E martë, 27 Shtator 2022
21:45
Inside Story/ Ekskluzive! “I kishte kërkuar ti mbaronte …” Zbulohet telefoni me bisedat për Martinajn

Inside Story, ka siguruar të dhëna ekskluzive të disa transkripteve nga biseda telefonike.

21:43
Katy Perry dënohet për përmendjen e vrasësit kanibal në lirikat e këngës ‘Dark Horse’ (fotot)

Vijojnë të shtohen gjithnjë e më shumë zërat e kritikës ndaj këngëtares amerikane Katy Perry për disa lirika ‘të parespektueshme’ në këngën e saj të njohur ‘Dark Horse’ ku përmendet në mënyrë ‘romantizuese’ vrasësi serial, kanibal Jeffrey Dahmer.

21:36
Inside Story/ Zbulohet videoja e re dhe detaje nga dosja, si ndodhi masakra e “Bllokut”

Martinaj duket se ishte bërë i paprekshëm, por armiqësitë e shumta që po hapte sollën një pikë kthese.

21:36
Inside Story/ Dokumenti! Dyshimet që lidhën Martinajn me ekzekutimin e Artan Santos

Emri i Ervis Martinajt sa vinte dhe peshonte më fort pasi ai përflitej në ngjarje të bujshme. Një tjetër krim ku ai u përfol përsëri, ishte vrasja e bankierit Artan Santo. Sipas informacioneve të atëhershme dyshohej se motori që u përdor nga vrasësit e Santos ishte fshehur në magazinat e Ervis Martinajt në Fushë-Kuqe.

21:32
Inside Story/ Transaksione kolosale cash, zbulohet dosja “Martinaj” për pastrim parash

Për herë të parë, ndaj Martinajt është regjistruar një procedim penal në vitin 2013.

21:23
Inside Story/ Ja ngjarja që ngjiti ne “fron” një “mbret” të ri kumari

Kjo është historia e një prej personazheve më me influencë në botën e errët në dekadën e fundit. Ervis Martinaj, njihet si prototipi i të ashtuquajturve biznesmenë që në fakt, biznesin kryesor kanë aktivitetet e krimit të organizuar.

21:17
Burri pret dënimin me vdekje për tentativën e trafikimit të heroinës në anus në Indonezi (fotot)

Një burrë Australian është arrestuar së arrestuar së fundmi në Indonezi megjithë tentativën e sofistikuar të trafikimit të drogave në fundzorrën e tij, të njohur shkencërisht si “anus”.

21:16
Kosovë-Qipro, çfarë rasti humbet Zeneli

Kosova pret sot në “Fadil Vokrri” Qipron, për vendin e dytë në renditjen e grupit 2 të Ligës C, në ndeshjen e gjashtë dhe të fundit.

21:00
Ballkani Perëndimor shembull në riatdhesimin e luftëtarëve të huaj të ISIS

Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja dhe Hercegovina janë vendet e vetme në Evropë që në mënyrë vullnetare kanë riatdhesuar luftëtarë të huaj të Shtetit Islamik, që ishin arrestuar nga forcat kurde në Siri.

20:50
Mbi 98.000 rusë kanë hyrë në Kazakistan prej thirrjes për mobilizim

Rreth 98.000 rusë kanë hyrë në Kazakistan këtë javë, prej kur presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë të ditur mobilizimin e pjesshëm të rezervistëve për të luftuar në Ukrainë, kanë thënë zyrtarët kazakë.

20:40
Fiks Fare/ “Plagosi dy vëllezër dhe bridhte i lirë”, prokuroria mbron autorin. Ri arrestohet pas interesimit të Fiksit

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës veprimet e Policisë dhe Prokurorisë së Sarandës, të cilat lejonin një person me precedentë të shumtë penalë të lëvizte i lirë në qytet.

