“Blindohet” Napoli, Italia në alarm për huliganët anglez

23/03/2023 09:39

Itali-Angli është kryesfida e mbrëmjes, me takimin që do të luhet në Napoli.

2500 tifozë anglezë pritet që të jenë sontë në stadium dhe vendasit kërkojnë të evitojnë çdo trazir.

1.000 policë do të jenë të angazhuar në terren, plus njësitë e policisë bashkiake që gjithashtu do të jenë të gatshëm për çdo situatë.

Në qytetin e Napolit është ndaluar shitja e pijeve alkoolike që prej orëve të para të mëngjesit dhe dyqanet pranë stadiumit nuk do të hapen.

Top Channel