“S’kam vjedhur asgjë”, dorëhiqet presidenti: Mbeta me avokatë më shumë sesa me ekipin

17/11/2022 09:55

Massimo Cellino është dorëhequr nga posti i presidentit të Brescias, pjesë e të cilëve është edhe Emanuele Ndoj, mesfushori i kombëtares shqiptare, autor i tre golave këtë sezon.

Jam i hidhëruar, nuk mund të vazhdoj të menaxhoj ekipin, sepse më shumë ndjek avokatët sesa futbollistët. Duhet të mbrohem, nuk e di se nga çfarë akuzash, por nuk mund t’i bëj të dy gjërat njëkohësisht: edhe mbrojtjen edhe vëmendjen ndaj ekipit.

Kanë qenë dy vite realisht të tmerrshme për mua, të mbushura me çështje, procese, akuza dhe dënime. Nuk e kuptoj se për çfarë më akuzojnë… Bukura e Brescias është që shumë sipërmarrës dhe tifozë kanë qenë afër meje, qyteti më ka mbështetur.

Unë nuk i kam vjedhur asgjë askujt, Brescias vetëm i kam sjellë të mira. Tani më duhet të shes aksionet e klubit”, deklaroi presidenti karizmatik italian. “Dallëndyshet” kanë dalë në shitje për shumën e 30 milionë eurove.

Cellino bleu klubin e njohur italian pesë vite më parë. Ai arriti ta rikthejë Brescian në Serie A, por gjatë dy viteve të fundit është përballur me probleme të mëdha ligjore. Ai akuzohet për evazion fiskal.

Top Channel