Rrufeja ka goditur rrjetin e energjisë elektrike në minierën e Trepçës në Kosovë, për pasojë kanë mbetur të bllokuar 123 punëtorë.

Gani Osmani, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës ka deklaruar se të gjithë punëtorët të turnit të parë janë nxjerrë nga miniera.

Sipas tij janë 123 punëtorët kanë nisur punën në orën shtatë të mëngjesit dhe probleme me energjinë elektrike ka pasur që nga ora 11:00.

Pastaj në orën 15:00 kur duhej të ndërronin turnet  ka pasur problematika dhe për më shumë se një orë kanë qëndruar të bllokuar në minierë.

Mungesa e energjisë elektrike sipas Osmanit ka ndikuar që edhe ajri të jetë më i rënduar, por gjendja shëndetësore e punëtorëve është e mirë.

Në një lidhje telefonike kryetari është pyetur nga gazetarja e e Top Channel, nëse minatorëve do tu bëhen kontrolle të detajuara.

Ai është përgjigjur se kontrolle shëndetësore shtesë nuk u bëhet, pasi ata veç punojnë, nuk u ofrohet asgjë.

Ndërkohë shtoi se një kontroll mjekësor i paracaktuar më herët do të bëhet së shpejti.

Top Channel