20:27
Formacionet zyrtare/ Shqipëria me shumë ndryshime për sfidën ndaj Islandës

Shqipëria përballet me Islandën në sfidën e fundit në grupit në Ligën e Kombeve, aty ku do të kërkojë fitoren për të mbajtur gjallë shpresat për një rrugë drejt Europianit, pikërisht nëpërmjet këtij kompeticioni.

20:21
Aksident në aksin Elbasan-Tiranë, polici përplaset nga makina kur po shkonte në vendngjarje, arrestohet drejtuesja

Një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan-Tiranë, ku një efektiv policie është përplasur nga një mjet në ecje sapo zbriti nga makina.

20:15
Gjermania synon t’i mbajë aktive dy centrale bërthamore edhe më 2023

Gjermania ka shumë mundësi që të mbajë dy centrale bërthamore në funksion edhe në çerekun e parë të vitit 2023, ka thënë ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck.

20:02
Opera “Cavalleria Rusticana”/ Do vihet në skenë në teatrin e operës

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit prezanton produksionin e ri të “Cavalleria Rusticana” – opera me një akt e kompozuar nga Pietro Mascagni. Një opera rrëmbyese në çdo dinamikë, një historie dashurie, tradhëtie e hakmarrjeje. 

19:57
Mbledhja e Kryesisë së PS/ Drejtues të rinj në tre qarqe për fushatën e zgjedhjeve lokale

Kryesia e PS-së ka caktuar drejtues të rinj në tre qarqe për fushatën e zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.

19:50
Vjeshta erdhi me dy viroza/ Covid po tërhiqet! Mjekët thonë se ka shumë pak raste

Fillimi i shkollave dhe grumbullimi i tyre ka bërë që nëpër qendra shëndetësore të ketë fluks pacientësh të vegjël, pasi virozat përhapen shpejt nga njëri tek tjetri .

19:48
Mbyllja e kolegjit turk/ Rama: Nuk kam pasur presion nga Erdogan, nuk është mbyllje e natyrës politike

Kryeministri Rama ka komentuar ndër të tjera pas mbledhjes së Kryesisë ditën e sotme, edhe për mbylljen e kolegjit turk. 

19:42
Ndërtimet pa leje/ Rama: Jemi një me dhjetë në raport si ishim, shtesat do të përdoren për shërbime publike

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama është ndalur për një bashkëbisedim me gazetarët, të cilat e kanë pyetur mbi tematika të ndryshme aktuale në vend. 

19:24
Mbyllet mbledhja me Kryesinë e PS, Rama: Teoria që duhen ndaluar të gjitha investimet se kemi situatë krize është për të manipuluar njerëzit

Kryeministri Edi Rama tha për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PS-së tha se po ndërmerren masa që qytetarët të përballojnë krizën dhe inflacionin që ka prekur vendin dhe gjithë Evropën pas luftës në Ukrainë.

19:17
Të rinj rusë kërkojnë strehim në Mal të Zi

Në Rusi vazhdon mobilizimi i rezervistëve, ndërsa mijëra meshkuj në përpjekje për të shmangur rekrutimin, po ikin drejt aeroporteve dhe pikave kufitare tokësore. Ndërkaq disa turistë rusë në Mal të Zi kanë vendosur të mos kthehen më në Rusi, pasi nuk pajtohen me vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin.

19:05
Në kujdes të komunitetit/ Fëmijët e tre fshatrave në Fier, mësim në shkollën e rikonstruktuar nga ‘Bankers Petroleum’

Fëmijët e fshatrave Frashër, Verbas dhe Sheqishtë në qarkun e Fierit, e kanë nisur vitin e ri shkollor në mjedise të rikonstruktuara.

19:05
​Sllovakia jep “vizën” për hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Parlamenti sllovak ratifikoi sot hyrjen e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

18:57
Si do të dukeshin sot nëse do të ishin gjallë, figurat e dashura të publikut të ndara para kohe nga jeta (fotot)

Kjo është pamja që do të mund të kishin sot Princesha Diana, apo këngëtari Michael Jackson, sipas inteligjencës artificiale dhe artistit turk që ka sjellë gjithashtu pamje të fytyrave të gjalla të Freddy Mercury, John Lennon e Amy Whinehouse mes të tjerëve.

