Përfundon protesta e pedagogëve në Nigeri, studentët e revoltuar: Tetë muaj të humbura

14/10/2022 15:57

Pedagogët në Nigeri i kanë dhënë fund protestave tetë mujore, të cilat u pasuan me mbylljen e shumicës së universiteteve të vendit.

Për muaj me radhë studentët nuk kanë arritur të rinisin normalisht mësimin, ndërsa kanë mbetur të zemëruar.

“Këto janë tetë muaj të humbur nga jeta ime, dhe çfarë arriti greva?” pyeti një student.

Greva e cila filloi në shkurt ishte e 9-ta në 13 vitet e fundit për financimin e arsimit të lartë në vend.

Sindikata kryesore e pedagogëve, Unioni i Stafit Akademik të Universiteteve (Asuu), ka luftuar për përmirësimin e financimit, por qeveria ka deklaruar se nuk mund të përmbushë të gjitha kërkesat e saj.

Asuu tha se vendosi të anulojë grevën “si një sindikatë që i bindet ligjit dhe në respekt të apeleve” nga nigerianët, por se “çështjet mbeten të pazgjidhura”.

Pedagogët kanë ndërprerë punën në universitetet publike për të mbështetur kërkesat e tyre, por grevat e zgjatura kanë shkaktuar pakënaqësi të gjerë mes studentëve dhe familjeve.

“Unë nuk bëra absolutisht asgjë në tetë muaj,” tha një studente tjetër, e lumtur që më në fund po kthehej në shkollë në Lagos, sipas CNN.

Asuu kërkoi gjithashtu që qeveria të ndalojë krijimin e universiteteve të reja derisa të mund të financojë ato ekzistuese.

Top Channel