Në kujdes të komunitetit/ Fëmijët e tre fshatrave në Fier, mësim në shkollën e rikonstruktuar nga ‘Bankers Petroleum’

27/09/2022 19:05

Fëmijët e fshatrave Frashër, Verbas dhe Sheqishtë në qarkun e Fierit, e kanë nisur vitin e ri shkollor në mjedise të rikonstruktuara.

Mbi 200 nxënësit e shkollës 9 vjeçare “Koli Dimo” tashmë do të mësojnë në kushte shumë të mira dhe të sigurta falë angazhimit te kompanisë naftënxjerrëse, Bankers Petroleum Albania.

Mjediset e kësaj shkolle, çatia, fasada si dhe të gjitha dyert e dritaret iu nënshtruan rehabilitimit, një investim prej 100 mijë dollarësh i Bankers Petroleum Albania.

Kjo është shkolla e pestë në Qarkun e Fierit ku Bankers ka investuar. Fokusi i kompanisë mbeten brezat e rinj dhe për këtë një pjesë e madhe e investimeve kanë shkuar për institucionet arsimore.

Bankers Petroleum Albania, ne kujdesemi pёr komunitetin!

 

Top Channel