Ministrja Ibrahimaj ka folur gjatë konferencës së sotme edhe për amnistinë fiskale për të cilën tha se është një proces që ka nisur me kohë dhe është mbështetur nga e gjithë popullata.

Ibrahimaj tha se nuk do të ketë legalizim të çdo lloj burimi, pasi ndërtimet e paligjshme nuk do të legalizohen.

“E gjithë popullata u shpreh se ishte pro amnistisë fiskale dhe penale me qëllim legalizimin e të ardhurave të emigrantëve, ky ligj vepron brenda kufijve të Shqipërisë dhe do të aplikohet për qytetarët shqiptarë. Sa I përket nëse do të legalizojë çdo burim, nuk mund të ketë legalizime të një ndërtimi të paligjshme. Ka filluar si proces shumë kohë përpara se të merreshin nismat ligjore. Sa i përket normave të interesit, rritja e tyre sot nuk reflektohet po sot në normat e kreditimit në vend. Rritja e normave do të ketë një efekt në kreditim apo në kreditë e bizneseve apo individëve.”-tha Ibrahimaj.

Top Channel