E diel, 13 Maj 2018
09:24
Pitt dhe Aniston kthehen bashkë, duan fëmijë. “Çmendet” Angelina

Brad Pitt dhe Jennifer Aniston i thanë lamtumirë njëri-tjetrit në vitin 2005. Pas dështimit të martesave të tyre me Angelina Jolie dhe Justin Theroux, thuhet se aktorët e famshëm kanë rifilluar të takohen, të paktën sipas disa mediave amerikane.

09:03
Protestë e femrave në Festivalin e Filmit në Kanë (Foto)

Dhjetëra yje femra të kinematografisë protestuan në Festivalin e Filmit në Kanë kundër diskriminimit gjinor në industri.

08:39
“Neymar qëndron te PSG me 2000%”

Pasi festoi titullin kampion të Paris Saint Germain në Francë, Presidenti i klubit francez, Nasser Al Khelaifi, u pyet për të ardhmen e Neymar.

08:25
Sulme ndaj kishave në Indonezi, të paktën 11 të vdekur

Kamikazë, të frymëzuar me shumë gjasë nga Shteti Islamik, kanë sulmuar 3 kisha në qytetin e dytë më të madh të Indonezisë, Surabaya, duke u marrë jetën të paktën 11 njerëzve, e duke lënë të plagosur rreth 40 të tjerë, në sulmet që ndodhën në një hark kohor prej disa minutash nga njëri-tjetri.

02:55
“Brooklyn 9-9”, seriali shpëtohet nga fansat

Rrjeti televiziv amerikan NBC mbërtheu me shpejtësi serialin “Brooklyn 9-9”, vetëm një ditë pasi rivali Fox lajmëroi se do të anulonte shfaqjen tejet të suksesshme humoristike.

00:48
Izraeli fiton Eurovizionin e 3 shqiptarëve. Bushpepa në vendin e 11

Izraeli është fituesi i Eurovision 2018. Këngëtarja Netta, me këngën “TOY” triumfoi në mbrëmjen spektakolare. Ndërkohë, ky do të mbahet mend edhe si Eurovizioni i 3 shqiptarëve.

E shtunë, 12 Maj 2018
23:50
Vazhdon eksplorimi, NASA dërgon helikopter në mars

Dërgimi i njeriut në mars është ende larg, por NASA ka vendosur që të krijojë një ambient sa më familjar në planetin e për udhëtarët e ardhshëm.

23:20
“Më falni që ju dërgova në jetimore”, babai i penduar i kërkon falje djemve të tij

Një histori tepër prekëse dhe plot emocione u transmetua në “Dua të të bëj të lumtur”. Pas humbjes së bashkëshortes nga një sëmundje e rëndë, Osmani i mbetur i vetëm me dy djemtë e tij të mitur, ku i kërkoi falje djemve që nuk mundi t’iu shpëtonte të ëmën.

23:16
Reali, “i frikshëm” drejt finales së Champions

Reali i Madridit e ka mbyllur me fitore sezonin në ‘Santiago Bernabeu’, ku mposhti me rezultatin tenistik 6-0 Celta Vigon.

23:11
Eleni dhe Ermal Meta i “vënë zjarrin” Lisbonës

Një performancë e jashtëzakonshme! Shqiptarja Eleni Fureira, me flamurin e Qipros, “dogji” skenën e “Altice Arena” në Lisbonë.

22:56
Inter dorëzohet përballë 70 mijë tifozëve!

Mbi 70 mijë tifozë u larguan jashtëzakonisht të zhgënjyer nga ‘San Siro’, me Interin e Spallettit që hodhi poshtë në mënyrë të pabesueshme një mundësi të artë për të synuar kualifikimin në zonën Champions.

22:45
Tirana për turistët, të vetmit që vizitojnë muzetë, por jo të gjitha janë të hapura

Tirana vizitohet shumë nga turistët e huaj që zgjedhin të udhëtojnë një ditë apo më shumë në Shqipëri.

22:41
U largua në Afganistan me mision, djali i kërkon falje babait dhe i bën surprizën e jetës

Dashuria dhe mirënjohja e një djali ndaj babait të tij, ishte historia e rradhës që u trajtua në programin “Dua të të bëj të lumtur”. Nëntogeri i ushtrisë shqiptare, Beksi kishte vendosur të surprizonte babin e tij, Sabriun, duke i festuar në program 70 –vjetorin e lindjes.

