E mërkurë, 25 Maj 2022
17:05
Rusia rrit kufirin e moshës për shërbimin ushtarak

Dhoma e ulët e parlamentit rus, Duma e Shtetit, ka miratuar të mërkurën një projekt-ligj që do të rrisë kufirin e epërm të moshës për rekrutët ushtarakë që shërbejnë në ushtrinë ruse në bazë kontraktuale.

16:56
Veliaj dhe kryebashkiaku i Rotterdamit apel tifozëve: Të shijojmë atmosferën dhe të respektojmë qytetin

Pak orë para finales së madhe në “Air Albania”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim kryetarin e Bashkisë së Rotterdamit, Ahmed Aboutaleb. Dy kryebashkiakët vlerësuan atmosferën festive të krijuar në kryeqytet dhe u bënë thirrje tifozerive që të respektojnë qytetin dhe autoritetet vendore.

16:56
“Dikur “i nderuari Edi Rama”, sot “Edi””, analiza e REL: Si është raporti mes kryeministrit shqiptar dhe Presidentit Vuçiç

Dikur ka qenë “i nderuari Edi Rama”, sot është “Edi” – kështu janë zhvilluar ndër vite marrëdhëniet ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

16:51
Lufta në Ukrainë/ Përse është Zaporizhzhia tani në shënjestër?

Sulme të shumta me raketa janë zhvilluar ditën e sotme në qytetin jugor të Zaporizhzhia, duke shënuar kështu sulmin më të madh të ndodhur deri më tani në qytet, ku të paktën një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur.

16:50
Doktoreshës së kthyer në modele i ndalohet udhëtimi prej postimeve erotike (fotot)

Modelja dhe ish-doktoresha Nang Mwe San ka dënuar zyrën e pasaportave duke e quajtur të padrejtë refuzimin e kthimit të dokumentit të saj duke e ndaluar të udhëtojë.

16:47
10 përftimet shëndetësore nga konsumi i ujit, menjëherë pas zgjimit në mëngjes

Përfitimet e ujit të pijshëm janë të shumta. Sipas ekspertëve, ky lëng jetik duhet të konsumohet rregullisht gjatë gjithë ditës për të ndihmuar trupin të funksionojë siç duhet.

16:42
Finalja e Conference League, rreth 20 mijë pasagjerë kanë mbërritur nga aeroporti i Rinasit

Rreth 20 mijë pasagjerë kanë mbërritur në Shqipëri nga aeroporti i Rinasit.

16:34
Flet trajneri nënkampion bote: Shpresoj të përsëritet historia ime me Feyenoordin

Në Tiranë, për finalen e Conference League ndodhet edhe trajneri holandez që ka drejtuar Feyenoordit dhe përfaqësuesen e tulipanëve Bert van Marwijk.

16:31
Studimi: Rritet numri i miliarderëve dhe pabarazia ekonomike

Miliarderët e botës e kanë rritur pasurinë e tyre me triliona dollarë, që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, ndërsa vendet më të varfëra po luftojnë me rritjen e çmimeve të mallrave dhe rritjen e borxhit. Këto janë gjetjet e një studimi të sapo publikuar nga organizata bamirëse Oxfam.

16:31
Formacionet e mundshme Roma-Feyenoord/ Gëzohet Mourinho, ylli i skuadrës kalon dëmtimin

Roma-Feyenoord do të përballen mbrëmjen e sotme në orën 21:00 në finalen e parë të Conference League.

16:25
Kronologji e zymtë e sulmeve masive në Shtetet e Bashkuara

Sulmi i së martës në një shkollë në Teksas që la pas vetes 19 nxënës të vrarë, është i fundit në një varg sulmesh masive në Shtetet e Bashkuara.

16:25
Covid19/ MSH: 46 qytetarë të infektuar dhe 24 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e Covid19 për 24 orët e fundit ku pas 690 testimeve kanë rezultuar të infektuar me Covid19 46 qyetarë dhe fatmirësisht nuk ka pasur asnjë humbje jete në 24 orët e fundit.

16:24
Foto/ Pas trazirave të mbrëmjes së djeshme, tifozët e Romës dhe Feyenoord bëjnë paqe! Pozojnë bashkë

Pas një mbrëmjeje të lodhshme dhe kaotike, tifozët e Romës dhe Feyenoord duket se kanë rënë në qetësi për momentin edhe pse për pak orë është moment i tyre i shumëpritur.