18:50
​Koronavirusi i ri i gjetur te lakuriqët e natës është rezistues ndaj vaksinave

Te lakuriqët e natës u zbulua një koronavirus i ri, i cili mund të shkaktojë probleme të reja. Ai mund të infektojë qelizat njerëzore dhe tashmë është në gjendje të anashkalojë mbrojtjen imune nga vaksinat kundër COVID.

18:40
PS nis fushatën/ Mblidhet Kryesia e Partisë Socialiste

Partia Socialiste mblodhi Kryesinë këtë të martë për të ndezur motorët e fushatës për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vitin 2023.

18:35
“Na lini të kërcejmë”/ Bora Zemani nuk e fsheh më, publikon foto me Donaldin

Moderatorja Bora Zemani, ka hedhur poshtë të gjithë “zërat” e fundit në lidhje me aktorin Donald Veshaj, duke publikuar një foto me të në ‘Instagram”, ku shkruan “Na lini të kërcejmë”.

18:29
Thirrja e Putinit për mobilizim largon rusët/ Rreth 66,000 hyjnë në vendet e BE-së në vetëm një javë

Rreth 66,000 qytetarë rusë kanë hynë në shtetet e BE-së gjatë javës së fundit, sipas agjencisë kufitare Frontex. 

18:17
Sara Hoxha na tregon pak nga provat për natën e parë të “Dancing with the Stars”

Sara Hoxha u njoh fillimisht në publik si partnerja e reperit shumë të njohur dhe të pëlqyer Ledri Vula.

18:12
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 79 qytetarë të infektuar dhe 115 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e Covid19 për 24 orët e fundit, ku pas 808 testimeve rezultuan pozitivë me koronavirus 79 qytetarë.

18:09
Ceremonia mortore e Shinzo Abe/ Japonia e ndarë në dy pjesë, nderime dhe protesta në të njëjtën kohë

Ditën e sotme është mbajtur ceremonia mortore e kryeministrit më jetëgjatë të Japonisë Shinzo Abe, por e gjithë situata e krijuar krijoi grupime me mendime të ndryshme midis qytetarëve.

18:06
Pas Arminës mund të kemi një dasmë në horizont nga Einxhel dhe Dagz?

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzëni të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja pak ditë më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

18:04
Kampioni botëror i shahut akuzon rivalin se bën me hile (fotot)

Kampioni botëror i shahut Magnus Carlsen ka akuzuar për herë të parë haptazi kundërshtarin e tij Hans Niemann për manipulim gjatë lojës.

18:04
Erdogan: Mesdheu është larë në gjak dhe lot

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka kritikuar ashpër Greqinë për trajtimin që po u bën refugjatëve në Mesdhe.

17:50
Krahu i djathtë i bandës së Tan Kateshit/ Administrata e burgut të Fierit nuk u kursye për ndihmë as për të dënuarin përjetë Taulant Balliun

Taulant Balliu, i dënuar përjetë për vrasje e krime të rënda si anëtar i bandës së Tan Kateshit në Elbasan, është ndër të favorizuarit e administratës së burgut të Fierit, e cila duket se nuk është kursyer me shtimin e ditëve të punës as për “Çiken”.

17:48
“Prioritetet e procesit të integrimit në BE”, Tabaku zbardh takimin me Kim: S’ka rrugë tjetër veç përmbushjes së kushteve për të sjellë ndryshimin

Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Jorida Tabaku ka zbardhur takimin me Ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim të mbajtur në Kryesinë e Kuvendit.

17:39
Mbrojtja e kafshëve të egra në Europë me ritme pozitive, shtohet ndjeshëm numri i tyre

Shumë lloje të kafshëve të egra po lulëzojnë në Evropë falë mbrojtjes dhe shpëtimit të tyre.

