E enjte, 23 Mars 2023
12:19
Lindsay Lohan, Akon dhe Ne-Yo gjobiten me mijëra dollarë pas promovimit të paligjshëm të kriptomonedhave

Aktorja Lindsay Lohan, reperi Akon dhe këngëtari Ne-Yo janë detyruar të paguajnë dhjetëra mijëra dollarë pasi u akuzuan se ata promovuan investime në kripto tek ndjekësit e tyre në mediat sociale pa bërë të ditur se po paguheshin për ta bërë këtë.

12:17
“Artisti i botës së politikës”, The Guardian për Ramën: Përzien bojërat me politikën!

Edi Rama këtë javë ka një agjendë të ngjeshur: Nga njëra anë debutimi me ekspozitën si piktor në Greqi, nga ana tjetër ndalesa sot në Londër e bën kryeministrin e parë shqiptar që viziton 10 Downing Street.

12:17
“Më mirë të ndalohet se të bjerë në duart e SHBA-së”, CNN: Kina nuk lëshon TikTok-un!

Gati tre vjet pasi administrata Trump kërcënoi se do të ndalonte TikTok nëse pronari i tij kinez nuk do t’ua shiste kompaninë investitorëve amerikanë, aplikacioni i famshëm kinez përballet sërish me një kërcënim ekzistencial.

12:05
Zhduket Dele Alli, trajneri i shqetësuar: Nuk po iu përgjigjet telefonatave nga klubi!

Ish-lojtari i kombëtares angleze Dele Alli është zhdukur në Turqi. Lajmi është bërë i ditur nga trajneri i tij, Senol Gunes, i cili theksoi se Alli që aktualisht luan për Beshiktashin nuk është paraqitur në stërvitje të mërkurën. “I dhamë disa ditë pushim, por ai nuk u kthye. Ne e thërrasim në celular dhe nuk […]

12:02
Edi Rama në Londër: Stop përdorimit të shqiptarëve për politikë të brendshme

Kryeministri Edi Rama ka nisur në Londër një vizitë me ftesë të kryeministrit anglez Rishi Sunak.

11:55
Interpelancë në Kuvend/ “Të përcaktohet minimumi jetik”, Manastirliu: Është rritur mbështetja e familjeve në nevojë

Në Kuvend po zhvillohet interpelancë mes deputetit të PD-së Bujar Leskaj dhe ministres së Shëndetësisë e Mirëqenies Sociale Ogerta Manastirliu, lidhur me përcaktimin e minimumit jetik.

11:47
“Kur do të përfundojë lufta në Ukrainë?”/ Ministri rus i Mbrojtjes nuk bën zë, ul kokën dhe largohet, pamjet bëhen virale

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, gjatë një interviste dhënë për televizionin rus Zvezda që është në pronësi të ministrisë ruse të Mbrojtjes, është pyetur sesi do të përfundojë lufta në Ukrainë, ku ai me një dozë ironie tha se “çdo luftë përfundon me paqe”.

11:28
“1/2 shqiptarë rrezikon varfërinë”, Leskaj apel qeverisë: Të caktohet minimumi jetik zyrtar!

Deputeti Bujar Leskaj i ka kërkuar qeverisë të përcaktojë minimum jetik zyrtar, pasi vetëm në bazë të saj do të jetë e mundur dhe llogaritja e pagës dhe siguracioneve minimale në vend.

11:26
Ylli Gurra: Agjërimi një “kurë” shëndetësore, kush nuk duhet të agjërojë

Në emisionin “Wake Up” në Top Channel ka qenë i ftuar ish-myftiu i Tiranës Ylli Gurra i cili ka folur për muajin e shenjtë të Ramazanit.

11:25
Bylykbashi: Opozitës po i zhdukni çdo hapësirë kontrolli mbi maxhorancën

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi kërkoi ndryshimin e rendit të ditës në seancën e sotme për të zhvilluar mocion debat për raportin e DASH.

11:16
Liderët e BE-së mblidhen në Bruksel: Kosova e Serbia të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit!