22:20
Drejtori i paraburgimit surprizon vartësin, i merr në punë vajzën me aftësi ndryshe

Historia e dytë që u trajtua mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte historia e Skënderit, i cili pas 22 vitesh në polici do të dalë pas pak kohësh në pension.

22:14
Arrestohet vajza shqiptare në Selanik, u kap 5 kg heroinë

Një vajzë shqiptare u arrestua në mesditën e së shtunës në Kilkiz të Selanikut.

22:10
Bushpepa, performancë rrëqethëse në Eurovision…!

Ethet e finales së Eurovisionit kanë mbërthyer miliona shikues përpara ekraneve. Për herë të parë në finale janë tre shqiptarë, të cilët janë gjithashtu mes pretendentëve.

22:02
Sulm me thikë në zonën e operës në Paris, policia vret autorin

Një person u vra dhe disa të tjera u plagosën si pasojë e një sulmi me thikë në Paris. Agresori, i cili nuk është identifikuar, u eliminua fizikisht nga policia.

21:34
Pas 5 vitesh dalin nga shtëpia, historia e bullizmit që la pa shkollë dy vëllezërit

Dy vëllezër që prej pesë vitesh janë ngujuar në shtëpi për shkak të bullizmit, kanë dalë për herë të parë prej saj për të rrëfyer në programin “Dua të të bëj të lumtur” dramën e tyre.

21:33
Shtohen turistët e huaj në bregdetin e Durrësit

Edhe pse sezoni turistik nuk është çelur ende zyrtarisht, në Durrës dhe hotelet buzë Adriatikut kanë mbërritur shumë turistë të huaj.

21:30
Vendimi i Gjykatës për Tahirin, ambasada e SHBA: Pandëshkueshmëria ka marrë fund

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka reaguar me anë të një deklarate për masën “arrest shtëpie” të dhënë për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

21:26
Në pritje të 3 shqiponjave në Lisbonë…

Ethet e finales së Eurovisionit kanë mbërthyer miliona shikues përpara ekraneve. Për herë të parë në finale janë tre shqiptarë, të cilët janë gjithashtu mes pretendentëve.

21:16
Bombardues rusë pranë brigjeve të SHBA

Dy avionë bombardues rusë “TU-95” janë diktuar nga avionët amerikanë US F-22 pranë brigjeve të Alaskës, në territor ndërkombëtar, sipas Komandës Amerikane të Mbrojtjes Ajrore.

20:58
“Gjurmë Shqiptare”: Dama e lashtë që mahnit Europën

A ka patur një komplot për të vrarë Gjergj Kastriotin siç thonë disa autorë?

20:51
Basha: E paralajmëruam. Loja Rama-Tahiri vazhdon

Për kreun e PD, Lulzim Basha masa arrest shtëpie për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri është nuk është vendim i drejtësisë, por vendim politik i Edi Ramës.

20:42
Historia e njërës nga ato! Ish-prostituta tregon si i shpëtoi skllavërisë

Në disa qendra jetojnë vajza, të cilat i kanë shpëtuar skllavërisë si punonjëse seksi. Njëra nga ato tregon sesi në moshën 14-vjeçare ra pre e trafikimit të qenieve njerëzore.

20:29
Takimi i ndërmjetësuar nga Nimetz, Tsipras-Zaev do të takohen më 17 maj në Sofje

Lajmi më i rëndësishëm që ka dalë pas takimit prej 6 orësh të dy ministrave të Jashtëm të Greqisë dhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, në praninë edhe të negociatorit të posaçëm të OKB-së, Matthew Nimetz, ka qenë se në samitin e lartë të BE-së më 17 maj në Sofje do të takohen dy kryeministrat Tsipras dhe Zaev, për të biseduar për çështjen e emrit të fqinjit verior të Greqisë.

20:16
Dëme nga zhvlerësimi i euros, shkak turizmi dhe paratë informale. Ekspertët: Të ndërhyjë Banka

Ekspertët i kërkojnë Bankës së Shqipërisë të ndërhyjë për të mos lejuar zhvlerësimin e shpejtë të euros.

19:55
Masa për Tahirin, Kryemadhi: Drejtësia vdiq! Padrejtësia është përballë popullit

“E kisha thënë! Rilindasit janë bërë shumë të parashikueshëm!”