17:36
Veliaj në Pragë, takon kryebashkiakun e Kievit, Vitali Kliçko: Do vazhdojmë të jemi një nga mbështetësit e palëkundur të Ukrainës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një vizitë të tijën në Prage ka takuar kryebashkiakun e Kievit, Vitali Kliçko.

17:28
“Është një vrimë vërtetë e madhe”, rritet frika pas konstatimit të rrjedhjeve të gazit në tubacionet Nord Stream 

Frika për një dëmtim të qëllimshëm po rritet gjithnjë e më shumë pasi rrjedhje misterioze të gazit u konstatuan gjatë natës në tubacionet Nord Stream që administrohen nga Rusia.

17:25
Rënia e presionit në linjat e gazit rus në Gjermani mund të vijë nga sabotazhi – mediat (fotot)

Mediat në Berlin thonin sot se rënia e presionit në dy linja gazi natyror mes Rusisë e Gjermanisë nuk është një koinçidencë por një ‘sulm sabotazhi’ ose nga Ukraina ose nga Rusia, sipas të përditshmes ‘Tagesspiegel’.

17:25
Pagoi 80 mijë euro për atentatin ndaj aktorit Mishel Prela, punonjësit e burgut Fier i ulën 35 ditë nga dënimi Ervin Zallumit

Në dosjen e siguruar nga “Top Channel” për punonjësit e burgut të Fierit, bëhet me dije se të dënuarit Ervin Zallumi, iu ulën 35 ditë nga dënimi i plotë, me arsyetimin se kishte punuar në burg 234 ditë, kur faktikisht ai kishte punuar realisht vetëm 18 ditë.

17:17
Liverpooli gjen “formulën” për të mbërritur tek “ylli” i Dortmundit

Jude Bellingham është një nga talentët më premtues të futbollit botëror.

17:15
Referendumet e Rusisë: 98 për qind “duan” t’i bashkohen Kremlinit! Lufta hyn në një fazë të re rreziku

Gati 98% e votuesve i kanë thënë po bashkimit me Rusinë në katër zonat e pushtuara nga Moska të Ukrainës, raportuan mediat shtetërore ruse të martën, sipas rezultateve paraprake.

17:14
Rrjedhje gazi nga Nord Stream, autoriteti danez vendos zona ndalimi në Detin Balltik

Komanda Daneze e Mbrojtjes ka vendosur zona ndalimi rreth ishullit danez të Bornholm, pas njoftimeve për rrjedhje të gazit.

17:10
Nuk kemi foto nga Eni Koçi gjatë shtatzanisë së saj dhe për këtë ka një arsye!

Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë një ndër çiftet më simpatike të showbiz-it.

17:03
Rrëmbeu biznesmenin Halit Nazifi/ Si iu shtuan ditët e punës në burgun e Fierit Gentian Cakës që të kryente më shpejt dënimin

Detaje të reja janë bërë me dije nga dosja e penale e punonjësve të burgut të Fierit, e siguruar për “Top Channel” nga gazetarja Anila Hoxha.

17:00
‘Bankers Petroleum’ investon në shtimin e hapësirave të gjelbra në Fier

Banorët e lagjes Bishanakë në Fier kanë në dispozicionin e tyre një sipërfaqe të gjelbërt në sajë të investimit të kryer nga Bankers Petroleum Albania.

16:56
Barcelona “kërcënon” Brazilin: Kujdes me Raphinhan, kalendar sfilitës!

Kjo pauzë e kombëtareve rezultoi e mallkuar për Barcelonën që humbi shërbimet e Ronald Araujos i cili e pësoi më rëndë nga të gjithë dhe duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndërsa nga ana tjetër, problemet kanë edhe Jules Kounde, Memphis Depay e Frenkie de Jong.

16:54
Luan me tre te PSG, Luis Enrique nuk e grumbullon Ramos prej skemës

Nëse sezoni i kaluar mund të konsiderohej pa frikë si i çuar dëm, ky aktuali për Sergio Ramos ka nisur si protagonist.

