Foto Ilustruese

Shkëputja e marrëdhënies mes Keisit dhe Kristit, e cila ndodhi një ditë pas daljes së Sabianit nga shtëpia, ka qenë pikë diskutimi mes banorëe.

Të shumta kanë qenë aludimet për ndarjen e menjëhershme të tyre. Disa mendojnë se shkaku ishte Sabiani, disa të tjerë thonë se ata nuk kanë pëlqim për njëri-tjetrin, e të tjerë aludojnë se e gjitha nisi si një lojë mes tyre.

Në fakt, çifti, ndonëse e njoftoi ndarjen, nuk i sqaroi mjaftueshëm arsyet, që të bindnin edhe banorët për shkëputjen e këtij raporti. Distacimi i tyre ishte i menjëhershëm çka ngriti dyshime te të gjithë.

E pyetur nga Arbana se çfarë ndodhi me marrëdhënien e tyre, Keisi u shpreh se ajo nuk mund të luajë dot me zemrën e saj.

“Unë nuk luaj me zemrën time. Kam qenë banorja më e sinqertë e këtij Big Brotheri. Nëse do ndikonte babi, do vazhdoja akoma, por u mblodhën shumë situata. Nuk më pëlqente më kjo situata që përfshihesha vetëm për marrëdhënien me Kristin. U futa shumë në strofullën time dhe po rrija vetëm me Kristin. U zgjova një ditë dhe i mendova gjërat ndryshe. Dhe më pas thash më mirë po e ndërpres këtë marrëdhënie. Kuptova që nuk kishte aq kimi sa kishte në fillim. Kam biseduar thuajse me të gjithë banorët lidhur me këtë çështje dhe kam marrë edhe mendimin e tyre”– tha Keisi.

Top Channel