Huggy wuggy është kthyer në lojën më të famshme në internet për të vegjëlit. Edhe pse e frikshme, të miturit kanë krijuar varësi prej saj.

“E di sa të tremb. Se të ndjek kështu. Sidomos kur e luan natën, të ngrin zemra”, thotë një fëmijë.

I pyetur se pse e luan, ai përgjigjet: “Se është fiksuese…”

Për Huggy-n, personazhin kryesor të lojës të ngjyrosur me blu, me buzë të kuqe e dhëmbë të mëdhenj të mprehtë, ka edhe këngë që të fton në përqafim deri në vdekje, ndërsa ka nisur shitja e tij në dyqane lodrash, e rezulton si kukulla më e preferuar nga fëmijët në të gjithë botën, pavarësisht pamjes së frikshme. Një shqetësim botëror. Aplikacioni të paralajmëron që është një eksperiencë horror ku përmban dhunë dhe gjak, mirëpo jo të gjithë prindërit janë në dijeni për përmbajtjen e lojës.

“E kishte qejf edhe e ka parë në YouTube gjithë verën. Kur dëgjuam çfarë ishte morëm masa. Ja ndaluam ta shihte, edhe I hodhëm lodrën. Se në plazh kur ishim e kishin të gjithë fëmijët dhe më thoshte mami e dua dhe unë, e dua…”, tregon një prind.

Nga një vëzhgim i thjeshtë nëpër shkolla, vihet re se fëmijët jo vetëm luajnë me HUGGY WAGGY por edhe janë bërë fansa të personazhit që luan rolin e një monstre. (efekt djali i veshur me bluzën ) Punonjësit e shërbimit psikosocial tregojnë se ky është fenomeni më i ri I përhapur te arsimi bazë. Ata këshillojnë që prindërit duhet  të shtojnë vigjilencën për të parë se si dhe me çfarë e shpenzojnë kohën fëmijët e tyre para telefonit dhe jo çdo dëshirë e tyre duhet plotësuar, kur është e rrezikshme dhe e dëmshme për ta.

“Epoka e teknologjisë këto disavantazhe na ka sjell. Duhet të mundohemi të jemi ne të parët të informuar për fenomene të ndryshme si dhe për rastin e Huggy. Po të lexojnë për të është vërtet një histori horror. Normalisht përdorimi i diçkaje të frikshme i bën fëmijët më të ndjeshëm, më të frikësuar ndaj njerëzve që ju afrohen, mund të vuajnë dhe nga makthe të pagjumësisë. Pra, ka element emocionalë në të cilat fëmija preket”, thotë Arjola Manreka, punonjëse e shërbimit psiko-social.

Top Channel