16:53
Don Xhoni dhe Era Istrefi konfirmojnë bashkëpunimin në mënyrën më të bukur

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit.

16:50
Studimi: Vetmia mund të përshpejtojë plakjen më shumë se pirja e duhanit

Të qenit i vetmuar mund të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj psikologjik dhe të përshpejtojë procesin e plakjes së trupit.

16:45
Gjashtë tendenca të pasarelave të modës vjeshtë-dimër 2022 që të gjithë duhet t’i dinë

Me të gjitha shfaqjet, lançimet dhe publikimet, çdo sezon i javës së modës mund të ndihet si një ortek për të kaluar.

16:38
Refugjatja ukrainase braktiset nga i dashuri britanik që joshi të linte familjen, edhe pse i binte derës duke premtuar “dashuri” (fotot)

Mediat britanike raportonin me trishtim se refugjatja ukrainase e lidhur me babanë e dy fëmijëve që ndau nga gruaja, është braktisur dhe nga ky i fundit, i cili thërriti policinë kur ajo binte derës së shtëpisë duke thërritur: “Të dua Tony, të dua!”

16:36
Krahu i djathtë i Mile Çamit/ Torturoi mamanë e Lul Cakës, si u favorizua nga administrata e burgut të Fierit Bledar Yzeiri

Bledar Yzeriri, i dënuar për vrasje e makabritete në burgun e Fierit, ka përfituar nga administrata e burgut disa ditë pune, të cilat realisht nuk i kishte bërë.

16:17
Ambasadorja amerikane takim me Tabakun në Kryesinë e Kuvendit (Pamjet)

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar takim me kryetaren e Komisionit të Integrimit, Jorida Tabaku dhe nënkryetaren e këtij komisioni, Etilda Gjoni në kryesinë e Kuvendit këtë të martë.

16:15
Greqia: 61% e të huajve të rregullt në vend janë shqiptarë

Ministria greke për Migracionin dhe Azilin tha përmes një raporti mbi të huajt e ligjshëm në Greqi se shtetasit shqiptarë përbëjnë numrin më të madh të të huajve në vend.

16:12
Hetimet në burgun e Fierit/ Si u favorizua Bledar Qemalaj, i dënuar pasi ekzekutoi vrasësin e vëllait

Zbardhen detaje të reja nga dosja penale e punonjësve të burgut të Fierit, të cilët akuzohen për abuzim me detyrën, pasi kanë favorizuar të burgosur.

16:09
Pretendoi se fitoi 20 milionë dollarë, Mayweather sulmohet nga ish-“ylli” i UFC-së

Floyd Mayweather po mendon për përballjen e radhës të ekzibicionit, që do të zhvillohet më 13 nëntor kundër “youtuber’-it Deji, në Dubai.

16:00
Investim i ‘Bankers Petroleum’/ Nxënësit e shkollës “100 Vjetori i Pavarësisë” në Zhupan, mësim në kushte europiane

Shkolla 9-vjeçare “100 Vjetori i Pavarësisë” në fshatin Zhupan të Fierit, është një nga investimet e rëndësishme në komunitet të Bankers Petroleum Albania.

15:55
Shapkat me diamante dhe përqafim me ish të dashurën, Kanye West tërheq sërish vëmendje me veprimet e tij në Javën e Modës në Londër

Teksa vetëm një ditë më parë Kanye West tërhoqi vëmendjen e të gjithë publikut në rrjete sociale teksa postoi një thënie ku shprehej se e kuptonte se si ndiheshin britanikët pasi edhe ai ka humbur ‘mbretëreshën’ e tij. 

15:53
Pas ndarjes nga Pique, Spanja urdhëron këngëtaren kolumbiane Shakira të dalë në gjyq për evazion fiskal (fotot)

Një gjyqtar në Spanjë ka urdhëruar që këngëtarja e famshme Shakira të dalë në gjyq me akuza evazioni fiskal në rreth €14.5 milionë.

