Parlamenti i Ugandës miraton projektligjin për burgosjen e homoseksualëve

22/03/2023 09:59

Parlamenti i Ugandës ka miratuar një projekt-ligj që i quan ‘kriminelë’ njerëzit që identifikohen si homoseksualë ose minoritet seksual.

Projektligji, i cili u paraqit për herë të parë në fillim të këtij muaji, kaloi me mbështetje të gjerë në parlamentin e Ugandës të martën. Individët mund të përballen me burgime nëse ligji nënshkruhet në ligj nga presidenti Yoweri Museveni.

Sipas legjislacionit të propozuar, miqtë, familja dhe anëtarët e komunitetit do të kenë për detyrë të raportojnë tek autoritetet individët në marrëdhënie të të njëjtit seks.

Aktet homoseksuale janë tashmë të paligjshme në vendin e Afrikës Lindore.  Projektligji parashikon gjithashtu se një person që dënohet për trafikim të fëmijëve për qëllime të përfshirjes së tyre në aktivitete homoseksuale përballet me burgim të përjetshëm.

Individët ose institucionet që mbështesin ose financojnë aktivitetet ose organizatat e të drejtave LGBT, ose botojnë, transmetojnë dhe shpërndajnë materiale dhe literaturë mediatike pro-gay, gjithashtu përballen me ndjekje penale dhe burgim.

Aktivistët dhe personat LGBT në Ugandë kanë thënë se ndjenjat anti-homoseksualiste në vend po i ekspozojnë ata ndaj dhunës fizike dhe online dhe se ligji mund të ketë pasoja të gjera për Ugandanët në përgjithësi.

Marrëdhëniet e të njëjtit seks janë të ndaluara në rreth 30 vende afrikane, ku shumë njerëz mbështesin vlerat konservatore fetare dhe sociale.

Top Channel