E mërkurë, 08 Qershor 2022
11:34
“Ballkani i Hapur mundësi për rajonin”, Varhelyi në Ohër: Mund të përshpejtojë integrimin në BE

Për komisionerin për Zgjerim i BE, Oliver Varhelyi “Ballkani i Hapur” është një mundësi e mirë për rajonin. Në fjalën e tij në Ohër, Varhelyi tha se e sheh këtë nismë si një mundësi të mirë për përshpejtimin e rrugës drejt integrimit në BE.

11:33
Rithemelimi në Apel/ Gjykata rihedh shortin, ja gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen

Ndryshimet në Gjykatës e Apelit kanë bërë që të ndryshojë dhe gjykatësja që do të shqyrtojë çështjen e përplasjes mes palëve brenda Partisë Demokratike.

11:25
Mirë me Kim Kardashian, por nuk i eci as me sozinë e saj/ Kanye West i jep fund romancës me Chaney Jones

Reperi i njohur Kanye West dhe e dashura e tij, Chaney Jones, i kanë dhënë fund romancës. Çifti dyshohet se i dhanë fund pas pushimeve në Tokio. Ndarja erdhi menjëherë pasi një burim i afërt me West i tha ‘Page Six’ se marrëdhënia e tyre u bë e paqëndrueshme pasi u kthyen në shtëpi nga Tokio në maj.

11:16
“Open Balkan”, Abazoviç në Ohër: Mbështesim çdo nismë që çon drejt progresit. (Ftesa për Kurtin)

Ndonëse se sqaroi pozicionin e tij para nisjes për në Ohër, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha se qeveria e tij mbështet çdo nismë që premton dhe të çon drejt progresit.

11:08
Escobar shpreh mbështetjen për “Ballkanin e Hapur”: E rëndësishme të mbetet një projekt ekonomik, kam disa propozime…

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor është i pranishëm virtualisht në samitin e “Ballkanit të Hapur” që po mbahet sot në Ohër.

11:05
“Me yjet në dyshim”/ Në Izrael shpresojnë te mungesat e Brojës dhe Uzunit

Pas barazimit në Islandë me rezultatin 1-1, Shqipëria tashmë ka kthyer vëmendjen nga ndeshja e radhës në Nations League. Kuqezinjtë të cilat janë pjesë Grupit 2 në Ligën B, presin më datë 10 qershor në stadiumin Air Albania, Izraelin. Një ndeshje për t’u fituar duke qenë se objektivi kryesor i të besuarve të trajnerit Edy Reja është vendi i parë në grupin përkatës.

10:56
“Europianë jemi vetë nuk na bën BE’, Rama për integrimin: S’do shpenzojmë më për krushqit, nëse do pranohemi, shkojmë me rrobat e rastit

Rama: Dy fjalë për këtë dasmën e radhës. Sa herë afrohet Kwshilli Europian përgatitemi për dasmë. Nëse do ndodhë do shkojmë me rrobat e rastit, nuk do shpenzojmë për banketin në pritje për krushqit, e na ngelet nusja në derë. Po kwtw herw na mbetet dhwndi, dy metra si zdap i gjatw. Dhe në këtë […]

10:49
Bale e ftojnë të bashkohet me ish-klubin e Grezdës: Kemi fusha golfi, do ta shijosh

Tashmë nuk është më një sekret që Gareth Bale është një fans i madh i sportit të golfit. Madje, në vitet e fundit, uellsiani ka qenë duke praktikuar më shumë golfin se futbollin duke qenë se te Real Madrid ka pasur impenjime minimale.

10:46
“E dimë që mes Kosovës dhe Serbisë ka konflikt”/ Rama: Me “Open Balkan”, të shkojmë drejt së ardhmes, pa i mbyllur sytë nga problemet

Kryeministri Edi Rama e cilëson “Ballkanin e Hapur” si nismën që do ta ndihmojë rajonin të zhvillohet, por “pa harruar të shkuarën”.

10:45
I sëmurë në fushë? Talentit të Anglisë i “shterojnë” energjitë

Anglia ia doli të evitonte humbjen ndaj Gjermanisë në Nations League teksa një gol në minutat e fundit me penallti nga Harry Kane, vulosi shifrat në 1-1. Një nga lojtarët që shkëlqeu në radhët e britanikëve ishte edhe talenti Jude Bellingham.