16:24
Rama nderon komandantin e NATO-s, Wolters: Kombin tuaj  rritet ditë pas dite

Kryeministri Edi Rama nderoi komandantin e NATO-s, Tod Daniel Wolters me medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”.

16:23
Mediat italiane ngrenë alarmin: Grekë dhe turq janë infiltruar mes tifozëve të Romës, duan trazira

Mbrëmjen e sotme në orën 21:00 në “Air Albania” do të luhet finalja e Conference League, mes Romës dhe Feyenoord, e cila është e para finale europiane që zhvillohet në vendin tonë dhe do të transmetohet ekskluzivisht falas për abonentët e Digitalb në “Super Sport 2”.

16:20
Koreja e Veriut kryen testime të reja të raketave

Koreja e Veriut ka lëshuar një breshëri raketash në orët e para të së mërkurës, përfshirë edhe një raketë të dyshuar balistike ndërkontinentale. Lëshimi i raketave ndodhi disa orë pasi presidenti amerikane, Joe Biden, u largua nga Azia pas një vizite në këtë kontinent.

16:19
Nxënësi tmerrohet kur gjen pumën e fshehur në tualetin e shkollës që i klith kërcënueshëm (Video)

Një djalë nëntë vjeçar tregon se pa ‘tmerrin e jetës së tij’ kur gjeti një luan mali të egërsuar në tualetin e shkollës.

16:16
Finalja/ 2600 efektivë në terren, policia me plan masash në tre nivele, FNSH e RENEA në gatishmëri

Zyrtarisht Policia e Shtetit thotë se ka atashuar 2600 forca policore duke kërkuar dhe duke thirrur për ndihmë edhe efektivë të forcave të ndërhyrjes së shpejtë në rrethe por edhe të patrullave dhe të forcave shqiponja në rrethe.

16:15
Moldavia insiston për anëtarësim të plotë në BE

Kryeministrja e Moldavisë, Natalia Gavrilita, mirëpriti lëvizjet për të rritur bashkëpunimin me Bashkimin Evropian, por tha se nisma të tilla nuk mund të zëvendësojnë procesin për anëtarësim në bllok.

16:08
Aksion pastrimi në lumin Ishëm

Pastrimi i bregdetit nga mbetjet angazhon dhe forcat e ushtrisë në këtë fillim sezoni.

15:59
Rama i dorëzon medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike” komandantit të NATO-s: Shqiptarët janë pro-amerikanë

Në një ceremoni të organizuar në kryeministri, kreu i qeverisë, Edi Rama i dorëzoi medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, Komandantit të Komandës Operacionale të NATO-s, Gjeneral, Tod Daniel Ëolters.

15:47
Nga Roma në Marseille, shkatërrimet që lanë pas tifozët e Feyenoord!

Roma ende nuk e ka harruar dhunën e tifozëve të Feynoordit që tronditi kryeqytetin Italian në 2015-tën.

15:47
Dhjetë kriminelë dhe një grua e pafajshme vriten gjatë bastisjes së policisë në favelën e varfër braziliane (fotot)

Një aksion tragjik i policisë së Brazilit në një zonë të varfër urbane në Rio favela ka lënë dje 11 njerëz të vdekur, njoftuan autoritetet braziliane.

15:32
Exclusive/ Totti në Tiranë! Legjenda verdhekuq: Nuk është hera e parë, kam ardhur fshehurazi

Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka dhënë sot një intervistë ekskluzive me gazetarin e sportit, Endi Tufa.

15:23
Putin bën ministër emergjencash bodyguard-in personal, pas rënies misterioze nga lartësia të pararendësit (fotot)

Presidenti rus Vladimir Putin ka ngritur në detyrë ish-bodyguard-in e tij duke e bërë minister emergjencash të Kremlinit, disa muaj pasi pararendësi i tij ra drejt vdekjes në mënyrë misterioze nga një ujëvarë.

15:12
Kriza/ Guvernatori i Bankës së Shqipërisë: Kemi objektiv kryesor stabilitetin financiar dhe atë të çmimeve

Guvernatori Gent Sejko siguron se Banka e Shqipërisë ka si objektiv kryesor stabilitetin e çmimeve të ndjekur nga stabiliteti financiar.

