A do të arrestohet Trump? Nisin protesta kundër ish-presidentit: Të erdhi koha

21/03/2023 21:33

Afër kullës Trump u vendosën barrikada, policia rriti nivelin e gatishmërisë dhe një mori gazetarësh u vendosën përpara zyrës së prokurorit të përgjithshëm.

New York-u po priste akt-akuzën ndaj Donald Trump, por koha mbetet ende e paqartë. Një mori protestuesish me pankarta gjithashtu lajmëronin fundin e ish-presidentit të rrethuar nga skandalet.

Ish-presidenti personalisht njoftoi se do të “arrestohej” të martën mbi akuzat se ka paguar para për t’i mbyllur gojën një aktoreje me filma për të rritur. Ai bëri thirrje për demonstrate masive nëse akuzohet. Kjo bëri që forcat e sigurisë të vendosin barrikada përpara Shtëpisë së Bardhë, nga frika për një përsëritje të skenave të janarit 2021 në Capitol ku protestuesit hynë brenda ambienteve.

Disa media amerikane spekuluan se akt-akuza nga Gjykata mund të vijë të mërkurën, por do duhet të pritet deri javën tjetër përpara se prokurori i përgjithshëm i Mnhattan, Alvin Bragg të lëshojë ndonjë akuzë.
Bragg, një demokrat i zgjedhur, nuk ka konfirmuar ndonjë plan publikisht, ndërsa Gjykata operon në mënyrë të fshehtë për të shmangur prishjen e provave dhe intimidimin e dëshmitarëve, përpara gjyqit, duek e bërë të pamundur për të kuptuar se kur do të jepet akt-akuza.
Zyra e Porkurorit ka vënë dëshmitarë kyç përpara jurisë javët e fundit dhe I ka ofruar Trumpit mundësinë të dëshmojë, duke dhënë sinjale se një akuzë është pranë.

Republikani 76-vjeçar do të bëhej kështu ish-presidenti i parë i akuzuar për një krim, nëse vjen fletë-akuza nga Gjykata, një lëvizje që do sillte tronditje në garën presidenciale të 2024-ës, për të cilën Trump ka plan të rikandidojë sërish.

Top Channel