10:35
Merkel: Lufta e Rusisë në Ukrainë, tragjedi e madhe

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se ajo ishte përpjekur shumë për të parandaluar që situata në Ukrainë të shndërrohej në një konflikt të plotë.

10:32
“Ballkani i Hapur s’ndalet”, mesazhet e Vuçiç nga Ohri: Të gjithë të mirëseardhur! Takimi i radhës në Beograd, Prishtina e mirëpritur

Nga Ohri, në takimin e radhës të “Open Balkan”, presidenti I Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se kjo nismë nuk do të ndalet dhe marrëdhëniet mes vendeve në Ballkan duhet të përparojnë. Vuçiç propozoi që takimi i radhës të mbahet në Beograd, ndërsa ftoi edhe Prishtinën të marrë pjesë.

10:30
“Ballkani i Hapur”/ Kryeministri maqedonas: Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e BE-së, të veprojmë në mënyrë europiane, jo të bllokojmë njëri-tjetrin!

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski hapi sot samitin e “Ballkanit të Hapur”, me bindjen se kjo nismë do të zgjerohet më tej dhe do të ndihmojë në integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

10:17
Po transportonin 11 emigrantë në mënyrë të paligjshme, arrestohen tre persona në Korçë

Tre persona janë arrestuar  në Korçë, pasi po kalonin në kufi 11 emigrantë në mënyrë të paligjshme, kundrejt shpërblimit.

10:05
Deputeti i Bundestagut gjerman: Ka ardhur koha për shkëputjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut

Peter Beyer, deputet dhe kryeraportues për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Grupit Parlamentar të CDU/CSU në Bundestagun gjerman deklaroi në Tiranë, se  ka ardhur koha për shkëputjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, (MV) lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit dhe zhvillimin e Konferencës së parë ndërqeveritare të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

10:00
Vepra të ndryshme penale/ Arrestohen dy persona dhe shpallen në kërkim katër të tjerë në Vlorë

Një 26-vjeçar me iniciale D. H., banues në Lushnje është arrestuar pasi iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike, cannabis sattiva. Gjatë kontrollit të policisë në fshatin Dhërmi të Himarës iu konstatua lënda narkotike. Mbi të rëndon akuza e “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

09:57
Dita botërore e oqeaneve/ Mbeturinat po shkatërrojnë popullatat e peshqve dhe gjallesave të tjera

Dita Botërore e Oqeaneve festohet çdo vit më 8 qershor në mbarë globin.

09:41
“Panë tmerrin me sy”/ Treni del nga shinat, 17 të vdekur në Iran

17 të vdekur e 50 të plagosur është bilanci i aksidentit të rëndë hekurudhor që tronditi Iranin mëngjesin e sotëm. Një tren që transportonte rreth 350 pasagjerë doli nga shinat, por detajet rreth fatkeqësisë nuk janë zbardhur ende plotësisht. Autoritetet druhen se bilanci i viktimave mund të rëndohet akoma edhe më shumë.

09:40
“Kam nevojë për dashuri që të luaj mirë”, Pogba i shkel syrin klubit të radhës dhe “thumbon” United

Paul Pogba është një hap larg rikthimit te Juventus teksa aktualisht mesfushori është duke negociuar detajet e fundit të kontratës. Francezi u largua nga Torino gjashtë vite më parë me destinacion Manchesterin, mirëpo me fanellën e United, 29-vjeçari ishte autor i një paraqitje zhgënjyese aq sa shpeshherë u vendos në qendër të kritikave nga tifozët dhe mediat.

09:37
Mbillte drogë në tokën pranë shtëpisë, arrestohet 50-vjeçari në Librazhd

Një 50-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë në Librazhd, për kultivim të lëndëve narkotike.

09:23
Donnarumma mban shiritin e kapitenit në kombëtare: Për Italinë luaj edhe pa një gisht

Italia mori një fitore morali në mbrëmjen e së martës teksa për llogari të Ligës A në Grupin 3 së Nations League, axurrët mposhtën me rezzultatin 2-1, Hungarinë. Një mbrëmje speciale ishte edhe për Gigio Donnarummën, me portierin e PSG që për herë të parë në kombëtare veshi fanellën me numër 1 ndërsa mbajti edhe shiritin e kapitenit.