15:04
Liderët e Ballkanit zotohen për forcim të bashkëpunimit rajonal

Liderët e Ballkanit Perëndimor gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, konfirmuan se duan të forcojnë bashkëpunimin dypalësh, veçmas me Malin e Zi.
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, po merr pjesë për herë të parë në takimet e Davosit si kryeministër i vendit. Ai po ashtu ka zhvilluar edhe takime të ndara me të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor.

14:57
Ambulanca në zonën e holandezëve, qytetari merr ndihmë mjekësore

Teksa holandezët vazhdojnë festën në zonën e dedikuar për ta në Pedonale, një qytetar ka kërkuar ndihmë mjekësore.

14:51
Holandezët sfidojnë temperaturat përvëluese, pinë birra, kërcejnë e këndojnë në Tiranë

Temperaturat kanë arritur në 32 gradë në kryeqytet, por tifozët holandezë kjo nuk i pengon aspak.

14:19
Fotoja iu bë meme, tifozi i Feyenoord e rikrijon pas 20 vitesh, por nuk vjen në Tiranë!

Në mbrëmjen e 8 majit 2002, në qytetin plot zhurmë të Roterdamit, një goditje e shkëlqyer e Pierre van Hooijdonk e ndihmoi Feyenoord-in të mundte kampionin gjerman Borussia e Dortmundit në një finale të paharrueshme të Kupës UEFA.

14:18
Finalja/ Nga siguria në stadium te aktivizimi i biletave, ja si do të hyjnë tifozët në “Air Albania”

Stadium duket se do të jetë zona më e sigurt sonte në Tiranë, pasi janë marrë të gjitha masat për futjen e tifozëve që kanë bileta në stadium dhe ndarjen në tribuna.

14:12
Mori ryshfet, Moldavia burgos ish presidentin: Korrupsion e tradhti ndaj vendit!

Ish presidenti pro-rus i Moldavisë, Igor Dodon, është prangosur në Kishinau nën dyshimin për tradhti të lartë.

14:12
“Do të ishte përrallë nëse fiton”, Legjenda e Feyenoord ka një mesazh edhe për tifozët e Milanit

Një tjetër legjendë e Feyenoordit në Tiranë për finalen e Conference League.

14:09
Me sytë nga finalja/ Statistikat, si erdhën Roma e Feyenoord në Conference League

Kjo është hera e tretë për Romën në një finale të madhe evropiane, pas humbjes kundër Liverpool në Kupën e Kampionëve në ‘83-‘84 dhe pas Kupës UEFA-s të humbur kundër Inter në 1990-91.

13:57
Amfiteatri i italianëve, tifozeria e Romës pa bileta do ndjekë ndeshjen te liqeni

Tifozeria e Romës, e cila nuk ka bileta për ta ndjekur finale e madhe të Conference League ne “Air Albania”, do e ndjekë ndeshjen te Liqeni.

13:49
Daullet bien për holandezët në Pedonale, festa e çmendur e tifozëve të Feyenoord-it

Tifozët e Feyenoord-it nuk e kanë ndaluar festën në Pedonalen e kryeqytetit, që prej ditës së djeshme kur u mblodhën në zonën e dedikuar për ta.

13:49
Ka fituar titullin e fundit të Feyenoordit në Eredivisie, Dirk Kuyt: Ja kush mund ta vendosë finalen

Tifozët shqiptarë të futbollit më shumë e kujtojnë për përvojën e tij në krye të Liverpoolit, në Premier League, por Dirk Kuyt ka luajtur në dy periudhë të ndryshme edhe për Feyenoordin e Roterdamit.

13:39
Familja shqiptare ‘guxon’ me flamurin e Romës mes tifozëve të Feyenoord, por festa nuk ndalet

Ndonëse një ditë më parë shkaktuar trazira, duke u përplasur me forcat e policisë, mesdita e kësaj të mërkure i ka gjetur më të qete tifozët holandezë, të cilët ndodhen në Tiranë në kuadër të ndeshjes finale të Conference League, mes Feyenoord dhe Romës. Festën nuk ua prishi as ngritja e flamurit të ekipit kundërshtar, […]

13:35
Raporton nga “kampi” i holandezëve, gazetarja: Ka qenë momenti më i vështirë, ishin të papërmbajtshëm

Gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo, e cila raporton nga “kampi” i tifozëve të Feyenoordit në Pedonale, ka treguar se mbrëmja e djeshme ishte e vështirë për të, pasi holandezët ishin të papërmbajtshëm.

