Burri pret dënimin me vdekje për tentativën e trafikimit të heroinës në anus në Indonezi (fotot)

27/09/2022 21:17

Një burrë Australian është arrestuar së arrestuar së fundmi në Indonezi megjithë tentativën e sofistikuar të trafikimit të drogave në fundzorrën e tij, të njohur shkencërisht si “anus”.

Më 6 shtator, instruktori i drejtimit të makinës Jeff Welton – u arrestua në aeroportin e Denpasar në ishullin turistik të Bali teksa vinte nga Vietnami.

51-vjeçari akuzohet se po udhëtonte me një sasi heroine të fshehur në anusin e tij, por pas kapjes përballet me akuzat e zotërimit dhe trafikimit të drogave.

Huynh mund të marrë dënimin me vdekje për 8.09 gramë heroinë të fshehur brenda një kondomi në anusin e tij.

Dënimi maksimal në vend parashikohet për trafikimin e vetëm pesë gramë drogave sipas nenit 112, të kushtetutës radikale të vendit me shumicë muslimane.

Huynh i cili jeton në Perth, por ka lindur në Hong Kong, ka qytetari të dyfishtë britanike e australiane.

Arrestimi i Huynh u konfirmua dje nga kreu i narkotikëve në Bali, Gede Sugianya Dëi Putra, për rrjetin News Corp Australia.

Por avokati i Huynh, Edëard Pangkahila, tha se Huynh vuan nga varësia e drogave prej 15 vjetësh.

Ai tha për rrjetin 9News: “Ai është i varur prej saj. Kishte futur tetë gramë në trup që e mori nga Vietnami per në Indonezi, dhe testimet e lëngjeve trupore e nxorrën atë pozitiv për heroinë”.

Nëse Pangkahila arrin të provojë se Huynh nuk është një trafikant, ai mund të shpëtojë vetëm me një dënim me gjobë dhe rehabilitim, dhe asnjë ditë burg, thonë mediat.

FOTO GALERI
1/3
Një burrë Australian është arrestuar së arrestuar së fundmi në Indonezi megjithë tentativën e sofistikuar të trafikimit të drogave në fundzorrë

Top Channel