Mbyllja e kolegjit turk/ Rama: Nuk kam pasur presion nga Erdogan, nuk është mbyllje e natyrës politike

27/09/2022 19:48

Kryeministri Rama ka komentuar ndër të tjera pas mbledhjes së Kryesisë ditën e sotme, edhe për mbylljen e kolegjit turk. 

Ai tha se një gjë e tillë nuk është e ‘orkestruar’ absolutisht nga Erdogani dhe se ai nuk merr presione nga askush përveç se nga populli shqiptar, i cili e ka zgjedhur.

Rama tha se ky nuk është një “sulm politik” por një gjë që bie në kundërshtim me ligjin pasi aktiviteti është spostuar në një godinë tjetër pa marrë fare leje.

 

Rama: Nuk kam pasur presion nga Erdogan për mbylljen e kolegjit. Burimi tregon vazhdimisht përralla pas vendimmarrjeve. Qëllimet janë ato që unë tregoj. Merrni dhe shihni dokumentacionin. Po të ishte një mbyllje e natyrës politike pse duhet të merreshim ne me një kolegj vajzash, kur ka shumë godina të tjera? Këtë mund ta verifikoni shumë thjeshtë. I është hequr licenca edhe shumë godinave të tjera, përse nuk keni bërë zhurmë për raste të tjera. Aktiviteti është spostuar në një godinë tjetër pa marrë fare leje. Mua nuk më bën presion askush, asnjë lloj politikani i asnjë shteti sepse unë jam kryeministri që më kanë zgjedhur shqiptarët e jo amerikanët, turqit italianët apo të tjerë.

Top Channel