Berisha njoftoi primaret për vendoret, a do të dalë Partia e Lirisë me kandidatë të përbashkët? Meta: Po, opozita duhet…

27/09/2022 13:59

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se opozita duhet të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.

Ai tha se do të ishte më mirë me sa më shumë kandidatë, por sipas tij, opozita nuk është në kushtet normale demokratike dhe e ka të nevojshme koordinimin. Ish-presidenti tha se partia e tij është e interesuar vetëm për fitoren e opozitës.

“Opozita duhet të dalë me kandidat të përbashkët. Duhet të paraqitet më e bashkuar sepse nuk jemi në kushte normale, demokrate. Opozitës nuk i lejohet as të mos vonohet, as të mos koordinohet. Duhet në interes të gjithë qytetarëve shqiptarë. Partia e Lirisë është e interesuar vetëm për fitoren e opozitës”- tha Ilir Meta.

I pyetur nga gazetarët gjatë një konference për shtyp, Meta shprehet besimplotë se Partia e Lirisë do të arrijë rezultate të mira në zgjedhjet për kryetarë bashkisë dhe komunash.

“Kemi ambicie shumë të forta për zgjedhjet që afrojnë. Shqipëria do të ndahet nga regjimi njëpartiak dhe dhe i paligjshëm.
Ka ambiciet e saj për rezultate në nivele bashkie dhe komunash, jemi të hapur për të bashkëpunuar me PD, në mënyrë që të mbështetemi te kandidatët më të mirë. Është më e mira për situatën sepse jemi në kushtet e një shteti mafioz”.

Berisha paralajmëroi se do të niste puna për realizimin e primareve për zgjedhjet vendore, por u shty pasi u kërkua më shumë kohë nga anëtarët me argumentin se duhet më shumë kohë të studiojnë dokumentin.

Top Channel