Ledina Mandija ishte produkt i eksperimentit politik Rama-Basha në vitin 2017, kur opozita u bë pjesë e qeverisjes, kohe për të cilën Lulzim Basha është vënë nën akuzë se ka marrë para 500 mijë dollarë nga Moska.

Pesë vite më pas, ish/zëvendës kryeministrja teknike, Ledina Mandija, e cila u ftua nga Basha për të garantuar zgjedhjet, tashmë është thirrur  nga Berisha për t’i hetuar ato.

“Akuzat ndaj PD-së që lobimi në PD është bërë përmes parave ruse është shumë e rëndë. Unë nuk paragjykoj askënd, unë besoj në proces të rregullt ligjor, ka hetime që janë bërë dhe raportime nga Departamenti Amerikan të Shtetit dhe të gjitha këto janë shqetësuese”, thotë Mandija.

Grupi i auditit  parashikon të mbledhë prova, prova të cilat Berisha beson  se Basha i ka shkatërruar para se te largohet nga drejtimi i partisë. Por hetimi parashikon te shtrihet përtej katër mureve të partisë, ndërsa dëshmitari i parë qe do të thirret është Basha.

“Mënyra sesi merren provat do jenë në kuadër të një procesi te rregullt ligjor, kuptohet do të përdoren të gjitha burimet e ligjshme. Do të jenë akte zyrtare, që do të çohen në të gjitha institucionet, qoftë shqiptare apo institucione të huaja apo persona fizikë dhe juridikë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Në rolin e dëshmitarit do të thirren personat që kanë qenë të implikuar dhe kanë pasur dijeni në lidhje me këtë histori. E gjithë personat përfshire edhe zoti Basha“, thotë ajo.

Hetimi i brendshëm duket  se fillimisht synon të diskreditojë Lulzim Bashën para demokratëve. Nëse akuzat do të faktohen, vendimmarrja për dërgimin e raportit në dyert e drejtësisë do i takojë organeve të larta drejtuese të partisë.

“Sa i takon për hetimeve nga prokuroria dhe SPAK do jenë në vijim. Në përfundim të raportit, vendimmarrja i takon Këshillit Kombëtar, ndërkohë SPAK është organi i akuzës që në momentin që vihet në dijeni edhe te dokumenteve apo i favor duhet te kryeje procesin e vet hetimor”.

 

Top Channel