Ambasadorja e BE në Tiranë dorëzon raportin e KE për progresin e Shqipërisë, Begaj: Do të jetë një udhërrëfyes për Kuvendin dhe qeverinë

14/10/2022 14:44

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, znj. Christiane Hohmann i dorëzoi presidentit Bajram Begaj raportin e Komisionit Europian për progresin e Shqipërisë në rrugën europiane.

Kreu i shtetit, Bajram Begaj shprehet se ky raport do të shërbejë si një udhërrëfyes i paanshëm për Kuvendin e Shqipërisë, Qeverinë dhe të gjitha institucionet përgjegjëse për vijimin e reformave në vend.

Ai shton se konsensusi dhe mbështetja e agjendës së integrimit nga pozita dhe opozita është e domosdoshme për përparimin e reformave dhe adresimin e gjitha çështjeve të ngritura në raport.

Prita sot Ambasadoren e Bashkimit Evropian në Shqipëri, znj. Christiane Hohmann dhe u njoha me raportin e progresit për Shqipërinë.

Duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme, që Komisioni Evropian dhe vendet e BE-së, i kanë dhënë Shqipërisë gjatë rrugëtimit në procesin e integrimit, konfirmova se anëtarësimi i Shqipërisë në BE është dhe mbetet një prioritet strategjik i dhe objektiv i pandryshueshëm.

Ky raport do të shërbejë si një udhërrëfyes i paanshëm për Kuvendin e Shqipërisë, Qeverinë dhe të gjitha institucionet përgjegjëse për vijimin e reformave në vend.

Konsensusi dhe mbështetja e agjendës së integrimit nga pozita dhe opozita është e domosdoshme për përparimin e reformave dhe adresimin e gjitha çështjeve të ngritura në raport“- shkroi Begaj pas takimit.

Top Channel