Krahu i djathtë i Mile Çamit/ Torturoi mamanë e Lul Cakës, si u favorizua nga administrata e burgut të Fierit Bledar Yzeiri

27/09/2022 16:36

Bledar Yzeriri, i dënuar për vrasje e makabritete në burgun e Fierit, ka përfituar nga administrata e burgut disa ditë pune, të cilat realisht nuk i kishte bërë.

Për çdo muaj Yzeiri ka përfituar nga 26 ditë pune, të cilat do të ndikonin ën uljen e dënimit, por pas konstatimit se i dënuari realisht nuk kishte kryer asnjë ditë pune, dënimi nuk i ndryshoi.

Personat përgjegjës që nuk kanë verifikuar frekuentimin e punës nga të dënuarit janë Përgjegjësi i Sektorit të Burimeve Njerëzore Ilir Nathanaili, Albi Rrezhda, Dorjan Nukaj, Përgjegjësi i Sektorit të Cështjeve Shoqërore, Denisa Filco, Eris Isufaj, Përgjegjësi i Sektorit Ligjorë Jezerca Krasniqi, Gerald Nonaj, Ervis Alliaj Shefi i Policisë Mina Velo, Bashkim Meci Përgjegjësi i Sektorit Shendetsorë Arbëri Gjermeni, Enflor Hoxha. Këta persona aktualisht ndodhen në arrest shtëpia.

Në dosjen penale  të dënuarit Bledar Yzeiri, ka rezultuar se;

Për këtë të dënuar nga ana jonë janë verifikuar 104 ditë pune në IEVP Fier, të shënuara në kartelat e punës, për periudhën muajit Dhjetor 2017, Janar 2018, Nëntor, Dhjetor 2019 dhe Janar 2020.

Nga këqyrja në regjistrin e hyrje daljeve nr.860 prot datë 11.01.2017, i cili fillon me datën 27.03.2017 dhe përfundon me datë 16.12.2017; në regjistrin e hyrje daljeve nr.1184 prot datë 15.12.2017, i cili fillon me datën 16.12.2017 dhe përfundon me datë 04.03.2019; në regjistrin e hyrje daljeve nr.38 prot datë 15.02.2019, i cili fillon me datën 04.03.2019 dhe përfundon me datë 27.09.2020 dhe rezulton se i dënuari Bledar Yzeiri, nuk ka dalë në punë e konvertuar në ulje dënimi 0 ditë konkretisht;

Për muajn Dhjetor 2017, Janar 2018, Nentor, Dhjetor 2019, Janar 2020 nuk ka dalë për punë dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë për çdo muaj.

Referuar Urdhërit nr.2259, datë 18.03.2008 të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve “Mbi punësimin e të dënuarve në burgje dhe paraburgime”. Komisioni i Punësimit i burgosurve ka në përbërje shefat e sektorit ligjor, social, shëndetësisë dhe sigurisë, të cilët ndjekin në dinamikë frekuentimin e procesit të punësimit nga i burgosuri.

Personat përgjegjës që nuk kanë verifikuar frekuentimin e punës nga të dënuarit janë Përgjegjësi i Sektorit të Burimeve Njerëzore Ilir Nathanaili, Albi Rrezhda, Dorjan Nukaj, Përgjegjësi i Sektorit të Cështjeve Shoqërore, Denisa Filco, Eris Isufaj, Përgjegjësi i Sektorit Ligjorë Jezerca Krasniqi, Gerald Nonaj, Ervis Alliaj Shefi i Policisë Mina Velo, Bashkim Meci Përgjegjësi i Sektorit Shendetsorë Arbëri Gjermeni, Enflor Hoxha.

Personat përgjgjës të cilët kanë nënshkruar kartelat e punës janë, evidencieri Ervis Alliaj, Gerald Nonaj dhe Dhe miratuar nga Drejtori i IEVP, Elidon Kurti.

Si rezultat i falsifikimit të ditëve të punës nga IEVP Fier në kundërshtim me kriteret e saj i dënuari ka përfituar rreth 15.6 ditë ulje dënimi, nga veprime haptazi të kundra ligjshme kur realisht duhej të përfitonte 0 ditë ulje dënimi nga puna.

Arben Yzeiri është i dënuar për torturimin dhe masakrimin e nënës së të fortit të Lushnjës, Lulzim Caka në korrik të 1999 në Fier si dhe për vrasjen e Neki dhe Idriz Calës në dhjetor të 1997 në Lushnjë.

Top Channel