‘Bankers Petroleum’ investon në shtimin e hapësirave të gjelbra në Fier

27/09/2022 17:00

Banorët e lagjes Bishanakë në Fier kanë në dispozicionin e tyre një sipërfaqe të gjelbërt në sajë të investimit të kryer nga Bankers Petroleum Albania.

Sipërfaqja e gjelbëruar pranë ETC shërben si mjedis çlodhës sidomos për fëmijët dhe qytetarët e moshës së tretë.

Shtimi i hapësirave të gjelbra në këtë zonë përputhet edhe me strategjinë e zhvillimit të qytetit. Përmes këtij projekti të financuar nga Bankers Petroleum Albania, kjo zonë e qytetit është shndërruar në një mundësi argëtimi për qytetarët e Fierit.

Bankers Petroleum Albania, ne kujdesemi pёr komunitetin!

Top Channel