Banka e Anglisë vendos rritjen e normës së interesit për herë të 11-të në 18 muaj

23/03/2023 08:17

Banka e Anglisë pritet të rrisë normën e interesit për herë të 11-të në më pak se 18 muaj pas rritjes me ritme të shpejta të inflacionit. Ajo pritet të shpallë vendimin e saj deçiziv në mesditë, ndërsa përpiqet të pajtojë perspektivën e dobët ekonomike të Mbretërisë së Bashkuar dhe një krizë ndërkombëtare bankare.

Tregjet financiare presin gjerësisht një rritje prej 0.25 % në 4.25%. Çdo rritje e normës së Bankës do të ishte pjesë e një sërë masash për uljen e inflacionit, por në mënyrë të pashmangshme do të rriste presionin mbi shumë njerëz, veçanërisht mbi mbajtësit e hipotekave, tashmë të ndrydhur nga kriza e kostos së jetesës.

Shumë ekonomistë besonin se Banka e Anglisë do të ndalonte rrjedhën e saj të rritjes së normave të interesit pasi inflacioni dukej se po lehtësohej në mënyrë të qëndrueshme.Mirëpo, të dhënat e publikuara dje treguan se inflacioni u rrit në 10.4% nga 10.1% në shkurt.Inflacioni arriti në 11.1% në nivelin më të lartë të 41 viteve në tetor.

Rezerva Federale e SHBA rriti normën e saj kryesore me një 0.25 % të mërkurën, me predispozitën të ndalonte rritjet e mëtejshme. Banka Qendrore Evropiane gjithashtu rriti tre normat e saj kryesore të interesit me 50% bazë javën e kaluar, pavarësisht trazirave të tregut financiar që përfshiu Credit Suisse dhe kolapsit të Silicon Valley Bank.

Megjithëse për një pjesë të rritjes së inflacionit përgjegjësia mund t’i lihet faktorëve potencialisht të njëpasnjëshëm si mungesa e perimeve të shkaktuara nga moti i ftohtë në Spanjë dhe Afrikën e Veriut, masat themelore të inflacionit që monitoron Banka e Anglisë gjithashtu u rritën.

Banka e Anglisë ishte banka e parë qendrore e madhe që filloi të rrisë normat e interesit në dhjetor 2021. Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andreë Bailey, tha prerë se banka qendrore ishte gati të vepronte me forcë nëse perspektiva sugjeronte presione të vazhdueshme inflacioniste.

Ekonomisti i ING James Smith tha se ai priste që çdo rritje e normës të enjten do të ishte e fundit në drejtimin e Bankës së Anglisë.

“Duke supozuar se të dhënat më të gjera të inflacionit vazhdojnë të tregojnë për një lehtësim të presioneve të gazsjellësit, atëherë ne dyshojmë se komiteti do të jetë i kënaqur me ndalimin deri në kohën e takimit të ardhshëm në maj,” tha zoti Smith.

Top Channel