19:34
Artistët londinezë satirizojnë botën moderne

John Holcroft është një karikaturist nga Anglia, i cili krijon art të thjeshtë, të bazuar në stilin e viteve 50, për të trajtuar çështje serioze të jetës moderne.

19:32
Masa për Tahirin, reagon Rama: Proces i drejtë, larg ndikimeve politike

Pas dhënies së masës arrest me shtëpie për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri ka ardhur edhe reagimi i Kryeministrit Rama.

19:25
Rroba banje njëtrupëshe, më seksi se bikinit

Bikinit nuk janë i vetmi model rrobash banje që i tregon vajzat seksi në plazh.

18:55
Tahiri në “arrest shtëpie”, Prokuroria kërkoi “arrest me burg”

11 maji ishte një ditë e ngarkuar për prokurorët e dosjes “Tahiri”. Siç thonë burimet, ata kanë kërkuar masën “arrest me burg” në mungesë për shtetasin Saimir Tahiri.

18:42
Deti nxjerr në breg krijesën misterioze

Një krijesë gjigante misterioze ka dalë në breg të detit në një plazh në Filipine, duke shkaktuar frikë te banorët, të cilët mendojnë se është një shenjë se një katastrofë natyrore është duke ardhur në zonë.

18:28
Tifozët i vënë flakën stadiumit, skuadra ra në kategorinë e dytë – FOTO

Pas disa vitesh radhazi “përpëlitjeje”, Hamburgu i këtij sezoni ishte një dështim total duke zyrtarizuar rënien në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.

18:13
“Paqja” politike nuk ndikon punën e NORAD

Shumë ka ndryshuar në gadishullin korean në pak muaj. Kërcënimet për zjarr dhe furi tashmë janë zëvendësuar nga shtrëngimi i duarve dhe optimizmi.

17:46
Ndeshjet e mbijetesës, të dielën edhe sfidat për Europën

Këtë të diel do të luhen ndeshjet e javës së 34 të Kategorisë Superiores ku në lojë tashmë është vetëm mbijetesa dhe Zona Evropiane. Skënderbeu do të luajë me Teutën që kërkon qëndrimin në Superligë. Trajneri Daja konfirmoi se do të bëjë rotacione për këtë ndeshje sigurisht pa e nënvlerësuar atë.

17:25
Tirana mbushet me ngjyra! – FOTO

Tirana është mbushur me ngjyra ditën e sotme. Është mbajtur për herë të parë në vendin tonë “Colour Day Festival”.

17:24
Dortmund e Hoffenhaimi në Champions, Hamburgu bie nga kategoria

Bundesliga gjermane uli siparin me ndeshjet e javës së 34-t, të cilat u zhvilluan të gjitha pasditen e sotme në orën 15:30. Me titullin kampion që Bayerni e kishte hipotekuar disa javë përpara, sot u dhanë verdiktet mbi skuadrat që do të luajnë në kompeticionet europiane dhe ato që do të zbresin në Bundesligën e dytë.

17:16
‘Football Leaks’, zbulohen shpërblimet stratosferike për klubet dhe futbollistët

Vitet e fundit në merkaton e transferimeve në futboll janë shpenzuar shifra marramendëse për lojtarë të ndryshëm. Football Leaks ka zbuluar shpesh detaje që nuk janë publikuar nga klube të ndryshme, në momentin që kanë siguruar shërbimin e një futbollisti të caktuar. Këtë radhë janë zbuluar detajet e kontratave të lojatërve të tillë si Morata, Sanchez, Van Dijk, Salah dhe Lukaku.

16:52
Në flakë nënstacioni elektrik në Përmet – VIDEO

Nënstacioni elektrik në Përmet është përfshirë nga flakët ditën e sotme.

16:23
Futbollisti i Premier League zbulon se është biseksual

Mediat angleze kanë treguar historinë e një futbollisti Top Player në Premier League, që ka pranuar se është biseksual.

16:12
Vonesa në urbanin e Yzberishtit, qytetarët nuk paguajnë biletën

Pasditen e së shtunës, disa qytetarët protestuan në një prej autobusëve të linjës së Yzberishtit duke refuzuar të paguajnë biletën pasi kishin pritur 1 orë në stacion.

