Kryeministri Edi Rama i propozoi Presidentit të Republikës emërimin e Vlora Hysenit në krye të Shërbimit Informativ Shqiptar. Ngjarja “trazoi” Tiranën, pasi u pa si këshilltarja e Kryeministrit që vendoset në postin më të rëndësishëm të kundërzbulimit në vend.

Duke komentuar këtë çështje në emisionin “Top Story” me Grida Dumën, gazetari Arjan Çani ka bërë një lexim më ndryshe të situatës, duke sjellë në qendër të vëmendjes takimin mes ambasadores amerikane Yuri Kim dhe Presidentit Bajram Begaj nga Liqeni pak ditë më parë.

Sipas Çanit, është e mundur që dyshja të kenë dalë për të diskuar të lirë, larg “çimkave” të vendosura në zyrën e Presidentit pikërisht për këtë çështje. Por pyetja është, thotë gazetari, çfarë i kërkoi Kim – Begajt?!

Pjesë nga biseda:

Nesturi: Nuk e njoh, nuk kam nonjë të dhënë për këtë, as nuk më kanë dhënë nonjë informacion Çani. Bile nuk e kam ditur më herët që qenka edhe këshilltare e kryeministrit Rama.

Duma: Këshilltare e Jashtme?!

Nesturi: Nuk e di… por ka mundësi që edhe të jetë.

Duma: Ka shumë rrezik me këta të Jashtmit.

Çani: Ka qenë Këshilltare e Jashtme para se të bëhej e SHISH-it.

Nesturi: Nuk është bërë, nuk është bërë… Është Këshilltare e Jashtme. E dekreton Presidenti.

Çani: Se meqënse hapët muhabetin, unë kam dëgjuar edhe tjetrën por kjo është komplet… Duhet me prit. Thonë që Begaj ka ndërkohë shumë presion që të mos e dekretojë.

Nesturi: Çdo gjë është e hapur, është në dorën e Begajt, do të shohim si do shkoj.

Çani: E mbani mend para nja dy ditësh Yuri Kim doli dhe bënte xhiro me presidentin nga Liqeni. Grida…

Duma: Si ishte kjo?

Çani: Besoj se e keni parë atë lajmin apo jo? Doli edhe në media.

Nesturi: E pash.

Duma: Yurit i ka dalë foto…

Çani: Foto dhe video, është lajmi që kanë parë të gjithë njerëzit. Tani unë kot them, nuk iu bëri përshtypje se çkërkon Ambasadorja Amerikane me Presidentin e Republikës nga Liqeni?!

Duma: Hajde na thuaj si e lexon…

Çani: Tani këtu s’do bëhem Alfred Cako sepse ai do të ishte brilant, por njerëz të tij thonë se një bisedë shumë e rëndësishme është bërë dhe nuk mund të bëhej dot në një zyrë të mbyllur se përgjohej. Sokol kam të drejtë apo jo?

Harizaj: Tek niveli i përgjimit po, për pjesën tjetër pastaj nuk kam çfarë të të them.

Duma: Pra prapë lidhen gjërat… Përgjohet këtu çdo gjë thoni ju, madje edhe në zyrë të presidentit.

Çani: …dhe detyrohet Presidenti tani, të bëjë xhiro me Yuri Kim vetëm që të mos përgjohet. Pyetja është çfarë i tha Yuri Kim Presidentit?!

Top Channel