Pretendoi se fitoi 20 milionë dollarë, Mayweather sulmohet nga ish-“ylli” i UFC-së

27/09/2022 16:09

Floyd Mayweather po mendon për përballjen e radhës të ekzibicionit, që do të zhvillohet më 13 nëntor kundër “youtuber’-it Deji, në Dubai.

“Floyd pretendon se mori 20 milionë dollarë për këtë ndeshje. Për atë që bëri në Japoni, ai mori 8 milionë dollarë,” – thotë “ylli” në pension i UFC-së, Chael Sonnen, në kanalin e tij në YouTube, i cili ka 1 milion abonentë.

Sonnen shkoi më tej në denoncimin e tij ndaj “Money”: “Kam detyrimin gazetaresk t’ju ​​informoj se në fakt janë 8 milionë dollarë dhe po e teproni. I dhanë 8 milionë dhe e bënë të lexojë skenarin. Nuk kishte për t’u stërvitur, sepse skenari ishte në anën e tij.”

Mayweather e bëri të qartë pas duelit të fundit se nuk ka në plan t’i kthehet boksit profesionist. Ai do të ngjitet në ring vetëm në raste duelesh ekzibicioni./ Super Sport

Top Channel