09:19
Euro bie poshtë 120 Lekëve, i afrohet sërish minimumit historik

Euro ka humbur sërish terren në kursin e këmbimit me Lekun ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro ra poshtë kufirit të 120 Lekëve dhe iu afrua edhe një herë nivelit minimal historik, që kishte shënuar në muajin maj.

09:15
Emerson tregon tmerrin e rrëmbimit: Ishte gati të më qëllonte me armë, nuk erdhi vetëm për orën

Emerson Royal përjetoi një ngjarje të frikshme disa ditë më parë teksa doli nga një pub në vendlindjen e tij, Brazil. Ishte ora tre e mëngjesit kur futbollisti i Tottenham ra prej e një grabitësi i cili ishte i armatosur dhe mund t’i kishte shkaktuar një dëm të madh mbrojtësit.

09:11
Koreja e Veriut teston raketa të reja, SHBA-ja i kërkon t’i rikthehet dialogut

Testimet e fundit të raketave nga Koreja e Veriut janë provokime “serioze dhe të paligjshme”, thanë më 8 qershor zyrtarët nga Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia, duke i bërë thirrje Phenjainit që t’i kthehet dialogut dhe të pranojë ofertën për ndihmë për koronavirusin.

08:51
Kryetarja e komisionit të të drejtave të njeriut në Gjermani: Scholz t’i bëjë presion Serbisë për njohjen e Kosovës

Kancelari gjerman, Olaf Scholz nis të premten një vizitë dyditore në Ballkanin Perëndimor. Kryetarja e komisionit të të drejtave të njeriut në Bundestagun gjerman në intervistë me DW pret mesazhe të qarta ndaj Serbisë.

08:44
Arkëtimet e larta të TVSH-së nuk nxisin rimbursimin, rënie vjetore me 63% në 4-mujor

Arkëtimet buxhetore nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar shënuan rritje vjetore me 14% në muajin prill dhe 21% përgjatë gjithë katër mujorit, por në të njëjtën kohë qeveria ka ulur ritmet e rimbursimit të TVSH-së në mënyrë të ndjeshme.

08:28
Samiti i “Open Balkan” në Ohër/ Mali i Zi dhe Bosnja të pranishëm si vëzhgues, çfarë pritet sot

Në Ohër mbahet këtë të mërkurë dita  e dytë e samitit të “Ballkanit të Hapur”.

08:16
Reshje shiu dhe mundësi për breshër, parashikimi i motit për sot

Mot me vranësira dhe herë pas herë reshje shiu do të shoqërojë vendin tonë këtë të mërkurë.

08:02
Tritol biznesit në Durrës, dëme të shumta materiale

Një sasi tritoli ka shpërthyer në një biznes privat në mëngjes herët në Durrës.

E martë, 07 Qershor 2022
23:32
Emri/ I vihet tritol makinës së punonjësit të policisë në Kavajë, ka vetëm dëme materiale

Një makinë tip ‘Opel’ ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në Kavajë, rreth orës 22:50 në parkingun e një pallati, të cilës dyshohet se i është vënë lëndë plasëse.

22:51
Shpresat “bien” në Angli, kuqezinjtë mbeten të parafundit në grup

Shqipëria U21 nuk ia ka dalë të bëjë surprizën përballë moshatarëve anglezë teksa në ndeshjen e vlefshme për Europianin 2023 është mposhtur në transfertë me rezultatin 3-0.

22:50
Borrell bisedon me Vuçiçin për “punën e rëndësishme” midis BE-së dhe Ballkanit

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

22:43
Nations League/ Autogol qesharak i mbrojtësit të Romës, Gjermania ndëshkon Anglinë

Në Grupin 3 të Ligës A së Nations League, Italia ka zhbllokuar shifrat në ndeshjen ndaj Hungarisë falë një perle të Nicolo Barrelas.

22:42
Vuçiç lavdëron “Ballkanin e Hapur”, Bosnja shpreh dëshirë t’i bashkohet nismës

Përfaqësuesit e Bosnjë e Hercegovinës kanë shprehur dëshirën që t’i bashkohen “Ballkanit të Hapur”, teksa presidenti serb tha se kjo është nisma më e mirë në rajon, që sjell përfitime për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

22:17
Dorëzoi kallëzimin në SPAK/ Halit Valteri tregon akuzat ndaj Metës: 600 mijë dollarë nuk t’i fal njeri

Ish-deputeti Halit Valteri, i cili ka dorëzuar një kallëzim në SPAK për Presidentin Ilir Meta, ka treguar se sipas dokumentave që disponon, Meta ka dhënë rreth 600 mijë dollarë në një kompani off shore.

