Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në në aksin rrugor “Fier-Mallakastër”, në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”.

Policia bën me dije se ka humbur jetën 64-vjeçari me inicialet Qemal Kamberaj, i cili po drejtonte mjetin tip “Toyota” dhe është dëmtuar shtetasi Asllan Kajo 59 vjeç.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se viktima dhe i plagosuri ishin punonjës të një kompanie dhe në vendngjarje ndodhen edhe punonjës të kompanisë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:55, në aksin rrugor “Fier-Mallakastër”, në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”, shtetasi Q. K., 64 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota” ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Q. K , si edhe është dëmtuar shtetasi A. K., 59 vjeç, banues në Patos, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.

Top Channel