16:08
Në Spanjë dominon Hamilton, pole position i Mercedes

Duhej të ishte hera e parë e Sebastian Vettel, por suprizën e ka bërë Hamilton, që për të tretin vit radhazi shkon në pole position në Barcelonë dhe për të dytën herë në këtë sezon. Në krah të tij niset shoku i skuadrës Bottas.

15:41
Para samitit me Trump, Koreja e Veriut nis çmontimin e vendit të testeve bërthamore

Koreja e Veriut ka bërë të ditur se do të çmontojë vendin e saj të testeve bërthamore, dhe lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve vendase, KCNA.

15:24
Horror në SHBA, binjakët gjenden të vdekur, ishin harruar në makinë

Një ngjarje horror ka ndodhur në Chesterfield në Virginia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku binjakët 5 muajsh, djalë dhe vajzë janë gjetur të vdekur në një makinë, në temperatura të larta.

15:10
Mësim me tablet, projekti në pak shkolla. Fondi është përdorur i gjithi

Një nga premtimet e Edi Ramës në qershor të vitit 2013, disa ditë përpara zgjedhjeve qendrore, ishte pajisja e të gjitha shkollave të mesme dhe 9-vjeçare me tableta elektronike.

15:10
Hotelet i zënë të huajt, prenotohen 70 % e dhomave në Vlorë

Ndërkohë që mbrëmjen e djeshme qyteti i Vlorës ka çelur zyrtarisht sezonin turistik, edhe operatorët turistikë po bëjnë përgatitjet e fundit për të pritur turistët.

15:09
Rreziku nga sëmundja e “Plasjes”, vaksinimi nuk ka nisur

Sëmundja e antraksit tek kafshët, e njohur si plasja, parandalohet me vaksinim, 1 herë në vit atje ku kafshët janë të shëndetshme dhe 3 herë në vit në fshatrat apo vendet, ku ka patur kafshë të sëmura.

15:07
300 mln euro borxh me Eurobond/ Plani i qeverisë, në tre vite do marrë 500 milionë euro

Qeveria do të dalë sërish në tregjet ndërkombëtare për të marr borxh përmes emetimit të një eurobondi të ri. Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e fundit një vendim, i cili i hap rrugën ministrisë së Financave të nis procedurat për huamarrjen.

15:07
Vetting edhe në futboll? Duka i kërkon takim Arta Markut

Në periudhën më të nxehtë të vetingut në drejtësi, me krijimin e një imazhi edhe të mirëfunksionimit të organeve të këtij sektori, presidenti ti Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka vendosur t’i shtrijë dorën e bashkëpunimit kryeprokurores së përgjithshme të përkohshme znj. Arta Marku, për të luftuar sëbashku fenomenet korruptive të futbollit shqiptar.

14:34
Islanda zbulon listën e futbollistëve që do të udhëtojnë në Rusi

Islanda është gati për Botërorin e Rusisë. Trajneri Hallgrimsson ka publikuar listën përfundimtare të futbollistët që do të luajnë në evenimentin më të rëndësishëm futbollistik.

14:32
Plagosën biznesmenin, në kërkim tre vëllezërit

Tre vëllezër nga Shkodra kishin çuar mjetin e tyre në një servis në Vaun e Dejës dhe duket se mosmarrëveshjet me pronarin e servisit kanë qenë fillesa e konfliktit, ku më pas ata kanë plagosur me armë 43-vjeçarin.

14:28
Roma, ki kujdes! Spalletti kërkon të të rrëmbejë Florenzin

Interi po has shumë vështirësi në blerjen përfundimtare të Cancelos. Portugezi që është në pronësi të Valencias, kushton 35 milionë euro, shifër që konsiderohet e lartë për arkat e klubit zikaltër, kështu që te Interi kanë filluar të mendojnë për alternativat e tij.

14:19
Pep Guardiola bllokon largimin e Sterling

Raheem Sterling ka një kontratë me Manchester city deri në vitin 2020 dhe së fundmi emri i tij është përmendur shpesh në zërat e merkatos. Ai që ka folur për të ardhmen e sulmuesit anglez te Citizens është pikërisht trajneri i Kampionëve të rinj të Anglisë, Pep Guardiola që nuk ka ndërmend të heqë aspak dorë prej Sterling.

14:18
Kamionistët pengohen në kufi, shkak vonesat në doganë

Dogana e Morinit është kthyer në problemin kryesor te kamionistëve por edhe udhëtarëve, që kalojnë në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.

