“Një dridhje e tmerrshme”, tërmeti në Pakistan dhe Afganistan la të paktën 12 të vdekur

22/03/2023 09:35

Të paktën 12 persona janë vrarë dhe më shumë se 200 janë plagosur pas tërmetit të fuqishëm që tronditi pjesë të mëdha të Pakistanit dhe Afganistanit.

Tërmeti me magnitudë 6.5 dëmtoi ndërtesa, shkaktoi rrëshqitje të dheut dhe bëri që njerëzit të vrapojnë në rrugë. Ai goditi të martën në mbrëmje, me qendër në një rajon malor në veri-lindje të Afganistanit, pranë kufirit me Pakistanin. Lëkundjet nga lugina e largët Jurm u ndjenë deri në Indi.

“Ishte një dridhje e tmerrshme. Unë kurrë nuk kisha ndjerë një dridhje të tillë më parë në jetën time”, tha banorja e Kabulit Khatera për AFP.

Nëntë nga vdekjet e konfirmuara u raportuan në rajonin e luginës së Khyber Pakhtunkhwa në Pakistan. Tre të tjerë u vranë në Afganistan, tha zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë së vendit. Një fëmijë ishte në mesin e të vrarëve në provincën Laghman pranë kufirit të vendit me Pakistanin, raportoi AFP.

Largësia dhe terreni i thyer i zonave të prekura mund të ngadalësojë punën e ekipit të shpëtimit.

Shumë familje kishin dalë nga shtëpitë e tyre duke festuar Vitin e Ri Persian ose Nevruzin kur goditi tërmeti. Shumë në rajonet e prekura u përballën me temperaturat pothuajse të ulëta për të fjetur jashtë pas tërmetit – nga frika e pasgoditjeve.

Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif u ka kërkuar agjencive të fatkeqësive të marrin masa urgjente për të ndihmuar njerëzit.

Lëkundjet u ndjenë në një zonë prej 1000 km që përfshin Indinë, Uzbekistanin, Taxhikistanin, Kazakistanin, Kirgistanin, Afganistanin dhe Turkmenistanin, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Tërmetet janë më të mundshme në këtë rajon, sepse ai shtrihet në kryqëzimin e pllakave tektonike euroaziatike dhe indiane.

Në qershor të vitit të kaluar më shumë se 1,000 njerëz u vranë pas një tërmeti me magnitudë 5.9 që goditi provincën Paktika të Afganistanit , më vdekjeprurësi i vendit në gati një çerek shekulli.

Top Channel