Krerët e BE-së mblidhen sot në Bruksel për një samit dy ditor të fokusuar tek Ukraina, forcimi i ekonomisë europiane, emigracioni dhe energjia, por ku një vend të veçantë do të ketë dhe çështja e Kosovës e Serbisë.

11:04
Opozita kërkon mocion me debat për raportin e DASH, Balla: Bëjeni sipas procedurës dhe hajde flasim!

Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla than në Kuvend se në seancën e sotme plenare nuk  mund të zhvillohet mocioni me debat për raportin e DASH të kërkuar nga opozita, pasi kërkesa duhet bërë sipas procedurës.

11:01
Bakteret në gojën mund të bllokojnë arteriet e zemrës, shkaktojnë infeksion të rëndë të mushkërive

Shëndeti oral është një pjesë integrale e mirëqenies sonë të përgjithshme dhe rëndësia e tij nuk mund të mbivlerësohet.

10:53
Para dhe pas, Rama nxjerr fotot nga transformimi i qendrës spitalore QSUT

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet para dhe pas nga transformimi i spitalit të QSUT.

10:49
Deputetët e Berishës kërkojnë mocion debat për raportin e fundit të DASH: Qeveria ka kapur drejtësinë!

Deputetët e Berishës i janë drejtuar me një kërkesë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, ku i kërkojnë ndryshim të Rendit të Ditës, duke përfshirë në seancën plenare të kësaj të enjte si pikë e parë mocion me debat për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

10:42
Qëllohen me armë zjarri dy administratorë shkolle nga një nxënës në Kolorado

Dy administratorë në një shkollë të mesme në Kolorado u qëlluan nga një student i cili më pas u largua nga vendi i ngjarjes, ka deklaruar policia.

10:33
“Tapë” në timon, nuk i ndalon efektivëve duke u rrezikuar atyre jetën, arrestohet 42-vjeçari në Lushnjë

Një 42-vjeçar është arrestuar në Lushnjë pasi nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar.

10:24
Vrasja në Karolinën e Jugut/ Ish-ushtari qëlloi për vdekje tre fëmijët e tij në sy të ish-bashkëshortes

Një ish-ushtar ka qëlluar për vdekje tre nga fëmijët e tij dhe një ushtar amerikan që ndodhej pranë gruas së tij.

10:21
A ka filluar kundërsulmi i madh ukrainas?

Ushtria ukrainase vazhdon të mbrojë Bakhmutin, një qytet në lindje që është nën sulme brutale prej muajsh, pavarësisht se situata në qytet nuk është përmirësuar ende. Ndërkohë, trupat ruse janë tani në ofensivë pranë Avdiivka, ku shpresojnë të kapin një zonë të fortifikuar në veri të Donetskut.

10:12
Fotot/ Përfshihet nga flakët në mes të qytetit “Benzi” në Durrës

Një automjet tip “Mercedes Benz” është përfshirë nga flakët në qendër të qytetit të Durrësit mëngjesin e kësaj të enjteje.

10:06
Një 3-vjeçare gjendet e mbytur në tualetin e shkollës fillore në Afrikën e Jugut

Langalam Viki thuhet se ishte zhdukur për një ditë të tërë përpara se trupi i saj të gjendej i mbytur në një tualet të nesërmen më 7 mars në shkollën fillore Glen Grey në Glen Grey.

10:02
Blinken i premton Kongresit paraqitjen e analizës për tërheqjen nga Afganistani

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u tha ligjvënësve të mërkurën se Departamenti i Shtetit po bën një analizë të tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga Afganistani dhe do të ndajë përfundimet e saj me Kongresin deri në mes të prillit.

09:50
Nga Messi te Skriniar, kontratat e yjeve të futbollit që skadojnë në verë

Rinovimet janë kthyer në çështjen më të rëndësishme të momentit në shumë klube dhe kjo verë pritet të jetë shumë e “nxehtë”.

09:46
Prindërimi tepër mbrojtës: A po e ndihmoni vërtet fëmijën tuaj?

Nuk ka asnjë manual për prindërimin e duhur.

