Që prej vitit 2003 kur u shemb diga mbrojtëse, banorët e fshatit Mnelë e Madhe në bashkinë e Vaut te Dejës janë të pambrojtur nga vërshimi i lumit Gjadër.

Thuajse çdo vit, për shkak të prurjeve të mëdha, lumi del nga shtrati dhe kalon përtej argjinaturave duke iu drejtuar fshatit Mnelë e Madhe, duke rrezikuar jetën e mbi 500 banorëve.

Përmes një shkrese zyrtare drejtuar banorëve, vërshimi i lumit Gjadër, duke dëmtuar banesat dhe tokat bujqësore të mbjella me ullinj, e pranon zyrtarisht edhe bashkia e Vaut të Dejës, e cila thotë se e ka të pamundur që të investojë vetë, por kërkon ndihmën e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për ndërtimin e kësaj dige.

Top Channel