Fillimi i shkollave dhe grumbullimi i tyre ka bërë që nëpër qendra shëndetësore të ketë fluks pacientësh të vegjël, pasi virozat përhapen shpejt nga njëri tek tjetri .

Mbi 100 fëmijë paraqiten në ditë tek mjeku pediatër për konsultë.

“E para shfaqet me dhimbje fyti mund të ketë ose jo temperaturë të lartë. Ndërsa e dyta nis me bark, të vjella, por është më e paktë. Mjekët i këshillojnë prindërit që në rastet e temperaturës të mos panikohen por të konsultohen me ta në lidhje me mjekimin që duhet të marrin në të dyja rastet”, tha Valbona Shahini, mjeke pediatre në Qendrën Shëndetësore nr. 2.

Kur i pyet për rastet me covid mjekët përgjigjen të çliruar tanimë duke shpresuar se i erdhi fundi.

“Jo nuk kemi raste, dalin negativ. Mund të jetë vetëm një rast në javë”, tha mjekja.

Në mënyrë që fëmijët të mos mungojnë në shkollë mjekët këshillojnë prindërit që t’i orientojnë fëmijët drejt ushqimeve të shëndetshme si fruta e perime të cilat ndikojnë në rritjen e imunitetit.

Top Channel