22:04
Dëshmitë e Dumanit, Anila Hoxha: Dyshime se ka policë me uniforma që paguhen nga bandat kriminale

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha e ftuar në Top Story këtë të martë u shpreh se ka dyshime se ka pjesëtarë në strukturat e policisë paguhen nga bandat kriminale të trekëndëshit Tiranë-Durrës-Elbasan.

21:53
Halit Valteri: Kallëzova Metën në SPAK, është personi më i korruptuar në pushtet

Ish-deputeti Halit Valteri, ka deklaruar mbrëmjen e sotme në “Top Story” se ka dorëzuar një kallëzim në SPAK për presidentin Ilir Meta, për të cilin thotë se disponon dokumeta shumë të sigurta për shkeljet e rënda që presidenti ka bërë sipas tij.

21:30
Zjarret në vend/ Anila Hoxha: Helikopterët ‘Cougar’ një lëmsh korrupsioni! Zjarri nuk shuhet me shkarpa, Vlora me vetëm katër zjarrfikëse

Mbrëmjen e sotme në “Top Story” në “Top Channel” po diskutohet rreth zjarreve në vend dhe efektivitetit të autoriteteve në situatat e tilla, siç ishte ajo e Sazanit, katër ditët e fundit.

21:27
Parashutisti britanik vdes pas hedhjes nga shkëmbi 800m në veri të Italisë (fotot)

Parashutisti britanik Dylan Morris Roberts ka vdekur gjatë një aksidenti në Alpet italiane të premten. Ai ishte 33 vjeç.

21:27
Foto Lajm/ Samiti i Ballkanit të Hapur! Rama takim me homologët maqedonas e malazez, Vuçiç dhe përfaqësuesin e Bosnjës

Kryeministri Edi Rama ka takuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski; kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç; presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe Zoran Tegeltija, Kryetarin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës, në Ohër, në kuadër të Ballkanit të Hapur.

21:24
10-vjeçari përplaset nga makina në Lezhë, si ndodhi aksidenti

Një fëmijë rreth 10 vjeç është përplasur nga një makinë në bulevardin “Gjergj Fishta” në Lezhë.

21:10
Zjarri në ishullin e Sazanit, Muhamed Veliu në Top Story: Efektivët ‘të armatosur’ vetëm me gjethe pemësh e lopata

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu në një lidhje live për Top Story nga Vlora tregoi situatën e rëndë në ishullin e Sazanit, i cili ishte pushtuar nga flakët prej katër ditësh.

20:55
Mos ndoshta Fjoralba Ponari është martuar dhe ne nuk dimë gjë?

Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në “The Voice of Albania”.

20:45
Beatrix Ramosaj ka një dhuratë për ju ditën e ditëlindjes së saj!

Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar.

20:35
Skandali 3-të në Fiks Fare brenda pak ditëve/ Pas Kavajës dhe Peshkopisë, qindra pensionistëve në Laç u vidhen pensionet

Fiks Fare publikoi mbrëmjen e së martës skandalin e tretë me pensionet e qytetarëve në Shqipëri.

20:30
Lavrov arrin në Turqi për bisedime lidhur me eksportin e drithërave

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, nisi vizitën dyditore në Turqi, ku ai pritet të mbajë bisedime për zhbllokimin e eksporteve të drithërave nga Ukraina.

20:25
Shpresat luajnë ndaj Anglisë, trajneri Bushi zbulon formacionin

Kombëtarja U21 zbret në fushë për ndeshjen kualifikuese të Euro 2023 teksa luan në transfertë ndaj Anglisë.

20:20
VOA: “Ballkani i Hapur”! Mali i Zi dhe Bosnja si vëzhgues, Kosova refuzon

Në Ohër të Maqedonisë së Veriut, mbahet takimi i radhës i nismës Ballkani i Hapur. Takimit të udhëheqësve të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, do t’u bashkohen në cilësinë e vëzhguesve, kryeministri i Malit të Zi dhe kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës.

20:07
Çunat kthehen nga Islanda/ Të premten përballja me Izraelin! Sonte Gjermani-Angli

Përfaqësuesja shqiptare u largua nga Islanda mëngjesin e së martës, një ditë pas barazimit ndaj vendasve me rezultatin 1-1 në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve.

20:06
Gjithë njësia e zjarrfikësve zhduket nga shpërthimi i depos në Bangladesh (fotot)

Mjeti zjarrfikës i Rakibul Hasan ishte i pari që mbërriti në një magazinë në flakë në Bangladesh.

20:01
Nga vjeshta e 2024! Të gjitha pajisjet e reja elektronike duhet të përdorin të njëjtin karikues

Bashkimi Evropian ka njoftuar, se të gjitha pajisjet e reja elektronike, duhet të përdorin të njëjtin karikues USB Type-C deri në vjeshtën e vitit 2024.

19:53
Johnson në fije të perit/ Çfarë pritet të ndodhë pas mocionit kundër kryeministrit britanik

 Edhe pse i mbijetoi votëbesimit në grupin parlamentar të partisë së tij konservatore, Kryeministri britanik Boris Johnson, kërkon ta mbyllë  këtë kapitull vështirësish qeverisëse, ndërkohë që kundërshtarët e tij dhe analistët politikë mendojnë se kryeministri i ka muajt e numëruar, siç tregon historia politike e shumë pararadhësve të tij, të cilët janë larguar ose janë dorëhequr nga posti pas mocioneve të tilla edhe kur i kanë fituar ato.

19:51
Zjarri në Sazan/ Ministria e Mbrojtjes: Sot u përdor për herë të parë sistemi i fluturimit pa pilot për monitorimin e vatrave

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë me dije se ditën e sotme u përdor për herë të parë sistemi I fluturimit pa pilot, për monitorimin e situatës së zjarreve në ishullin e Sazanit.

19:48
Të mërkurën fillon shiu me stuhi, priten shtrëngata në bregdet edhe stuhi breshëri

Ndodhemi në ambientet e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak pranë kafazit ku matet temperatura, lagështia e ajrit, ndërsa flugeri më sipër mat forcën e erës. Aktualisht termometri shënon 32 gradë celcius.

19:43
“Asnjë euro për rrugët”/ Rama kritikon Brukselin për mungesë vëmendje në Ballkan

Në samitin që bëri bashkë  ministra të vendeve të rajonit për transportin dhe përfaqësues të shteteve anëtare të Bashkimit Europian , Kryeministri Edi Rama nuk i fshehu rezervat ndaj Brukselit, për mungesën e vëmendjes se duhur mbi projektet  që prekin rajonin.

19:43
Taksat e reja/ Ministrja pranon rritjen: Profesionistët e lirë do të tatohen 15%

Profesionistët e lirë do të taksohen duke nisur nga viti i ardhshëm.

19:38
Veliaj: Gati të përballem me Metën, zgjedhjet vitin tjetër, garë me dyshen Sali-Ilir

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh edhe drejtues politik i PS për qarkun e Tiranës, tha se Partia Socialiste është e gatshme të përballet me Sali Berishën dhe Ilir Metën në zgjedhjet e ardhshme lokale, pavarësisht se mungon rreth një vit nga zgjedhjet.

19:02
BE-ja mirëpret vendimin e Malit të Zi për fluturimin e Lavrovit

Bashkimi Evropian (BE) ka mirëpritur zbatimin në praktikë të masave kufizuese që Mali i Zi ka vendosur kundër Rusisë, duke ndaluar fluturimin e avionit të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha zëdhënësi i bllokut, Peter Stano.

19:02
“Brioshi Boris Johnson”, kafeneja në Kiev rimodelon ëmbëlsirën e njohur

Një kafene në Kiev ka sjellë për konsumatorët një version ndryshe të ëmbëlsirës së njohur që zakonisht konsumohet në mëngjes, brioshin.

19:00
CDU i mbyll derën Berishës/ Raportuesi për Shqipërinë: Nuk dalim kundër SHBA

Vizita e kryeraportuesit  për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Grupit Parlamentar të CDU/CSU në Bundestag, Peter Beyer u lajmërua se kishte si qëllim integrimin ne BE, por me kalimin e orëve misioni  u duk se ishte krejt  tjetër .

