Një automjet tip “Mercedes Benz” është përfshirë nga flakët në qendër të qytetit të Durrësit mëngjesin e kësaj të enjteje.

Automjeti ka qenë në lëvizje kur është përfshirë nga flakët, në rrugën përbri sheshit “Liria” ku ndodhet dhe qendra administrative e Durrësit.

Drejtuesi i mjetit ka zbritur menjëherë nga automjeti, ndërsa mbërritja e zjarrfikësve ka vënë në kontroll zjarrin.

Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende, por dyshohet për ndonjë defekt teknik.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel