“Tapë” në timon, nuk i ndalon efektivëve duke u rrezikuar atyre jetën, arrestohet 42-vjeçari në Lushnjë

23/03/2023 10:33
Foto Ilustruese

Një 42-vjeçar është arrestuar në Lushnjë pasi nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar.

Policia thotë se 42-vjeçari V. K., ka qenë duke drejtuar makinën në gjendje të dehur dhe nuk i ka ndaluar efektivëve, por është larguar me shpejtësi duke u rrezikuar atyre jetën.

Pas ndjekjes 42-vjeçari është kapur në fshatin Thanasaj, Lushnjë, ku pas testimit rezultoi se ai e drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por shtoi shpejtësinë, duke u rrezikuar atyre jetën, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin V. K., 42 vjeç, banues në Peqin, pasi gjatë natës, në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, duke drejtuar automjetin, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi, duke u rrezikuar atyre jetën.

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale dhe ndjekjes nga shërbimet e Policisë, 42-vjeçari është kapur në fshatin Thanasaj, Lushnjë. Pas testimit me aparatin alkool-testues, rezultoi se shtetasi V. K. e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.”- njofton policia.

Top Channel