Lajm i mirë për Galtier, fiton Messin në prag të sfidës me Marseille

14/10/2022 14:37

Të dielën në orën 20:45 Paris Saint-Germain do të presë në “Parc des Princes” Marseile-n për super sfidën e javës në Ligue 1.

Përpara këtij takimi, trajneri Galtier ka marrë një lajm shumë të mirë. Lionel Messi është ribashkuar në stërvitje me skuadrën, ndërsa kishte munguar në dy ndeshjet e fundit të PSG-së në kampionat ndaj Reims dhe në Champions League ndaj Benfica-s.

Parizienët bëjnë me dije se argjentinasi është rikthyer sot në stërvitje me pjesën tjetër të grupit dhe pritet të jetë gati për përballjen me Marseille.

Top Channel