15:45
Dita e filmave në gjuhën shqipe, drejtori i TIFF tregon të veçantat e edicionit të 20-të

Tirana International Film festival po vijon në ditën e katërt të tij, duke shfaqur pranë Kinema Millenium, si dhe Liceut Artistik “Jordan Misja”, filmat që janë në konkurrim.

15:40
U dëmtua me “Tre Luanët”/ Lojtari mungon në derbin e Manchesterit, madje rrezikon “Katar 2022”

Problemi më i madh për klubet në ndeshjet e kombëtareve kanë qenë pa dyshim dëmtimet e shumta.

15:38
Shkollat speciale përfshihen në projektin 2.3 milionë euro

Në vendin tonë nisi që në muajin shkurt të këtij viti një projekt 3- vjeçar i financuar nga Bashkimi Europian për arsimin gjithëpërfshirës, që ka për qëllim përmirësimin e cilësisë dhe akses për të gjithë në arsimin parauniversitar në vendin tonë.

15:34
Thirrja e Vladimir Putin për mobilizim largon rusët, dyfishohet numri i personave që mbërrijnë çdo ditë në Gjeorgji

Numri i rusëve që mbërrijnë çdo ditë në Gjeorgji është pothuajse dyfishuar që kur presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm për luftën në Ukrainë.

15:34
Bilanci i turizmit/ Rama tregon projektet për shtimin e numrit të vizitorëve

Kryeministri Edi Rama i bëri një bilanc turizmit, duke e quajtur një sezon surprizues në aspektin e të ardhurave në ekonomi.

15:27
Deri në gusht, 5.6 milionë turistë! Vetëm në muajin gusht, Shqipërinë e vizituan 1.7 milionë persona

8-mujori i këtij vitit ka rezultuar mjaft pozitiv për turizmin që duket se ka rikuperuar goditjet e pandemisë.

15:23
Problemet nga moti i keq/ Rrëshqitje dheu në disa akse, shtëpi e shkolla të dëmtuara

Reshjet e dendura që vazhduan gjatë natës po shkaktojnë probleme në akse rrugore dhe në prurjet e lumenjve në veri dhe jug të vendit.

15:19
Gruaja e përlotur e Shinzo Abe mban hirin e tij në shërbimin funeral të kryeministrit më popullor të Japonisë (foto-galeri)

Japonia i dha sot lamtumirën kryeministrit që shërbeu më gjatë në vend Shinzo Abe, tre muaj pasi u vra papritur në një miting elektoral në Tokio.

15:14
Basha do të merret në pyetje për paratë ruse/ Dëshmitari i parë para grupit të auditit në PD

Ledina Mandija ishte produkt i eksperimentit politik Rama-Basha në vitin 2017, kur opozita u bë pjesë e qeverisjes, kohe për të cilën Lulzim Basha është vënë nën akuzë se ka marrë para 500 mijë dollarë nga Moska.

15:14
Shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook: Në sektorin e teknologjisë mungojnë gratë…

Shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook ka shprehur së fundmi se nuk ka ende mjaftueshëm gra në sektorin e teknologjisë në botë duke përfshirë edhe të tijën.

15:03
Goditet nga rrufeja rrjeti i energjisë elektrike në minierën e Trepçës, mbeten të bllokuar 123 punëtorë

Rrufeja ka goditur rrjetin e energjisë elektrike në minierën e Trepçës në Kosovë, për pasojë kanë mbetur të bllokuar 123 punëtorë.

15:00
Saga “Partizani” në SPAK  

Megjithëse padia për privatizimin e kompleksit “Partizani” ka dy vite në SPAK, duket se tani prokurorët po i japin ritëm hetimeve.

14:56
Zbulohet simboli që Mbreti Karl III do të përdorë në dokumentet shtetërore (Foto)

Simboli i mbretit Karl III është zbuluar, duke treguar një imazh që do të përdoret nga departamentet qeveritare, dokumentet shtetërore dhe kutitë postare.

14:51
Kërcënohet nga mafia marokene, talentit të madh holandez i djegin makinën luksoze

Mesfushori Mohamed Ihattaren, kartoni i të cilit i përket Juventusit, por aktualisht është i huazuar te Ajax, ka përjetuar një moment të vështirë.

14:42
Dubai i pasur, të varfrit marrin bukë falas nga makinetat!

Me rritjen e kostos së jetesës, Dubai ka nisur shpërndarjen e bukës falas për të varfrit. Emirati i pasur i Gjirit, i njohur dhe si vendi i i rrokaqiejve që ngrihen mbi shkretëtirë, e importon pothuajse të gjithë ushqimin e tij.

14:34
ALBtelecom & ONE drejt bashkimit/ Shqipëria, qendër strategjike për zgjerimin e 4iG në rajon

Intervistë me Robert Budafoki, Zëvendëspresident i 4iG International

14:34
Mbi 50 për qind palmave në botë, në rrezik zhdukjeje!

Më shumë se një mijë lloje palmash janë në rrezik të zhdukjes, sipas një studimi.

14:29
20 vjet në NBA, LeBron James gati të thyejë rekordin e legjendës

20 vjet në NBA. Ky është një nga aspektet më të ndritshme të trashëgimisë së LeBron James, i cili e fillon sezonin e tij të 20-të me një projekt të ri të Los Angeles Lakers dhe me mundësinë e për të thyer rekordin historik të Kareem Abdul-Jabbar për numrin total të pikëve në ligë.

14:24
Vijojnë sulmet ukrainase kundër ushtarëve rusë në lindje të Izium, çlirohen pjesërisht disa zona

Ushtria ukrainase po vazhdon sulmet e saj kundër forcave ruse në lindje të Izium, duke çliruar pjesërisht fshatin Pisky-Radkivski.

14:19
Peshkarexha e ankoruar në Portin e Durrësit fundoset në det (Pamje)

Një anije peshkimi u fundos mbrëmjen e kaluar në basenin e portit të peshkimit në Durrës.

14:08
Inaugurohet shkolla “Bashkim Fino”/ Veliaj: Gjithsej 40 godina të reja në Tiranë

Shkolla “Bashkim Fino”, pjesë e buqetës së 12 shkollave të reja që u hapën këtë vit shkollor në Tiranë, u përurua sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

14:04
”Mbuluat sulmin e hakerave”, ministri maqedonas mohon akuzat!

Ministria maqedonase e Bujqësisë e Maqedonisë e pranoi se në 12 shtator është sulmuar nga grupi i hakerave BlackByte, i njohur më parë për sulmin ndaj infrastrukturës dhe disa agjencive kryesore amerikane.

14:01
Apple njofton se do të nisë prodhimin e iPhone 14 në Indi

Së fundmi Apple ka pohuar se ka filluar të prodhojë modelin iPhone 14 në Indi.

13:59
Berisha njoftoi primaret për vendoret, a do të dalë Partia e Lirisë me kandidatë të përbashkët? Meta: Po, opozita duhet…

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se opozita duhet të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.

13:54
Vendosja e fashës së energjisë/ Meta: ERE të thirret në seancë dëgjimore urgjente

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkon një seancë dëgjimore në Kuvend me Entin Rregullator të Energjisë, që thotë se ka detyrimin të shpjegojë dhe arsyetojë vendosjen e fashës së energjisë, ku për çdo kilovat mbi 800 kWh, energjia do të kushtojë 4.4. herë më shumë.

13:48
Shqipëria Live/ Ka ikur gjashtë herë me gomone në Angli, i riu: Është shumë e vështirë në fillim

Shqiptarët po tentojnë të ikin drejt Anglisë, prej disa kohësh ata po përdorin gomonet për të arritur në destinacionin që duan.

