Si do të dukeshin sot nëse do të ishin gjallë, figurat e dashura të publikut të ndara para kohe nga jeta (fotot)

27/09/2022 18:57

Kjo është pamja që do të mund të kishin sot Princesha Diana, apo këngëtari Michael Jackson, sipas inteligjencës artificiale dhe artistit turk që ka sjellë gjithashtu pamje të fytyrave të gjalla të Freddy Mercury, John Lennon e Amy Whinehouse mes të tjerëve.

A mund të imagjinoni sesi do të dukeshin sot figurat tuaja të preferuara publike, të ndara parakohe në të shkuarën?
Si do të ishin plakur ata?

Me pak fantazi dhe me ndihmën e fuqisë kompjuterike kjo mund të arrihet, të paktën sipas artistit turk Alper Yesiltas, që ka imagjinuar disa nga emrat më të njohur që janë ndarë fatkeqësisht nga jeta.

Projekti i Yesiltas bazuar në inteligjencën artificiale (AI) titullohet “Sikur të mos kishte ndodhur asgjë”.

Ai thotë: “Qëllimi kryesor i projektit është si do të dukeshin ata njerëz nëse ato ngjarje famëkeqe nuk do t’u kishin ndodhur, mirëpres vërejtjet dhe sugjerimet tuaja”.
Përdoruesit e internetit ishin mjaft të impresionuar nga kreativiteti i Alper duke komentuar me superlativa, secili për personazhin e preferuar që nuk është më.

FOTO GALERI
1/8
Michael Jackson

Top Channel