Aksident në aksin Elbasan-Tiranë, polici përplaset nga makina kur po shkonte në vendngjarje, arrestohet drejtuesja

27/09/2022 20:21

Një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan-Tiranë, ku një efektiv policie është përplasur nga një mjet në ecje sapo zbriti nga makina.

Efektivi Ferdinand Bahja ishte nisur në një vendngjarje aksidenti, ku është përplasur nga mjeti. Ai ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia ka arrestuar drejtuesen e mjetit shtetasen S. V., 51 vjeçe, banuese në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.09.2022, rreth orës 19:15, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në fshatin Gracen, automjeti tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen S. V., 51 vjeçe, banuese në Tiranë, ka përplasur punonjësin e Policisë të qarkullimit rrugor të DVP Elbasan, shtetasin F. B., 53 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Punonjësi i Policisë ishte në krye të detyrës, pasi kishte shkuar për të trajtuar një aksident të ndodhur më parë, daljen e një automjeti nga rruga, në këtë aks.

Drejtuesja e automjetit, shtetasja S. V., është arrestuar në flagrancë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Top Channel