09:44
Historia e Ramazanit/ Pse agjërojnë myslimanët dhe a mund ta mbajnë edhe njerëzit që besojnë në fe të tjera

Gjatë Ramazanit, muajit më të shenjtë në kalendarin islam, njerëzit agjërojnë dhe bëjnë sakrifica nga agimi deri në perëndim të diellit çdo ditë. Çdo vit, pasuesit e besimit islam mblidhen në adhurim, muaj që zakonisht zgjat nga 29 deri në 30 ditë.

09:39
“Blindohet” Napoli, Italia në alarm për huliganët anglez

Itali-Angli është kryesfida e mbrëmjes, me takimin që do të luhet në Napoli.

09:23
Teleskopi James Webb zbulon stuhi pluhuri në botën e largët

Një stuhi e furishme pluhuri është vërejtur për herë të parë në një planet jashtë Sistemit tonë Diellor. Ai u zbulua në ekzoplanetin e njohur si VHS 1256b, i cili është rreth 40 vite dritë nga Toka.

09:20
Çfarë u arrit në takimin Xi-Putin në Moskë?

Presidenti kinez, Xi Jinping, është larguar nga Moska pas një vizite treditore në kryeqytetin rus, ku e ka takuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

09:05
Kurti raporton sot para deputetëve të Kosovës për takimin e Ohrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti raporton sot në Kuvendin e Kosovës për takimin e Ohrit në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

09:00
Deputetët izraelitë dorëzojnë në parlament projektligjin diskriminues: 3 vite burg për këdo që pretendon se Jezu Krishti është Zot!

Çifutët ultra-ortodoksë Moshe Gafni dhe Yaakov Asher kërkojnë ndalimin e “përhapjes së ideologjisë të krishterë” në Izrael. Megjithëse kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk e di se në cilin drejtim po shkon qeveria e tij vendimet që ata marrin çdo ditë po mahnitin jo vetëm palestinezët dhe komunitetin ndërkombëtar, por edhe religjionet e tjera.

08:59
“Shpejtoni zgjerimin e BE-së”/ Hungaria: Vendet e Ballkanit zgjidhin emigracionin!

Hungaria riktheu thirrjet për zgjerimin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor duke i shtuar një argument të ri listës së përfitimeve që do të sillte ky hap.

08:51
Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 38-vjeçari

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi transportonte emigrantë të paligjshëm për të kaluar kufirin në këmbim të parave.

08:50
Beethoven: Testet në flokë provojnë problemet gjenetike të shëndetit të kompozitorit

Beethoven kishte një predispozitë gjenetike të mundshme për sëmundje të mëlçisë dhe një infeksion të hepatitit B muaj para vdekjes së tij, kanë zbuluar testet.

08:44
Rusia rikthen “ferrin” në Ukrainë, sulme me dronë në të gjithë vendin!

Në kohë  që lideri i Kinës Xi Jinping largohej nga Moska në fundin e vizitës dy ditore atje, me premtimin të thellonte lidhjet me Vladimir Putinin por duke dështuar të prodhojë rezultate konkrete për planin kinez të paqes, Rusia nisi një fushatë të re sulmesh vdekjeprurëse në rajonin e Kievit në Ukrainë, duke përdorur atje dronë Shahed të prodhimit Iranian.

08:35
Opinion nga DW: Muri kinez i mbron krahët Putinit

Me vizitën e tij në Moskë presidenti kinez Xi tregoi qartë, që Rusia e presidentit Putin mund të mbështetet tek ai – edhe në luftën e Ukrainës. Ky nuk është sinjal i mirë për diplomacinë, mendon Roman Goncharenko.

08:26
Ishte shpallur në kërkim për trafikim droge, arrestohet 24-vjeçari në Korçë

Një 24-vjeçar i shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike është arrestuar nga policia në Korçë.

08:17
Banka e Anglisë vendos rritjen e normës së interesit për herë të 11-të në 18 muaj

Banka e Anglisë pritet të rrisë normën e interesit për herë të 11-të në më pak se 18 muaj pas rritjes me ritme të shpejta të inflacionit. Ajo pritet të shpallë vendimin e saj deçiziv në mesditë, ndërsa përpiqet të pajtojë perspektivën e dobët ekonomike të Mbretërisë së Bashkuar dhe një krizë ndërkombëtare bankare.

