Qëllohen me armë zjarri dy administratorë shkolle nga një nxënës në Kolorado

23/03/2023 10:42

Dy administratorë në një shkollë të mesme në Kolorado u qëlluan nga një student i cili më pas u largua nga vendi i ngjarjes, ka deklaruar policia.

Pas të shtënave, policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes në shkollën e mesme Lindore në Denver.

Kaosi filloi kur një studenti me probleme të sjelljes po i kontrollonin çantën e shpinës përpara se të hynte në shkollë.

“Si pjesë e një plani sigurie, ata po i nënshtroheshin një kontrolli. Gjatë atij kontrolli, u gjet një armë dhe studenti qëlloi disa herë administratorët. I dyshuari u largua nga shkolla në këmbë. Por ne e dimë se kush është ai individ dhe një kërkim është duke u zhvilluar”, tha shefi i policisë së Denverit, Ron Thomas.

Shefi i policisë tha se vrasësi e ka ende armën e përdorur në të shtënat. Dy personat e plagosur janë shtruar në spital, ku njëri prej tyre është në gjendje të qëndrueshme dhe tjetri i është nënshtruar një operacioni urgjent në gjendje kritik.

Top Channel