Ylli Gurra: Agjërimi një “kurë” shëndetësore, kush nuk duhet të agjërojë

23/03/2023 11:26

Në emisionin “Wake Up” në Top Channel ka qenë i ftuar ish-myftiu i Tiranës Ylli Gurra i cili ka folur për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Në emisionin “Wake Up” në Top Channel ka qenë i ftuar ish-myftiu i Tiranës Ylli Gurra i cili ka folur për muajin e shenjtë të Ramazanit. Ai ka treguar se agjërimi është një kurë shëndeti për të gjithë ata që agjërojnë dhe kjo është edhe e provuar shkencërisht. Ata që përjashtohen nga mbajtja e Ramazanit janë njerëzit që janë të moshuar, ata që udhëtojnë dhe gratë me specifika të ndryshme si lindja etj.

Enxhi Nasufi: Gjithnjë e më shumë dëgjojmë njerëz të cilët vendosin të agjërojnë përgjatë muajit të Ramazanit për arsye shëndetësore. Pra do donim të dinim cilat janë benefitet dhe vlerat e agjërimit përsa i përket anës shëndetësore dhe nga ana tjetër kush është kategoria e njerëzve që nuk mund të agjërojnë po ashtu për arsye shëndetësore?

Ylli Gurra: Agjërimi jo vetëm një islam por në të gjitha religjionet ka shumë dimensione, një nga dimensionet është dhe dimensioni përveç atij social , juridik apo dhe fetare dhe shpirtëror është edhe dimensioni shëndetësor. Pra nga pikëpamja e shëndetit është jashtëzakonisht i sugjeruar dhe i provuar tashmë. Mundësitë janë më të shumta sesa vitet e para apo dekada më përpara, provimi i efekteve pozitive që ka agjërimi, ky vetëkontroll me vetëpëlqim dhe me bindje dhe me vullnetin e cilitdo prej nesh për ta mbajtur përgjatë një muaji.

 Doktorët dhe mjekët janë më të drejtë që mund të flasin për këtë, por janë provuara, ka shumë lehtësi me organizmin, pra qoftë nga ngarkesa e kolesterolit apo yndyrat, por ajo çka e bën agjërimin e veçantë është kur. Po të shikoni dikush që sëmuret, pra qoftë nëse do të shtrohet në spital apo në qoftë se do të mjekohej në shtëpi, i gjithë fillimi i efektit, përmirësimit është tek ajo disiplina e orareve . Pra në mëngjes është ushqimi apo mjekimi, në drekë nëse ka të tillë dhe pasdite.

Edhe brenda 10 ditëve natyrisht personi ka një përmirësim të dukshëm të shëndetit. Agjërimi këtë e bën tek cilido person në mënyrë aq të lirshme dhe të vullnetshme. Ndikimet vijnë dhe nga kjo sepse janë orare të caktuara. Orarin e çeljes nuk mund ta bësh më përpara, kurrsesi jo. Është në mënyrë kaq ekzakte.

Enxhi Nasufi: Dhe cilët nuk mund të agjërojnë nëse kanë probleme?

Ylli Gurra: Të përjashtuar apo të lehtësuar nga mos agjërimi janë moshat e treta, janë dhe zonjat që kanë specifikat e tyre, ndoshta lindja etj me radhë dhe pastaj janë dhe udhëtarët.

Top Channel