13:28
800 të ftuar VIP në finalen e Conference League, Rama konfirmon pjesëmarrjen

800 të ftuar VIP të UEFA-s, rreth orës 20:00 do të hyjnë nga pjesa ballore e stadiumit “Air Albania”, ku gjithçka është gati për t’i mirëpritur, për të ndjekur ndeshjen finale të UEFA Conference League.

13:25
Gara për kryetarët e degëve, PS shtyn deri më 31 maj afatin për kandidatët, ja arsyeja

Partia Socialiste ka vendosur që të shtyjë deri më 31 Maj afatin e aplikimeve dhe të propozimeve për 61 kryetarët e partisë në 61 bashkitë e vendit.

13:10
Qindra tifozë holandezë futen në Shqipëri përmes Muriqanit dhe Hanit të Hotit: Do e fitojmë finalen me rezultatin 3-1

Mbi 100 tifozë, kryesisht holandezë janë futur në Shqipëri për të ndjekur finalen Roma – Feynoord, përmes pikave te kalimit kufitar të Muriqanit dhe Hanit të Hotit.

13:08
Shuma marramendëse që Dolce & Gabbana ka fituar nga dasma e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker!

Dyshja e njohur, Kourtney Kardashian dhe Travis Barker e zhvilluan dasmën e tyre në Portofino dhe fustanin e nusërisë të yllit televiziv e krijoi “Dolce & Gabbana”. Ai ishte mjaft i bukur, por detaji që ka tërhequr më shumë vëmendjen gjendej në vellon madhështore të 43 vjeçares. Ajo paraqeste një përshkrim të Shën Marisë, bazuar edhe në tatuazhin që Barker ka në kokë.

13:04
Atletë ukrainas për Elbasanin/ Garojnë në kampionatin e 84-të të Atletikës

Për herë të parë këta atletë mbajtën lart flamurin e një vendi që nuk ishte Ukraina. Si asnjëherë nuk e kishin menduar ata garuan për një qytet shqiptar.

13:03
Emma Thompson zbulon se pse nuk ka luajtur kurrë skena intime në filma!

Së fundmi, aktorja e njohur Emma Thompson ka folur për komentet ofenduese ndaj trupit të saj. Fituesja e Oscars, tregoi se regjisorët meshkuj i kishin thënë shpesh asaj se nuk kishte trupin e duhur për skenat e seksit. Emma foli për ‘The Times’ për filmin e saj të ri ‘Good Luck to You, Leo Grande’ teksa u shpreh se:

12:55
Dessers vs Abraham, sfida e goleadorëve në finalen Tiranës

Dessers apo Abraham? Një sfidë brenda sfidës mes dy golashënuesve më të mirë të Conference League. Sulmuesi i Feyenoordit ka shënuar 10 gola deri në gysmëfinale, i Romës vetëm një më pak (9). Dita e madhe ka ardhur. Feyenoordi dhe Roma janë gati për të ndezur “Arenën Kombëtare” në Tiranë me synimin e final ngritjen e trofeut në përfundim të edicionit të parë të këtij kompeticioni.

12:47
Mes Sanatoriumit dhe Traumës, tifozët e Feyenoord dhe Romës do ndahen edhe në spitale

Mbrëmjen e sotme në orën 21:00 në Shqipëri do të luhet finalja e parë europiane, ajo e Conference League mes Romës dhe Feyenoord, që do të zhvillohet në “Air Albania”.

12:38
Lufta në Ukrainë, Hungaria në alarm- shpallet gjendja e rrezikut!

Frika e luftës ka përfshirë dhe Hungarinë, që shpalli “gjendjen e rrezikut” për shkak të agresionit rus në Ukrainën fqinje.

