“Më kujton Batistutën”, Mancini prezanton sulmuesin e ri të Italisë

22/03/2023 22:50

Mateo Retegui është një nga surprizat e radhës së Roberto Mancinit te kombëtarja italiane.

Trajneri ftoi sulmuesin e lindur në Argjentinë, i cili aktivizohet me Tigre.

Kemi shumë kohë që e ndjekim, për fat të mirë përgjigja e tij ishte e menjëhershme dhe pozitive”, u shpreh Mancini në lidhje me 23-vjeçarin.

Retegui zgjodhi origjinën e prindërve të tij dhe po e pret me padurim debutimin me fanellën e katër herë kampionëve të botës.

“Ai është një qendërsulmues klasik, shoh që shumë e krahasojnë me Denisin. Më kujton Gabriel Batistutën kur sapo mbërriti në Itali. Po flasim për një djalë të ri, i cili ka nevojë për kohë për t’u përshtatur.

Gjithsesi, unë jam i bindur se Retegiut nuk do i duhet shumë kohë për t’u përshtatur dhe integruar në kombëtaren italiane”, deklaroi Mancini.

Italia është pjesë e grupit C në eliminatoret e Euro 2024. Të kaltrit do të sfidojnë Anglinë, Ukrainën, Maqedoninë e Veriut dhe Maltën.

Takimi i parë do të luhet ndaj “Tre Luanëve” të Southgate në “Diego Maradona” të Napolit (23 mars). Pas tri ditësh transferta me Maltën, takime që do t’i ndiqni në SuperSport.

Top Channel