18:58
Kosova merr pjesë për herë të parë në “Summit of the Americas”

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla me ftesë të sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, do të merr pjesë në “Summit of the Americas”, i cili do të mbahet në Los Anxhelos të SHBA-së nga data 8 deri më 10 qershor.

18:44
“Sot Mali i Zi zyrtarisht në Ballkanin e Hapur”, Rama takim me Abazoviç: Kënaqësi marrja e kafesë së sapombërritjes në Ohër

Kryeministri Edi Rama në kuadër të Samitit të Ohrit ka zhvilluar takim me homologun e tij malazez, Dritan Abazoviç dhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Serbi, Chris Hill.

18:43
Ndaj Izraelit me një “armë” më shumë, sulmuesi i bashkohet kombëtares

Shqipëria e nisi me një barazim 1-1 këtë edicion të Nations League teksa kuqezinjtë nuk ia dolën të merrnin tre pikët e plota nga transferta në Islandë.

18:35
Amerikania pranon akuzat si komandante e batalionit të ISIS në Siri (fotot)

Një qytetare amerikane ka pranuar sot akuzat se mbante rolin e komandantes së një batalioni vetëm me femra militante të Shtetit Islamik në Siri, thonin dokumentet e gjykatës të shpërndara në media.

18:34
Rusia sulmon Kharkiv, një i vdekur dhe tre të plagosur

Një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën në një sulm rus në qytetin verilindor të Kharkiv, sipas kryebashkiakut të qytetit, Ihor Terekhov.

18:27
Punimet në rrjet, probleme në furnizimin me ujë të Spitallës

Ujësjellës Kanalizime Durrës  ka njoftuar abonentët e zonës së Spitallës, se për shkak të punimeve që po kryhen në këtë zonë nga firma zbatuese e punimeve për rehabilitimin e rrjetit shpërndarës të ujit, mund të ketë probleme në furnizimin me ujë gjatë ditëve të ardhshme.

18:27
Al Bano në Tiranë/ Koncert sonte në Amfiteatrin e Liqenit

Këngëtari i famshëm italian, Al Bano ndodhet në Tiranë dhe do të mbajë një koncert këtë mbrëmje në orën 20:00 në Amfiteatrin e Liqenit të kryeqytetit.

18:16
Nis fushata elektorale për përfaqësimin e komunitetit shqiptar në Itali, Afërdite Shani shqiptarja që kandidon në Pistoia

Afërdite Shani jeton në Itali që prej më shumë 20 vitesh. Eksperte në fushën e bashkëpunimit Ndërkombëtar me Shqipërinë, Integrimin në Itali dhe çështje të tjera të Integrimit Europian. 

18:12
Ballkani i Hapur, mblidhen ministrat e Bujqësisë në Samitin e Ohrit: Rritet volumi tregtar në 57 milionë euro mes tre vendeve

Samiti dyditor në Ohër i nismës rajonale të Ballkanit të Hapur ka mbledhur në një tryezë ministrat e Bujqësisë së Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

18:10
Rusia pretendon se ka hapur një korridor tokësor për në Krime, përmes territorit të “pushtuar” ukrainas

Ministria e Mbrojtjes ruse ka njoftuar ditën e sotme që ka hapur një korridor tokësor për në Krime , i cili lejon të kalojnë njerëzit dhe mallrat nëpërmjet territorit të pushtuar Ukrainas, që ka nën kontroll.

18:09
Zbuluesi britanik i talenteve ‘shokon’ audiencën me komentet për shëndetin e mbretëreshës (fotot)

Zbuluesi më i famshëm i talenteve të këngës Simon Cowell ka habitur shikuesit e programit Britain’s Got Talent duke hedhur dyshime nëse mbretëresha britanike do të jetë e aftë të marrë pjesë në performancën e sivjetshme të “Varietesë Mbretërore”.

17:54
Nisma e “Ballkanit të Hapur”, Rama nga Qafë Thana: Më pak kontrolle të mallrave në kufi

Kryeministri Edi Rama nga Qafë Thana tha se me nismën e Ballkanit të Hapur do të kufizohen kontrollet fizike në kufi duke shmangur vonesat.