12:23
Veliaj pret drejtorin ekzekutiv të Romës, Berardi: Mirënjohës për nismat komunitare të Roma Cares, të dyja tifozeritë të sillen me fairplay

Pak orë para finales së sotme të UEFA Conference League, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u takua me Drejtorin Ekzekutiv të Romës, Pietro Berardi, me të cilin bisedoi për një sërë nismash komunitare, që ekipi Italian po zhvillon me fëmijët në qendra sociale dhe terrene sportive.

12:19
UEFA Conference League, sa para do të çojë në shtëpi skuadra fituese

Roma dhe Feyenoord-i do të përpiqen sot në “Air Albania”, të marrin një trofe pas shumë vitesh.

12:09
“Është mundësi e shkëlqyer”, Vuçiç fton Abazoviç t’i bashkohet takimit të “Ballkanit të hapur”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ftoi kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, që t’i bashkohet një takimi të nismës rajonale, “Ballkani i Hapur”, që do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

12:08
”Gjendja në Donbas tejet e vështirë”, Zelensky: I përgjuam telefonatat, ata e dinë se…

Gjendja në Donbas është jashtëzakonisht e vështirë, deklaroi presidenti  ukrainas, Volodymyr Zelensky, sipas të cilit e gjithë fuqia e ushtrisë ruse është përqendruar tek sulmi në lindje të Ukrainës.

12:04
Finalja e Conference League, Cana: Shqipëria është vend shumë i sigurtë

Ambasadori i Conference League, Lorik Cana ka thënë se Shqipëria është një vend shumë i sigurt dhe mikpritës.

12:02
Arrestohet Ismail Morina në Kukës, kishte urdhër-arresti për armëmbajtje pa leje

Superfansi i Kombëtares Shqiptare i cili mbahet mend për dronin në mes të Beogradit është arrestuar paraditen e së mërkurës në Kukës, sipas burimeve të uniformave blu.

11:53
FOTO/ Finalja e Conference League, rrugët ku sot do lejohet lëvizja në Tiranë

Këtë të mërkurë, sot, Tirana do të presë finalen e parë europiane, atë të Conference League, mes Romës dhe Feyenoord.

11:44
Finalja me Feyenoordin, Capello i beson Mourinhos: Është garanci, mjeshtër i këtyre situatave

Fabio Capello, trajneri i fundit që e ka shpallur kampione Romën në Serinë A, duke folur për finalen e Conference League, vlerësoi punën që po bën Mourinho në stolin e verdhekuqve.

11:37
”Polici shqiptar nxori armën”, mediat italiane jehonë dhunës në Tiranë

Mediat në Itali e Holandë i kanë bërë menjëherë jehonë përplasjeve të dhunshme të një nate më parë mes tifozërive të tyre në Tiranë.

11:32
Është përmirësuar marrëdhënia me Yuri Kim, kush e bëri hapin i pari? Ja si përgjigjet Presidenti Meta

Në përfundim të konferencës “Forumi i Lirisë Ballkanike” me temë “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan”, Presidenti Ilir Meta u pyet për marrëdhëniet me ambasadoren amerikane Yuri Kim, me të cilën sot shtrëngoi duart në takim.

11:31
Kush do ta pasojë? Meta për zgjedhjen e Presidentit: Parlamenti i di detyrimet e tij, do vazhdoj punën me përkushtim deri në 24 korrik

Ilir Meta do të lirojë karrigen e Presidentit në 24 korrik, ndërkohë që kuvendi nuk ka ende asnjë emër për Presidentin e ri të Republikës.

11:26
”E tallnin se ishte i varfër”, kush ishte i riu që vrau 19 fëmijë në SHBA!

Autori i masakrës më të fundit në një shkollë të SHBA-së që trondit vendin e mbarë botën, është identifikuar si Salvador Ramos.

11:24
Finalja e Conference League në Tiranë/ Reja: Roma do të ndjehet në shtëpi

Roma rikthehet në një finale europiane pas 31 vitesh, ndërsa Feyenoord pas 20 vitesh.

11:19
Përleshjet në Tiranë/ Tifozët e dhunshëm të përgatitur mirë, çfarë u gjeti policia? Sekuestrohen thika, leva, doreza hekuri…

Tifozët e dhunshëm të Romës dhe Feyenoord-it që u përleshën me njëri-tjetrin natën e kaluar në rrugët e Tiranës duket se ishin të përgatitur për dhunë pasi kishin me vete thika, doreza hekuri dhe mjete të tjera.

