Princi William ka bërë një udhëtim sekret në Poloni për të “falenderuar personalisht” trupat polake dhe britanike që mbështesin Ukrainën.

Princi i Uellsit vizitoi bazat ushtarake në Rzeszow, 60 milje nga kufiri me Ukrainën – anëtari më i afërt i familjes mbretërore ka ardhur në luftë.

Për arsye sigurie, vizita u mbajt e fshehtë derisa princi u largua nga baza.

Princi William u takua me ministrin polak të mbrojtjes dhe trupat e Forcave të Mbrojtjes Territoriale Polake për të mësuar rreth mbështetjes që po i japin Ukrainës, duke vlerësuar “pasionin” dhe “vendosmërinë e tyre për të mbrojtur liritë tona të përbashkëta”.

Top Channel