‘Twitter i ri’/ Musk u lë afat stafit të vendosin nëse duan të punojnë me orë të gjata ose përndryshe të largohen

17/11/2022 10:00

Elon Musk në një email drejtuar stafit të Twitter tha se ata duhet të angazhohen për të punuar me orë të gjata me intensitet të lartë ose përndryshe të largohen nga kompania.

Ai i tha puntorëve se puna e tyre duhet të jetë jashtëzakonisht e lartë për një notë kaluese dhe  u la afat deri në orën 17:00 të së enjtes, nëse duan të jenë pjesë e ‘Twitter-it të ri’.

Një reporter i teknologjisë në Amerikën e Veriut, James Clayton tha se  Musk  punon mbi 100 orë në javë dhe ndonjëherë fle në zyrë, ku të njëjtën gjë e pret dhe nga stafi i tij.

Pronari i Twitter thotë se do të preferonte të kishte një numër të vogël njerëzish të jashtëzakonshëm sesa shumë që janë shumë të mirë dhe mesatarisht të motivuar.

Ai dëshiron besimtarë të vërtetë në Twitter, njerëz që janë plotësisht të lidhur me atë që ai po bën.

Musk tha se ai nuk kishte zgjidhje mbi shkurtimet, pasi kompania po humbte 4 milion dollarë në ditë. Ai ka fajësuar grupet aktiviste që u bëjnë presion reklamuesve për rënie masive të të ardhurave.

 

Top Channel