Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Mesa duket çdo gjë ka mbetur pas dhe Francesco Totti ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij.
Së fundmi ish-futbollisti është parë me partneren e tij më të re të quajtur Noemi Bocchi. Pas muajsh polemikash, intervistash, paparacësh, Noemi e cila ka qenë pranë tij që para një viti i kaluar është shfaqur hapur afër tij teksa kërcen me një fustan të zi ndërsa Francesco qëndron i ulur.
Më në fund, të lirshëm për të dalë publikisht dhe të lumtur, çifti i ri nuk ka asgjë për të fshehur. Rikujtojmë se seanca e parë në gjykatë mes Francesco-s dhe ish-bashkëshortes Ilary Blasi, pritet të mbahet sot. Blasi së fundmi ka nisur me kërkesat ekonomike ndaj ish-bashkëshortit dhe pretendon 20.000 euro në muaj për veten, ndërsa pret që Totti të firmosë edhe një çek prej 17.500 eurosh për mirëmbajtjen e fëmijëve.
Një kërkesë e cila është refuzuar nga përfaqësuesit ligjorë të Tottit teksa ky i fundit nuk ofron më shumë se 7.000 euro në muaj për fëmijët e tij. Duket se situata është e acaruar dhe Ilary e Totti vijojnë me akuzat ndaj njëri-tjetrit se cili tradhëtoi i pari, ndërsa rrugëzgjidhja e vetme duken dyert e gjykatave që do të ndajnë më pas edhe çështjet financiare mes të dyja palëve.
Sjellim në vëmendje se Totti në një intervistë të dhënë për mediat italiane sqaroi se gruaja e tij e kishte lënë vetëm dhe e kishte tradhtuar gjatë vitit 2021 kur ai ishte me COVID-19. Gjithashtu ai tha se kishte pasur shumë thashetheme se bashkëshortja e tij e tradhtonte prej kohësh, çka sipas tij u faktua nga mesazhet që iu gjetën në telefon. Në intervistën e gjatë për Corriere della Sera, Francesco Totti nuk foli vetëm për tradhtitë e pretenduara të Ilary Blasi, por edhe për paratë që prezantuesja i kishte vjedhur./ Top Albania Radio
Top Channel