08:14
I penguan fejesën prindërit, çifti i të moshuarve martohet pas 60 vitesh

Një çift të dashuruarish më në fund kanë arritur të martohen pas gjashtë dekadash pasi prindërit e tyre anuluan fejesën.

08:10
Sot nis muaji i shenjtë i Ramazanit, besimtarët myslimanë në të gjithë botën nisën agjërimin

Rreth një të katërtën e popullsisë së botës nisën një ditë ndryshe sot më 23 mars, pasi lindja e diellit i gjeti duke agjëruar.

07:59
Rama sot vizitë në Londër/ Takim me Rishi Sunak për gomonet, emigrantët dhe Rusinë

Kryeministri Edi Rama bëhet i pari kryeministër këto 30 vite që merr një ftesë zyrtare nga homologu i tij anglez.

07:55
Ramos qëndron në Francë? PSG i ofron rinovimin, por me ulje page

Sergio Ramos me shumë mundësi do të vazhdojë qëndrimin e tij në Francë te Paris Saint-Germain

07:43
Si po përfiton Kina nga sanksionet ndaj Rusisë?

Ndërsa Moska ka teprica nafte për të shitur që nuk po i ble më Bashkimi Evropian, Kina ka përfituar miliarda dollarë duke blerë naftë me çmim më të lirë nga Rusia dhe ka siguruar fitime duke tregtuar në Rusi furnizimet e saj të tepërta.

07:34
Kosova “çon” Blinkenin para senatit amerikan: Marrëveshja e Ohrit, lëvizje drejt njohjes!

Me marrëveshjen e Ohrit, edhe vendet e BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës do të lëvizin drejt saj, e këtë pohim sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken e bëri përpara Komisioni për Punët e Jashtme në Senat.

07:26
Maqedonia e Veriut: Mungesë serioze e fuqisë punëtore

Në kushtet kur Maqedonia e Veriut po përballet me mungesën serioze të fuqisë punëtore, edhe vetë politikanët drejtues po shtrojnë si opsion tërheqjen e fuqisë së huaj punëtore nga vendet e Lindjes së Afërt.

07:16
Temperaturat rriten në 22 gradë C, parashikimi i motit për këtë të enjte

Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë rajonin e Ballkanit do të diktojnë kushtet e motit edhe në Shqipëri, duke bërë që gjatë orëve të para të ditës pothuajse i gjithë territori ynë të jetë në dominimin e motit të kthjellët.

07:08
Tërmet 4.7 ballë në orët e para të mëngjesit, epiqendra në Ersekë

Vendi ynë është goditur nga një termet i fortë në orët e para të mëngjesit.

00:05
E ndarë me lagje! Anila Hoxha: Ja lagjet e Tiranës ku pihet kokainë, hashash dhe ekstazi

Gazetarja Anila Hoxha tregon për “Top Story” zonat e kryeqytetit ku konsumohet drogë, ndërsa shprehet se rrjete të mëdha kriminale veprojnë të lirë.

E mërkurë, 22 Mars 2023
23:41
Presidenti do rrëzojë Ramën për kryetaren e SHISH? Çani tregon takimin pa përgjues Begaj-Kim

Kryeministri Edi Rama i propozoi Presidentit të Republikës emërimin e Vlora Hysenit në krye të Shërbimit Informativ Shqiptar. Ngjarja “trazoi” Tiranën, pasi u pa si këshilltarja e Kryeministrit që vendoset në postin më të rëndësishëm të kundërzbulimit në vend.

23:37
“Ahuuu, pse unë do e zgjidh SPAK-un?”/ Përplasje e fortë mes Anila Hoxhës dhe Arjan Çanit në “Top Story”

Hetimi i SPAK për ish-kryeministrin Arben Ahmetaj nxiti një debat të ashpër këtë mbrëmje mes gazetares Anila Hoxha dhe analistit Arjan Çani në studion e “Top Story”.

23:26
E fortë, Çani flet për kreun e ri të SHISH: CIA nuk e donte, është e zgjedhur e Musadit!

Propozimi i kryeministrit Edi Rama për të vendosur Vlora Hysenin në krye të SHISH shihet me dyshim nga gazetari Arjan Çani.