17:48
Analiza: Plus apo minus? Kosova jashtë “Ballkanit të Hapur”

Duke refuzuar t’i bashkohet nismës “Ballkani i Hapur”, Kosova humb një lëvizje më të lirë të qytetarëve dhe mallrave, si dhe një treg më të madh për prodhuesit vendorë, thotë Visar Ymeri, drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, me seli në Prishtinë.

17:44
Zelensky: Nuk do të pranojmë kurrë të dorëzojmë territorin tonë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha të martën se Kievi nuk do të pranonte një situatë ngërçi në fushën e betejës me Rusinë dhe se synon të rimarrë kontrollin e të gjithë territorit të pushtuar nga Moska.

17:44
Brad Pitt thotë se Angelina Jolie ‘për hakmarrje’ i shiti vreshtat franceze te oligarku rus (fotot)

Aktori amrikan Brad Pitt është kundërpërgjigjur ndaj ish-gruas së tij Angelina Jolie në betejat ligjore të ndarjes së aseteve mes të dyve, duke thënë se “për ta lënduar” ajo shiti vilën dhe vreshtat franceze të çifit te një oligark nga Rusia.

17:41
Ish deputeti pa rezerva: Kam antipati për Ilir Metën, duhet të shkojë në burg

Ish-deputeti Halit Valteri, është shprehur pa rezerva ditën e sotme në “Top Talk” në lidhje me anti-patinë që ka për presidentin Ilir Meta.

17:29
Zgjedhjet brenda PS, Veliaj me socialistët e Njësisë 2: PS është skuadër fituese; Saliu dhe Iliri e kanë vendin në faqet e zeza të historisë

Partia Socialiste ka nisur procesin e zgjedhjes së strukturave për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme vendore.

17:27
Halit Valteri hap Kutinë e Pandorës. Pas Ilir Metës do kallëzojë në SPAK një deputet aktual dhe ish ministër

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Top Talk” në Top Channel, ishte i pranishëm ish-deputeti Halit Valteri, i cili së fundmi ka bërë një kallëzim në SPAK për presidentin aktual Ilir Meta.

17:20
Neutralizohen vatrat e zjarrit në ishullin e Sazanit dhe Mirditë

Vatrat e zjarrit në ishullin e Sazanit dhe Mirditë janë neutralizuar pas ndërhyrjes nga toka dhe ajri.

17:20
25 vjet bashkëpunim mes Policisë së Shtetit dhe Policisë italiane, Nano takim me Lamberto Gianninin

Paraditen e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano, u takua me homologun e tij italian, Prefektin Lamberto Giannini. 

17:17
53 qytetarë të infektuar me COVID në 24 orët e fundit

53 qytetarë rezultuan të prekur me COVID në 24 orëtë e fundit në vendin tonë, ndërsa pesë pacientë po trajtohen në spital.

17:06
Blogerja ruse valëvit flamurin ukrainas në majën më të lartë të botës (Fotot)

Blogerja ruse, Katya Lipka ka arritur të ngjisë malin Everest dhe të valëvisë flamurin ukrainas.

17:04
Video më e ndjekur në internet është ajo e shtatë breshkave që mbajnë ekulibrin mbi trungun në pellg (fotot)

Askush nuk e di me siguri se në çfarë mund të hasë teksa kërkon në internet, dhe kjo video e pabesueshme e botës natyrore është prova më e saktë.

16:57
Kontrolle rrugore në Berat/ Gjobiten 353 drejtues mjetesh, ndiqen penalisht 4 të tjerë

Policia e Beratit ka kryer kontrolle rrugore së fundmi për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

16:45
Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, vihet në pranga 62-vjeçari në Gëziq

Një 62-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Gëziq të Mirditës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortës së tij.

16:45
CDU i mbyll derën Berishës, Bardhi: S’mund të fshihet dhe të bëjë sikur nuk dëgjon dhe s’kupton

Deputeti Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së fortë të raportuesit për Ballkanin Perëndimor në CDU, Peter Beyer i cili ndodhet sot në Tiranë.

16:40
Foto Lajm/ Lufta u shkatërroi ëndrrat! Vajza ukrainase rikthehet në shkollën e rrënuar ditën që ishte planifikuar mbrëmja e maturës

Një vajzë e re është kthyer në rrënojat e shkollës së saj tashmë të shkatërruar me fustanin e maturës, në ditën që ishte menduar të zhvillohej mbrëmja.

