Gazetari Arjan Çani insiston në idenë se beteja e Ahmetajt zhvllohet në dy fronte, juridik dhe politik.

I ftuar në “Top Story” me Grida Dumën, Çani tha se Ahmetaj është “peshk i vogël” sepse nuk ka asnjëlloj peshe elektorale, sidoqoftë lufta ndaj tij është politike sepse shkeli në dërrasë të kalbur kur kërcënoi Ramën në publik.

Pjesë nga debati:

Duma: Le ta vijojmë si zinxhir të logjikës tënde. Më mirë të jetë koka e situatës i ndëshkuar dhe dënuar apo një si Alda Klosi.

Çani: Grida, unë preferoj më mirë “100 të fajshëm në liri sesa një të pafajshëm në burg”. Kjo është universale për një njeri që do të mbrojë te drejtën. Duhen gjetur prova për dënimin e “peshqve” të mëdhenj. Nëse gjenden prova për Alda Klosin, le të gjenden edhe për “peshqit e mëdhenj”. Sepse pastaj kemi të bëjmë me një dënim politik.

Duma: Pikërisht, këtë jemi duke diskutuar.

Çani: Deri në këto momente unë nuk mund ta them këtë gjë dhe as ti nuk mund ta thuash. Nuk e di kush mund ta thotë.

Duma: Që dmth…

Çani: Përderisa ne jemi përballë një tendence që SPAK-u po avancon ngadalë, kemi vetëm disa prova e-maili të Klodian Zotos, hoteli, udhëtimet etj. etj… por nuk kemi asnjë akuzë për inceneratorët, jemi ende në fazën e dyshimeve. Nëse më pyet “Arjan pse ndodh kjo?”- unë të them që është politike. Arben Ahmetaj për mua ka shkelur diku në një dërrasë të kalbur në raport me eprorin e vetë.

Vetëm deklarata që ka bërë me “Ramsin” kur tha: “Unë i këshilloj të bëjë kryeministrin jo gjykatësin sepse gjykatësi nuk është kaq e thjeshtë për t’u bërë, “Ramsi” iu përgjigj: “Shqyqyr që jam kryeministrër sepse po të isha gjykatës do të ishte shumë më keq për ca e ca”. Direkt atë ditë kontroll në Hamallaj.

Duma: Ky është që interpretimi i asaj shprehje…

Çani: Problemi është këtu Grida, ne jemi duke parë peshqë të vegjël sepse…

Duma: Zv. Kryeministri nuk është peshk i vogël tashmë, le të biem dakord.

Çani: Është o është… I vogël është në nivel elektoral, nuk ka vlerë fare. Ama “dora” ai ka pasur, të merr ty, më merr mua, merr Anilën. Nuk ka asnjë vlerë pse ne jemi zv.kryeministër sot. Me “dora” flas për “të gjatin”, “Sulltanin”.

Duma: Ta garantoj që të zgjidhesh zv.kryeministër një farë kontributi duhet ta kesh.

Çani: Prandaj të thash, i ka bërë shërbimet apo jo? Ajo që po ndodh në SPAK do të na i provojë këtë gjë. Pra, Ben Ahmetaj, “Tigri” ka shkelur në dërrasë të kalbur apo jo? Unë mendoj që po, ka shkelur sepse po të mos të shkelte nuk do të shkonte puna deri këtu.

Vlen të theksohet se, Arben Ahmetaj është nën hetim nga SPAK për 4 akuza të rënda; shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe përfitm të paligjshëm të interesave. SPAK ka bashkuar dy procedime ndarjen e fraksionit për inceneratorin e Elbasanit ku po hetohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion dhe pastrim parash pas kallëzimit qe i është bërë për vilën në Hamallaj. Sa i përket pasurisë SPAK ka marrë në pyetje shumë persona mes të cilëve edhe ish bashkëshorten e socialistit. Kjo e fundit ka ka deklaruar se ka në pronësi vetëm shtëpinë në ish bllok, sakaq vila në Palasë nuk është e saja.

Top Channel