12:24
78-vjetori i Çlirimit të Tiranës, Veliaj: Kur jemi bashkë, bëhemi më të fortë, mund të përballojmë edhe një luftë të pabesë si kjo e Putinit
Tirana feston sot 78-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazifashistë. Në ceremoninë e vendosjes së kurorave te “Partizani I Panjohur”, organizuar nga Bashkia e Tiranës, ishin të pranishëm kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe personalitete të tjera të shtetit.