20 vjet në NBA, LeBron James gati të thyejë rekordin e legjendës

27/09/2022 14:29

20 vjet në NBA. Ky është një nga aspektet më të ndritshme të trashëgimisë së LeBron James, i cili e fillon sezonin e tij të 20-të me një projekt të ri të Los Angeles Lakers dhe me mundësinë e për të thyer rekordin historik të Kareem Abdul-Jabbar për numrin total të pikëve në ligë.

“Sa herë që emri im përmendet mes të mëdhenjve, si Wilt Chamberlain, Michael Jordan, Kareem Abdul-Jabbar apo të tjerë, është vlerësim i madh”, shtoi ai. Abdul-Jabbar, me 38 387 pikë në sezonin e rregullt, është pikëshënuesi më i mirë në historinë e NBA-së, ndërsa LeBron shfaqet në vendin e dytë me 37 062 pikë, kështu që këtë sezon ai mund të thyejë rekordin e legjendës.

Super Sport shkruan se vitin e kaluar, LeBron u bë shënuesi më i mirë në historinë e NBA-së nëse shtohen pikët e fituara në sezonin e rregullt me ​​ato të ndeshjeve play-off, por rekordi zyrtar i NBA-së nuk merr parasysh pikët në play-off.

Pavarësisht rekordit, LeBron, i cili do të mbushë 38 vjeç në dhjetor, do të jetë sërish lideri i Lakers, që do të përpiqen të harrojnë dështimin të vitit të kaluar.

Top Channel