11:04
Soros: Ukraina, fillimi i Luftës së Tretë! Civilizimi ynë mund të mos mbijetojë!

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia rrezikon të jetë “fillimi i luftës së tretë botërore” që mund të sjellë fundin e civilizimit tonë, paralajmëroi filantropi veteran dhe ish-financieri George Soros, i cituar nga The Guardian.

11:03
Meta e Yuri Kim në Forumin Ballkanik për trafikimin e qenieve njerëzore: Viktimat të mos trajtohen vetëm si burim provash

 “Forumi i Lirisë Ballkanike” me temë “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan”, bëri bashkë sot në një takim Presidentin e Republikës Ilir Meta si edhe ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

10:56
Finalja e Conference League, blindohet Tirana! Ja çfarë po ndodh në qendër

Finalja e madhe e Conference League e cila do të zhvillohet sonte në stadiumin “Air Albania” ka blinduar kryeqytetin.

10:51
“U përdorën shkopinj, gurë e shishe qelqi”, zv/drejtori i Policisë së Shtetit flet për trazirat mes tifozëve: U plagosën 19 policë, njëri prej tyre me thikë

Pak orë nga ndeshja finale e Conference League, zv/drejtori i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj komentoi trazirat e një ditë më parë, mes tifozëve italianë e holandezë.

10:43
“Trendi i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan”/ Kim: Shqipëria ka ndërmarrë hapa për kapjen e trafikantëve, por ka ende punë

Shqipëria ka shtuar punën për identifikimin e dhe kapjen e trafikantëve të qenieve njerëzore, shprehet ambasadorja amerikane Yuri Kim.

10:35
Roma-Feyenoord ora 21:00, historia shkruhet në “Air Albania”

538 ditë pas përzgjedhjes së kryeqytetit shqiptar për organizimin e finales së Ligës së Konferencës, Stadiumi Air Albania bëhet gati për të mirëpritur pikërisht takimin përcaktues ndërmjet Romës dhe Fejënordit, duel që do të kurorëzojë pra klubin e parë fitues në historinë e kompeticionit më të ri kontinental, në rang klubesh, UEFA Europa Conference League.

10:33
Dëshmi të reja të represionit brutal ndaj ujgurëve në Kinë

Fotografitë nga kampet qeveritare të riedukimit dhe dokumente të tjera dëshmojnë për internimin e ujgurëve në Kinën veriperëndimore. Nga dokumente sekrete shihet se ujgurët atje keqtrajtohen në mënyrë brutale.

10:30
Finalja/ “Shmangni qendrën dhe zonën rreth stadiumit”, Ambasada amerikane në Tiranë apelon qytetarët e saj

Një ditë pas trazirave të tifozëve në Tiranë, ambasada amerikane ka njoftuar qytetarët të bëjnë kujdes, ndërsa në kryeqytet luhet sot finalja e Conference League

10:26
Tifozët italianë komentojnë trazirat në Tiranë: Janë normale, është pjesë e lojës

Mijëra tifozë të Romës kanë mbërritur sot në portin e Durrës për të ndjekur në mbrëmje skuadrën e tyre të zemrës, që luan përballë Feyenoord, në ndeshjen finale të UEFA Conference League.

10:15
Mourinho flet për mediet holandeze: Finale pa favoritë, respekt për Feyenoordin

Foli gjatë në konferencën për shtypin një ditë para ndeshjes, duke prekur shumë tema, megjithatë Jose Mourinho ka dhënë një intervistë veçmas edhe për kanalin holandez të ESPN-së.

10:09
Nga Totti e De Rossi tek ish-presidentja e trofeut të fundit, VIP-at verdhekuq në “Air Albania”

Asnjë romanist nuk dëshiron të humbasë takimin me historinë. Sonte Roma do të luajë një finale europiane të munguar prej 31 vitesh. Do të jenë rreth 20 mijë tifozë në impiantin “Arena Kombëtare”, Tiranë, pjesa më e madhe mbështetës verdhekuq.

10:03
Trazirat në Tiranë/ “Sporti është sport”, tifozi italian në Durrës: Uroj ta çojmë kupën në shtëpi, kemi 31 vite që e presim

Kemi ardhur për të festuar jo për të bërë rrëmujë, por sporti është sport. Kështu shprehet një prej tifozëve italianë, në portin e Durrësit.