23:07
“Nuk kam nevojë për këto hotele”/ Bregu në “Top Story”: Një miliarder si Ahmetaj s’mund të ishte ministër i Financave

Gazetari Sokol Bregu foli në “Top Story” rreth pozicionit të Arben Ahmetaj si ministër i Financave dhe deklaratën që bëri në lidhje me pasurinë që kishte gjatë kohës që doli në hetim.

23:06
Ku gaboi Ahmetaj? Çani: Shkeli në dërrasë të kalbur, kërcënoi ‘Ramsin’ në publik

Gazetari Arjan Çani insiston në idenë se beteja e Ahmetajt zhvllohet në dy fronte, juridik dhe politik.

23:03
Do të shkojë Ahmetaj në burg? Anila Hoxha flet për akuzat e korrupsionit dhe fshehjes së pasurisë

Gazetarja Anila Hoxha, e ftuar në “Top Story”, u shpreh se hetimi i Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion për çështjen e inceneratorëve dhe konkretisht për ish-Ministrin e Financave Arben Ahmetaj po ecën me hapa shumë të ngadaltë, në një proces me disa probleme.

22:50
“Më kujton Batistutën”, Mancini prezanton sulmuesin e ri të Italisë

Mateo Retegui është një nga surprizat e radhës së Roberto Mancinit te kombëtarja italiane.

22:49
Beteja e Ahmetajt në dy “fronte”, Çani: “Tigri” s’është përballur ende me akuzat!

Për gazetarin Arjan Çani historia e ish-ministrit Arben Ahmetaj me drejtësinë mund të shihet në dy këndvështrime; juridik dhe politikë.

22:33
Anila Hoxha: Si SPAK fshehu hetimin për fshehje pasurie nga Arben Ahmetaj!

Ish-ministri Arben Ahmetaj është vënë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për 3 akuza shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim i parave. Pork u ka ngecur çështja.

22:29
Muaji i shenjtë i Ramazanit, besimtarët myslimanë në të gjithë botën do të nisin agjërimin

Rreth një e katërta e popullsisë së botës do të nisin një ditë ndryshe më 23 mars, pasi lindja e diellit do ti gjejë duke agjëruar.

22:14
Parlamenti i Ugandës miraton projektligjin që dënon me burg të identifikuarit si LGBTQ, dënim me vdekje për disa vepra

Parlamenti i Ugandës ka miratuar një nga legjislacionet më gjithëpërfshirës kundër LGBTQ+ në botë. Aktet e të njëjtit seks ishin tashmë të paligjshme në Ugandë, por të martën mbrëma, ligjvënësit votuan për ndalimin e identifikimit si LGBTQ.

22:12
Inside Story/ Shqiptarët kanë 10 ministri në Maqedoninë e Veriut por nuk flasin shqip

Nga 20 ministra që ka kabineti i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, 10 prej tyre janë shqiptarë.

22:08
Inside Story/ Përplasje fizike për t’i vënë edhe në shqip emrin Muzeut të Tetovës

Pallati i kulturës në Tetovën me 80% shqiptarë, paradoksalisht mban emrin “Iljo Anteski”, një partizan, hero kombëtar i Maqedonisë së Veriut.

21:50
Inside Story/ Asimilimi nëpërmjet gjuhës! E vetmja shkollë shqipe në Manastir “flet” maqedonisht

Në shkollën 9-vjeçare shqipe “Goce Delçev” në Maqedoninë e Veriut, mësojnë shqip rreth 300 nxënës shqiptarë.

21:49
Fansat kritikojnë Elon Musk për komentin e pazakontë ndaj Taylor Swift: Qëndro larg prej saj (fotot)

Miliarderi Elon Musk ka marrë së fundmi kritika nga fansat e shumtë të Taylor Swift pas një serie postimesh të pazakonta ku ngacmon kantautoren amerikane.

21:48
Dzeko i thotë “Po” Interit, gati rinovimi me një vit

Edin Dzeko është gati që të rinovojë kontratën me Inter-in.

21:44
Inside Story/ Gjuha shqipe nuk zbatohet as në komunën e Tetovës me 80% shqiptarë

Në komunën e Tetovës më shumë se 80% e popullsisë është shqiptare, por shqiptarët janë të diskriminuar.

