Fantazisti i Gjermanisë e Arsenal, Mesut Ozil njofton tërheqjen nga futbolli (fotot)

22/03/2023 15:28

Ish-mesfushori i Real Madrid e Arsenal ishte futbollisti kyç i kombëtares gjermanë në fitoren e Kupës së Botës 2014 në Brazil.

Mesfushori i Gjermanisë, Mesut Ozil ka njoftuar sot tërheqjen e tij nga sporti në moshën 34 vjeçare.

Ozil ishte tërhequr nga kombëtarja gjermane në vitin 2018 mes debatit politik për fluksin e emigrantëve si dhe pas një fotoje të tij me presidentin turk Tajip Erdogan, kur tha se kishte ndjerë “racizëm dhe mungesë respekti në lidhje me prejardhjen e tij turke.

“Po njoftoj tërheqjen time nga të menjëherëshme nga futbolli profesionist pas gati 17 vitesh dhe ndjehem shumë mirënjohës për mundësinë që m’u dha”, thuhej në deklaratën e Ozil në rrjetet sociale.

“Por javët e muajt e fundit kam pësuar disa dëmtime e plagosje dhe po bëhet gjithnjë e më shumë e qartë se është koha të largohem nga skena e madhe e futbollit”, shtonte ai.

Ozil falënderonte mbështetësit e tij duke thënë se “kishin treguar shumë dashuri në të gjitha rrethanat dhe pa marrë parasysh cilin klub përfaqësonte”.

Ozil nisi karrierën e tij në Gjermani me klubin e qytetit të tij  Schalke para se të kalonte te Werder Bremen ku mori vendin në kombëtaren gjermane.

Në 2010 ai kaloi te kampionët spanjollë të Real Madrid ku fitoi shumë tituj dhe më pas luajti për tetë vjet me skuadrën londineze të Arsenal.

Ozil u kthye në Turqi me Fenerbahce në 2021 pas prishjes së marrëdhënies me trajnerin e ri të Arsenal Mikel Arteta.

Gjermani i lindur në Turqi ka shënuar 23 gola në 92 paraqitje për kombëtaren gjermane.

FOTO GALERI
1/3
Ozil ishte tërhequr nga kombëtarja gjermane në vitin 2018 mes debatit politik për fluksin e emigrantëve si dhe pas një fotoje të tij me presidentin turk Tajip Erdogan

Top Channel