nga Maminasi. Ajo është gjetur nga bashkëshorti i cili dhe e ka dërguar në spital, por mjekët kanë konstatuar se ajo ishte pa shenja jete.

Nga hetimet e para rezulton se shkak i vdekjes është rënia në kontakt me rrymën elektrike, e favorizuar edhe nga lagështia në banjon e banesës së saj.

Viktima ka qenë duke u larë kur ka rënë në kontakt me korentin. Gjithsesi, grupi hetimor po vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë

Top Channel