21:31
Inside Story/ Serb e maqedonas pronarë të Muzeut të Alfabetit, si u tjetërsua pronësia?

Muzeu i Alfabetit në Maqedoninë e Veriut nuk ka ende të zgjidhur çështjen e pronësisë.

21:24
Inside Story/ Pasardhësit e Qirjazëve nuk flasin më shqip, si u sllavizua familja e patriotëve

Në pazarin e Manastirit nuk ka asnjë biznes shqiptar të reklamuar. Kamera e “Inside Story” e cila ka ndjekur nga afër situatën, ka vënë re se i vetmi biznes me pronar shqiptar që ndodhej aty, nuk kishte mbishkrim fare.

21:18
Inside Story/ Muzeu i Alfabetit në Maqedoninë e Veriut prej një viti i mbyllur, nuk ka energji elektrike

Prej më shumë se një shekulli, që kur u shkëput nga trungu shqiptar më 1913, shqiptarët e Manastirit u vunë nën thundrën e dhunës, shpërnguljeve masive dhe asimilimit.

21:02
Haaland braktis Kombëtaren, Guardiola në panik

Erling Haaland është detyruar të braktisë grumbullimin me Kombëtaren. Bomberi i njohur ishte gati të jepte kontributin e tij te skuadra e Norvegjisë për takimet e eliminatoreve të Euro 2024 ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë.

21:00
Rama vizitë në Londër/ Takim me Rishi Sunak për gomonet, emigrantët dhe Rusinë

Kryeministri Edi Rama bëhet i pari kryeministër këto 30 vite që merr një ftesë zyrtare nga homologu i tij anglez.

21:00
Ish-truproja i Putinit arrestohet për ryshfet

Hetuesit ushtarakë rusë nisën një rast penal kundër gjeneralmajorit, Vadim Dragomiretsky, zëvendës komandant i distriktit qendror të Gardës Kombëtare të Rusisë, këtë të hënë, pasi ai u akuzua për marrje të ryshfetit.

20:56
Jo-myslimanët solidarizohen me agjëruesit e muajit të shenjtë të Ramazanit, ja disa nga rregullat që ndjekin

Jo-myslimanët e kanë kthyer tashmë në traditën e tyre solidarizimin me personat që agjërojnë në muajin e shenjtë të Ramazanit.

20:45
Fiks Fare/ Shkolla e Policisë, “përjashtohen” kandidatët mbi 30 vjeç, skualifikohen ekselentët

Në muajin shkurt 2023, Policia e Shtetit, njoftoi se janë hapur 300 vende vakante për punonjës policie. Kandidatët duhet të paraqiteshin deri më 15 mars pranë çdo drejtorie për të dorëzuar dokumentet.

20:35
Hetimet ndaj ish-presidentit Trump/ Republikanët akuzojnë Sorosin

Ndërsa ish-Presidenti Donald Trump përballet me mundësinë e ngritjes së akuzave penale ndaj tij lidhur me pagesat në emër të tij për të blerë heshtjen e një aktoreje filmash pornografikë gjatë fushatës së vitit 2016, republikanët thonë se rasti ka motive politike duke fajësuar si shpesh herë, George Sorosin.

20:26
“Mbajeni shënim”, CR7: Kampionati arab ndër 4-5 më të fortët në botë

Cristiano Ronaldo është rikthyer në kombëtaren portugeze.

20:03
Paralajmëron Shefi i NATO-s: Perëndimi duhet të përgatitet për të mbështetur Ukrainën në një luftë të gjatë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar se Vladimir Putin nuk ka plane të menjëhershme për paqe në Ukrainë, kështu që Perëndimi duhet të përgatitet për të ofruar ndihmë të armëve për Kievin për një kohë të gjatë.

19:53
Banane dhe kokainë/ U kap me lëndën narkotike, por prokuroria e shfajëson për evazion fiskal

Alba Exotis Fruits vazhdon të jetë nën sekuestro nga Gjykata e Posaçme, për shkak të ngarkesave me kokainë të fshehur në banane, por ndërsa SPAK nuk vërtetoi dot ekzistencën e grupit kriminal, një tjetër prokurori tentoi të provonte se për tregtinë e frutave ekzotikë kompania në fjalë kishte fshehur të ardhurat.