09:59
Duka: Sot jemi kryeqyteti europian i futbollit, fola për projekte frymëzuese

Gjatë mbrëmjes së djeshme në pritjen përpara finales së Conference League, që do të luhet mbrëmjen e sotme në orën 21:00 në “Air Albania” mes Romës dhe Feyenoord, ku morën pjesë personalitet të futbollit vendas e ndërkombëtar si dhe personalitet të politikës dhe artit në vendin tonë, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, theksoi se në këto moment jemi kryeqyteti europian.

09:59
Tragetet me tifozët e Romës mbërrijnë në Durrës, nis festa në rrugët e qytetit

Mijëra tifozë të Romës po mbërrijnë edhe sot në portin e Durrës për të ndjekur në mbrëmje skuadrën e tyre të zemrës, që luan përballë Feyenoord, në ndeshjen finale të UEFA Conference League.

09:47
Finalja e Conference League/ Mediat italiane, thirrje Mourinho-s: Shpëto Italinë!

Dita e së vërtetës erdhi, sot në orën 21:00 “Air Albania” do të presë finalen e parë të Conference League, atë mes Romës dhe Feyenoord.

09:36
Zelensky: Situata në Donbas është jashtëzakonisht e vështirë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se situata në Donbas është “jashtëzakonisht e vështirë”, teksa Rusia ka intensifikuar sulmin në lindje të Ukrainës.

09:23
Finalja, Veliaj takohet me Presidentin e UEFAs Ceferin: Një mik dhe promovues i madh i Tiranës

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Čeferin, i cili prej ditës së djeshme ndodhet në Tiranë për të ndjekur finalen e Konferencë Ligës, zhvilloi një takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

09:19
Aktivizimi titullar i Mkhytarian, dilema e vetme e Mourinhos për formacionin

Është dita e finales së Conference League, Roma-Feyenoord. Pritshmëritë në kampin e Romës janë të lartë, madje edhe kompanitë e basteve favorizojnë skuadrën e Mourinhos në këtë përplasje historike në “Air Albania”.

09:15
Pak para finales, Rama nxjerr videon e “Air Albania”: Kemi bërë një nga stadiumet më të bukur të Europës, ishte kalbësirë urbane!

Në prag të ndeshjes, kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje para dhe pas rindërtimit të “Air Albania Stadium”.

08:55
Tre muaj pas fillimit të sulmit, Rusia e mbërthyer në luftë me Ukrainën

Pasi Rusia sulmoi Ukrainën më 24 shkurt, ajo shpresonte ta pushtonte fqinjin e saj në një operacion të shpejtë që do të zgjaste disa ditë ose pak javë. Shumë analistë perëndimorë parashikonin të njëjtin skenar.

08:45
Tifozët holandezë urinojnë në autobusin e Romës, media italiane nxjerr videon

Tifozët holandezë, të cilët kanë mbërritur  në Tiranë prej ditës së djeshme për të pritur finalen e madhe të Conference League, kanë shkaktuar shumë trazira në kryeqytet.

08:34
Digjet gjatë natës apartamenti në Shkodër, një e moshuar në gjendje të rëndë

Gjatë orëve të natës një apartament në zonën e njohur si  kryqëzimi i  “Ish Degës së Brendshme” në Shkodër është përfshirë nga flakët.

08:28
Tronditet SHBA! Të shtëna me armë zjarri në një shkollë fillore në Teksas, vdesin 19 fëmijë dhe dy të rritur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë fillore në Teksasin jugor ku kanë mbetur të vdekur 19 fëmijë dhe 2 të rritur.

08:17
Kthyen rrugët e Tiranës në “fushëbetejë”, 80 huliganë kthehen mbrapsht në Itali

Policia kthen me traget në Itali tifozët e dhunshëm.

08:14
Veliaj mirëpret në Tiranë kryebashkiakun e Roterdamit, thirrje tifozëve të dy skuadrave: Festoni në paqe, në respekt të qytetit

Kryebashkiaku i Roterdamit Ahmed Aboutaleb ka mbërritur në Tiranë për finalen mes Romës dhe Feynoord që do të mbahet sot në Air Albania.

