Amber Heard është parë në Spanjë e shoqëruar nga e dashura dhe vajza e saj megjithëse dukeshin shumë të qeta e duke pushuar në Palma de Mallorca.

Realiteti është se ana financiare e yllit të “Aquaman” është e tmerrshme dhe tani ka disa raportime që tregojnë se ajo u detyrohet më shumë para avokatëve të saj se sa Johnny Depp, pasi humbi gjyqin kundër tij.

Pas vendimit të jurisë, Heard i detyrohet Depp pak më shumë se 10 milionë dollarë dhe sipas raportimeve të fundit, aktorja u detyrohet avokatëve të saj më shumë para. Për shkak se ajo nuk ka para të mjaftueshme për të paguar ish-bashkëshortin, ajo kërkoi rigjykim.

Pasi gjykatësi vendosi që Amber Heard duhet t’i paguajë Johnny Depp 10.2 milionë dollarë, tani u zbulua se aktorja i detyrohet rreth 15 milionë dollarë avokatëve të saj. Aktorja ka miliona borxhe ndaj ish-përfaqësuesve të saj ligjorë, por edhe ndaj disa kompanive të sigurimit, si ‘Tarvelers Commercial Insurance Company’ dhe ‘New York Marine General Insurance Company’.

Këto kompani dyshohet se kanë ndërhyrë në padinë që ajo ka pasur ndaj Johnny Depp, por në këtë moment nuk pranojnë të paguajnë shpenzimet e aktores. David L. Axelrod dhe Jay Ward Brown shërbyen si avokatë të Heard në padinë e Depp, ashtu si edhe ekipi i Kirk Pasich. Për momentin dihet se aktorja ka nxjerrë në shitje një pronë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe kështu nuk do të mbulonte as një pjesë minimale të të dyja borxheve.

Gjyqi i famshëm i aktorëve Johnny Depp dhe Amber Heard, i cili përfshinte dëshmi të bujshme, duke përfshirë akuzat për xhelozi ndaj aktorit James Franco, është kthyer në një film vetëm katër muaj pas vendimit final. Një ‘trailer’ për “Hot Take: The Depp/Heard Trial” u publikua së fundmi me Mark Hapka dhe Megan Davis në rolet kryesore. Në pamjet e para u shfaqën Davis si Heard dhe Hapka në portretizimin e Depp ulur në sallën e gjyqit.

Top Channel