19:45
Deputetët në Uganda kalojnë ligjin e dënimit me vdekje për homoseksualët (fotot)

Grupe e të drejtave të njeriut dënuan ligjin që cakton dënim kapital dhe burgim të përjetshëm për sjelljet homoseksuale.

19:42
Banka Qendrore Amerikane drejt një rruge të pasigurt, rrit normën e interesit dhe krijon konfuzion në tregjet financiare

Banka qendrore e SHBA ka rritur sërish normat e interesit, pavarësisht frikës se masa mund të shtojë trazirat financiare pas një vargu dështimesh bankare të fundit.

19:39
“Na privohet e drejta e votës”/ Ankesa në KQZ: Janë 170 mijë persona me aftësi të kufizuar

E drejta e votës po ju privohet shqiptarëve me aftësi të kufizuara. Ky është shqetësimi i shprehur në takimin e  Partisë së personave me aftësi të kufizuara me sekretarin e KQZ, ku problematika kryesore lidhet me infrastrukturën zgjedhore që përjashton invalidët nga zgjedhjet.

19:37
Kurti: Oferta për asociacionin në përputhje me Kushtetutën, por është refuzuar nga Vuçiç/ Kundërshton opozita

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur i gatshëm të ofrojë një draft të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, por që ka refuzuar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

19:24
I përfshirë në organizatë kriminale, arrestohet zv.drejtori i Policisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar në Mal të Zi

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Policisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar, Dejan Knezheviç është arrestuar në një aksion të Departamentit Special të Policisë së Malit të Zi, pasi akuzohet për grup të strukturuar kriminal dhe vepra të tjera.

19:16
Indonezianët ofrojnë lutjet e Ramazanit për nisjen e muajit të shenjtë musliman (fotot)

Qindra muslimanë në kryeqytetin indonezian Xhakarta ofruan sot lutjet e mbrëmjes në xhaminë më të madhe të Azisë juglindore Istiklal, për të shënuar nisjen e muajit të shenjtë musliman të Ramazanit.

19:07
Muaji i shenjtë i Ramazanit, besimtarët myslimanë nisin nesër agjërimin

Rreth një e katërta e popullsisë së botës do të nisin një ditë ndryshe më 23 mars, pasi lindja e diellit do ti gjejë duke agjëruar.

19:03
22 ditë pas aksidentit tragjik, rifillojnë punën trenat në Greqi/ Përforcohet siguria në disa linja

Pas një pezullimi të transportit hekurudhor prej 22 ditësh për shkak të aksidentit më të madh të përplasjes së dy trenave me pasojë vdekjen e 57 pasagjerëve, Greqia ka filluar përsëri pjesërisht shërbimin e hekurudhave dhe trenat grekë rifilluan gradualisht funksionimin në disa prej linjave me masa të përforcuara sigurie.

18:55
Koreja e Veriut vijon provokimet, ngre raketat në mes të stërvitjeve të përbashkëta SHBA-Kore e Jugut

Koreja e Veriut ka lëshuar sërish ​​disa raketa lundrimi drejt Detit Lindor të mërkurën, çka përbën shfaqen e pestë më të fundit të aftësive të saj ushtarake gjatë stërvitjeve të përbashkëta 11-ditore midis SHBA-së dhe Koresë së Jugut.

18:52
Kreu i TikTok-ut pritet t’i thotë Kongresit se aplikacioni është i sigurt, nuk duhet ndaluar

Shefi ekzekutiv i rrjetit social TikTok, i përdorur në masë të madhe nga të rinjtë, planifikon t’i thotë Kongresit se kompania është e përkushtuar ndaj sigurisë së përdoruesve, mbrojtjes dhe sigurisë së të dhënave dhe të mos lejojë ndikimit të qeverisë kineze ndaj saj.

18:45
Ekzibicioni i felinëve të balsamosur në Paris hedh dritë mbi speciet e rrezikuara (fotot)

Madhështorë, të frikshëm por dhe të pambrojtur, specie të ndryshme felinësh të balsamosur po shfaqen në një ekzibicion në ‘Galerinë e Madhe të Evolucionit’ në Paris.