08:12
Temperaturat arrijnë deri në 33 gradë! Mësoni parashikimin e motit për këtë të mërkurë

Këtë të mërkurë do të vijojë ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme në Shqipëri duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë gjate paradites por orët e pasdites dhe në vijim sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër territor ku më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor, megjithatë nuk priten reshje.

00:24
‘Luftë’ huliganësh në Tiranë/ 12 efektivë në spital, shoqërohen 60 tifozë

Tifozët holandezë dhe italianë të grupuar në zona të ndryshme të Tiranës janë përplasur me policinë në mënyrë të dhunshme para finales së Conference League.

00:17
Përplasja në Tiranë/ Në spital 20 të plagosur, mes tyre 12 policë

Tifozët holandezë dhe italianë të grupuar në zona të ndryshme të Tiranës janë përplasur me policinë në mënyrë të dhunshme. Deri tani kanë shkuar për ndihmë mjeksore të lënduar me shishe, gurë e shkopinj, 12 punonjes policie të patrullës së përgjithshme dhe shqiponjave, ndërsa 60 tifozë janë shoqëruar. Gjithashtu një tifoz holandez dhe tre italianë janë […]

E martë, 24 Maj 2022
23:48
Vijojnë trazirat në kryeqytet/ Pasi shkatërrojnë makinën e policisë, tifozët përfundojnë në party

Tifozët holandezë duket se nuk dinë të ndalen, emocionet e ndeshjes i kanë shprehur në disa forma të cilat nuk janë dhe aq paqësore.

23:31
SHBA-ja i jep Shqipërisë 17 milionë dollarë për ushtrinë

Shtetet e Bashkuara së fundmi kanë dhënë 17 milionë dollarë për të fuqizuar kapacitetet e ushtrisë e Shqipërisë, tha shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneral Bajram Begaj.

23:08
Sërf mbi dallgën 26.2 metra, gjermani Sebastian Steudtner arrin rekord botëror

Sërfisti gjerman Sebastian Steudtner ka vendosur një rekord botëror Guinness për dallgën më të madhe ku ka bërë sërf.

23:05
Lija e Majmunëve/ Moderna nis testimin për vaksinën

Kompania Moderna ka nisur testimin për vaksina të mundshme kundër lisë së majmunëve ndërsa sëmundja përhapet në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë.

23:01
Delet dhe dhitë, “arma” e re kundër zjarreve në Barcelonë

Duket si një pamje nga një fshat i largët, ku delet dhe dhitë kullosin qetësisht ndërsa një bari ruan. Por jo, ky në fakt është parku më i madh publik i Barcelonës, jo një fshat.

22:58
NATO stërvitje në Mesdhe: Askush s’do guxonte të na sulmonte

Me dhjetëra avionë luftarakë u ngritën nga një aeroplanmbajtëse amerikane, pjesë e një stërvitjeje të planifikuar prej kohësh të NATO-s në Mesdhe për të treguar fuqinë ushtarake të aleancës, ndërsa Rusia vazhdon luftë në Ukrainë.

22:54
Navalny qëndron në burg, sulmon Putin për luftën: Do jetë disfatë historike

Kundërshtari i njohur i presidentit rus Vladimir Putin, Alexei Navalny,humbi apelin kundër një dënimi me nëntë vjet burg, por nuk mungoi një sulm i ashpër kundër shefit të Kremlinit për luftën në Ukrainë.

22:53
Trazirat në qytet para ndeshjes, Policia thirrje lokaleve të mbyllen në orën 23:00

Policia e Tiranës i ka bërë thirrje të gjithë bizneseve mbrëmjen e sotme të mbyllin aktivitetin e tyre para orës 23:00.

22:51
Me tavolina e karrige kokës/ Momenti i sherrit mes tifozëve holandezë, mbeti i plagosur shqiptari

Momentet e sherrit mes tifozëve holandezë është publikuar. Ata janë zënë me grushte e karrige në qendër të Tiranës.

22:46
Si të mbroheni prej alergjisë nga dielli/ Përse duhet të merren masa

Me ngrohjen e motit, njerëzit shpenzojnë kohë duke qëndruar në natyrë, por shumë syresh ankohen për alergjinë nga dielli.