13:47
Balla pret në takim ministrin malazez Marash Dukaj: Forcojmë bashkëpunimin, shqiptarët faktorë paqeje në rajon

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka pritur sot në takim ministrin për Administratën Publike në qeverinë e Malit të Zi, Marash Dukajn, i cili përfaqëson partinë “Alternativa Shqiptare”.

13:29
Prindërit protestojnë në oborrin e shkollës në Prishtinë, kërkojnë nisjen e mësimit

Këshilli i prindërve të shkollës fillore “Naim Frashëri” në Prishtinë ka mbajtur protestë para dyerve të shkollës duke kërkuar fillimin e mësimit për fëmijët e tyre.

13:27
Sanksione të reja kundër Rusisë? Vendet e Bashkimit Europian nuk gjejnë dot një gjuhë të përbashkët

Sanksione të reja kundër Rusisë? Si do të veprohet me dezertorët rusë? Vendet e Bashkimit Europian nuk gjejnë dot një gjuhë të përbashkët për të vepruar aktualisht kundër Rusisë.

13:23
Rëndohet bilanci/ Rritet numri i viktimave nga të shtënat në shkollën ruse

Numri i viktimave nga të shtënat në një shkollë në Rusi është rritur në 17, teksa në Republikën ruse të Udmurtias është shpallur ditë zie, në nderim të viktimave.

13:20
Pas videove virale, modelja e njohur Cara Delevingne shfaqet për herë të parë në publik

Së fundmi, modelja e njohur Cara Delevingne ka bërë daljen e saj të parë publike pas raportimeve se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

13:10
Nga situata ekonomike te kriza energjitike, Ibrahimaj zbardh takimin me misionin e FMN-së në Tiranë

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar nisi sot axhendën e takimeve në Tiranë, në kuadër të Artikullit 4.

13:06
U vra gjatë një fjalimi, i jepet lamtumira e fundit kryeministrit më jetëgjatë të Japonisë

Kryeministrit më jetëgjatë të Japonisë, Shinzo Abe i është dhënë lamtumira e fundit ditën e sotme, në një ceremoni me praninë e qytetarëve dhe personaliteteve.

13:00
Kukeli dhe Tramezzani zhgënjehen nga Balotelli, sulmuesi përgatit rikthimin në Itali

Mario Balotelli ndryshoi skuadër në verë teksa kaloi nga Adana Demirspor tek Sion në Zvicër.

12:52
Uragani Ian zbarkon në Kubë! “Dridhet” Florida, përgatitet për stuhinë!

Uragani Ian preku tokën në Kubën perëndimore orët e para të mëngjesit të sotëm me erëra që mbërrinin shpejtësinë 200 km në orë e duke përplasur mbi zonë shira të furishëm.

12:51
Analiza e misionit në Afganistan

Pse ka dështuar ndërtimi i shtetit të qëndrueshëm demokratik në Afganistan? Bundestagu gjerman po kërkon përgjigje dhe parashikon të japë rekomandime për misione të tjera.

12:43
Rrjedhje të gazit në tubacionet ruse nën Baltik, nisin hetimet

Suedia dhe Danimarka po hetojnë rrjedhje në dy gazsjellës rusë që kalojnë nën Detin Baltik dhe kompania që operon këto tubacione tha se këto rrjedhje janë “të paprecedentë”.

12:32
Formacioni i mundshëm në ndeshjen Shqipëri-Islandë, e fundit në Ligën e Kombeve

Në prag të ndeshjes së fundit të të Ligës së Kombeve dhe ndoshta të fundit të tij nën drejtimin e skuadrës KuqeZi, trajneri i përfaqësueses Edoardo Reja rikthehet në klasiken e tij 3-52 me një sërë ndryshimesh krahasuar me ndeshjen e pak ditëve më parë në Tel Aviv.

12:29
Tiranë/ Dhjetëra steka me cigare kontrabandë, arrestohet 37-vjeçari

Një 37-vjeçar është vënë në pranga, pasi iu gjetën dhjetëra steka me cigare të dyshuara kontrabandë.