16:36
Rabini hebre përdhunonte besimtaret femra me pretendimet se kishte ‘fuqi të veçanta pastrimi shpirtëror’ (fotot)

Rabini Moshe Yazdi në një komunitet të vogël në Jerusalem, përdorte udhëheqjen e tij fetare për “shëruar” besimtaret femra duke i përdhunuar.

16:28
Videot e postuara i shkatërruan karrierën, Google pritet t’i paguajë dëmshpërblimin marramendës politikanit

Një gjykatë në Australi ka urdhëruar Google që t’i paguajë një ish-ligjvënësi rreth 480 mijë euro si dëmshpërblim për shpifje për dy video të postuara në YouTube.

16:27
Parandalohet përshkallëzimi i konfliktit në Vlorë/ Kërcënoi me armë zjarri fqinjin, në kërkim 58-vjeçari

Një konflikt që mund të kishte pasoja fatale është parandaluar ditën e sotme në Selenicë të Vlorës falë ndërhyrjes së menjëhershme të policisë.

16:23
Dy milionë persona në Britani vuajnë nga simptomat e post-covid

Një rekord prej dy milionë personash në Mbretërinë e Bashkuar vuajnë nga pasojat e COVID-it.

16:22
Kosova shqyrton mundësinë e rikthimit në projektin e gazit

Qeveria e Kosovës duket se po i rikthehet gazsjellësit, të cilin e kishte refuzuar vitin e kaluar.

16:15
Prodhim i kundërligjshëm kriptomonedhash, drogë dhe kafe kontrabandë, në pranga 31-vjeçari në Durrës

Një 31-vjeçar me emrin Abdyl Kacaca është vënë në pranga ditën e sotme në Durrës pasipërshtati lokalin për përdorim të lëndëve narkotike dhe për gjenerim të kriptomonedhave (Bitcoin).

16:04
Turqia në qendër të betejës për të shmangur krizën globale të ushqimit

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov do të vizitojë Turqinë të mërkurën për bisedime që përfshijnë krijimin e një korridori në Detin e Zi për të lejuar drithin ukrainas të hyjë në tregjet botërore, ndërsa çmimet globale të artikujve ushqimorë vazhdojnë të rriten.

16:00
I panevojshëm te Reali, por “legjendë” te Uellsi/ Bale shkruan historinë me kombëtaren

Gareth Bale ka rilindur. Sulmuesi uellsian ishte protagonisti kryesor i kualifikimit e kombëtares së tij në fazën finale të Kupës së Botës, Katar 2022.

15:56
Ministri i mjedisit qëllohet për vdekje në zyrë nga shoku i fëmijërisë (fotot)

Një ministër i qeverisë së Republikës Domenikane është qëlluar për vdekje në zyrën e tij nga një shok i fëmijërisë, njoftonin mediat vendase.

15:56
Albano në Tiranë/ Para koncertit tregon jetën dhe karrierën për Top Channel

Kam kënaqësinë e veçantë që të kem në një intervistë Albano Carrisin. Shumë të pëlqyer nga të gjithë shqiptarët. I pari që theu akullin dhe vizitoi Shqipërinë në një koncert madhështor në vitin 1989. Ka kaluar shumë kohë që atëherë dhe Albano vazhdon të ngelet po i njëjti shpirt rinor.

15:39
Viroza mbush pediatrinë/ Shkakton temperaturë, diarre, të vjella dhe dhimbje barku

Rritja e temperaturave e këtyre ditëve ka shkaktuar fluks të fëmijëve të prekur nga virozat dhe gastrointeriteve tek fëmijët e vegjël. Mjekët thonë se ka pasur shumë raste të cilët janë paraqitur me temperaturë të lartë, diare, te vjella dhe dhimbje barku. 

15:33
Ndërron jetë efektivi i policisë në Kamëz. Policia jep detajet

Një efektiv policie ka ndërruar jetë mesditën e sotme në komisariatin nr.5 në Kamëz.

15:30
Humb jetën turisti polak/ U gjet i pajetë në pishinën e një hoteli në Vlorë

Një turist polak humbi jetën në pishinën e një hoteli në Vlorë. 18-vjeçari me prindërit mbërritën një natë më parë në Vlorë, së bashku me një grup miqsh.