18:43
Princi William bën vizitë të fshehtë në 60 milje larg Ukrainës

Princi William ka bërë një udhëtim sekret në Poloni për të “falenderuar personalisht” trupat polake dhe britanike që mbështesin Ukrainën.

18:36
OKB: Një e katërta e popullsisë së botës pa ujë të pijshëm!

Një raport i publikuar në prag të konferencës së parë të OKB-së për ujin në më shumë se 45 vjet, thotë se 26% e popullsisë së botës nuk ka qasje tek uji i pijshëm i sigurt dhe 46% nuk kanë qasje tek elementet bazë të higjienës.

18:33
Të shtëna me armë zjarri në Karolinën e Jugut, 5 viktima mes të cilëve 3 fëmijë

Pesë persona, duke përfshirë tre fëmijë, janë gjetur të vdekur pas të shtënave me armë zjarri në një shtëpi në Karolinën e Jugut. Zyrtarët lokalë thanë për mediet amerikane se mes të vrarëve është edhe vrasësi i dyshuar.

18:28
Sylvinho nis të skicojë formacionin, çfarë provoi në stërvitjen e të mërkurës

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të hënës në Varshavë, përballë Polonisë vendase.

18:24
Prova më e madhe e udhëheqjes 20-vjeçare, muaji maj vendimtar për Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të përballet me provën më të madhe të udhëheqjes së tij 20-vjeçare në zgjedhjet e muajit maj.

18:18
​Presidentja Osmani: Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv kryesor i Kosovës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka zhvilluar takim me drejtorin në largim të ekipit këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade Joachim Hoppe dhe drejtorin e ardhshëm të NALT-it, gjeneral brigade Ralf Peter Hammerstein.

18:16
Ftesë në 5/ “Skuadra e byrekut” vs “skuadra e sultiashit”, i ftuari “tradhton” grupin, plasin të qeshurat

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u bë një ndarje ndryshe e të ftuarve në studio.

18:07
Ngrënia e pak frutave të thata çdo ditë, redukton sëmundjet e zemrës me 25%; studimi (fotot)

Studiues skandinavë thonë së fundmi se ngrënia e një mase të vogël farash apo fruta të thata çdo ditë mund të reduktojë sëmundjet e zemrës.

18:02
Një mbrojtës francez për Man. United, gati 50 milionë euro

Manchester United është në kërkim të përforcimeve dhe gjatë kësaj periudhe kanë qarkulluar shumë emra. Së fundmi Sportmail raporton se “Djajtë e kuq” janë fokusuar te qendërmbrojtësi i Monaco, Axel Disasi.

18:02
Uzuni para ndeshjes me Poloninë: Dua të shënoj gol në Varshavë

Kombëtarja e Shqipërisë po i vazhdon përgatitjet para ndeshjes së parë kualifikuese në kuadër të Kampionatit Evropian “Gjermani 2024” kundër Polonisë.

17:59
Ukraina nuk gjen qetësi! Kiev, sulmet ajrore vrasin shtatë persona në një shkollë

Ukrainasit nuk kanë gjetur qetësi, pasi janë goditur nga sulme ajrore me dronë rusë të cilat vranë shtatë persona në një shkollë profesionale në Kiev.

17:53
“Nuk kishin shije të mirë ushqimet e Putinit?” Delegacioni kinez nuk i reziston dot pulës së skuqur amerikane, porosit ushqim në KFC (VIDEO)

“Dhjetëra” çanta me ushqime të KFC-së u dërguan në hotelin me pesë yje ku po qëndron aktualisht presidentit kinez Xi Jinping në Moskë pas bisedimeve produktive me Vladimir Putin.

17:48
Ministria e Financave informon publikun: Të gjitha procedurat në harkun kohor 2022-2023 janë në përputhje me ligjin

Ministria e Finacave dhe Ekonomisë ka reaguar në lidhje me akuzat që i janë bërë nga opinion publik, në lidhje me disa procedura të kryera nga institucione publike në harkun kohor 2022-2023.