14:11
Kina ‘thërret’ Hamsik, sllovaku në dilemë

Marek Hamsik është gati të barazojë rekordin Julianos, përsa u përket ndeshjeve të luajtura në Serinë A. Këtë të diel Napoli do të luajë ndaj Sampdorias dhe për Hamsik ajo do të jetë ndeshja e 394 me fanelën e kësaj skuadre.

14:01
Fituesit e Eurovision ndër vite

Eurovision Song Contest është padyshim një ngjarjet muzikore më të vjetra në kontinent, që në historikun e saj ka përmbledhur shumë emocione, e ka ngjitur në skenë shumë këngëtarë e grupe te njohur.

13:54
Ligji Antimafia për Agron Xhafajn, Prokuroria nis verifikimet

Pas akuzave të vijueshme nga selia e Partisë Demokratike, në lidhje me mosrespektimin e ligjit antimafia për Agron Xhafajn, vëllanë e Ministrit të Brendshëm, mësohet se është vënë në lëvizje edhe prokuroria.

13:51
Brenda makinës së re të Putin, quhet Kortezh

Limuzina më e re presidenciale e Rusisë, Kortezh. u pa për herë të parë në inaugurimin e Presidentit, duke zëvendësuar Mercedesin S-Class të blinduar dhe duke u bërë limuzina e parë ruse që përdoret që nga 1995.

13:38
“Dorëhiqet” njeriu me “krahun e artë”, dhuroi gjak për 60 vite

Australiani James Harrison, apo njeriu “me krahun e artë” siç njihet ndryshe, ka dhuruar gjak për gati 60 vjet.

13:37
Ishte arratisur nga burgu në Itali, kapet në Shkodër 37-vjeçari

Një 37-vjeçar nga Vau i Dejës është vënë në pranga nga blutë e Shkodrës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

13:34
8 shpatat vdekjeprurëse më të famshme në histori – Foto

Shpata e parë u shfaq gjatë Epokës së Bronzit. Ajo u bë prej bakri dhe u zbulua në vendet Harapan, në Pakistanin e sotëm.

13:34
Imazhet fantastike nga qyteti romak nën ujë (Foto)

Një grup arkeologësh dhe zhytësish arritën të zbulojnë imazhe fantastike për qytet të lashtë romak, Neapolis, që ndodhet tërësisht i zhytur nën ujë.

13:30
Vullkani në Hawai; Shkatërron rrugët dhe banesat

Hawai po përballet prej ditësh me katastrofën natyrore më të rëndë të 5 dekadave të fundit, pas shpërthimit të vullkanit Kilauea, ishullit më të madh të saj.

13:25
Europa masa për të shpëtuar marrëveshjen me Iranin

Amerika i vendos sanksione, por Europa po përgatit kundërmasat e saj për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe interesat e saj.

13:24
Meta u prezanton Shqipërinë studentëve amerikanë

Presidenti Ilir Meta ka njohur një grup studentësh amerikanë me Shqipërinë, duke e njohur në veçanti me të kaluarën e vendit tonë dhe rrugëtimin drejt integrimit.

13:20
4 vjeç, por në timon është profesionist – VIDEO

Një fëmijë, vetëm 4 vjeç, është filmuar teksa drejton një Range Rover 4X4.

13:19
PD: Xhafajt i kap antimafia. Ministri nuk zbatoi ligjin për të vëllain

Në ditën e katërt të akuzave ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj se ka mbrojtur nga ekstradimi dhe vuajtja e 7 viteve burg për trafik ndërkombëtar droge vëllain e tij Agron Xhafaj demokratët i akuzuan ata si subjekte të ligjit antimafia.

13:15
“Titanik, anija që nuk u mbyt kurrë” (Foto)

Kur kanë kaluar më tepër se 100 vite nga mbytja e anijes së famshme Titanik, në ujërat e Atlantikut Verior, teoritë konspirative nuk rreshtin së hedhuri dritë mbi të tjera detaje të asaj ngjarjeje.

13:12
Berlusconi gati të ringjitet në politikë, Gjykata e “fal”

Silvio Berlusconi e pa t’i rrëshqiste nga duart mundësia e ringjitjes në pushtet përmes koalicioni parazgjedhor të farketuar me Lega Nord.

13:12
Incelët, “Beqarët e Pavullnetshëm”, që urrejnë gratë e nxisin vrasje në masë

Personi i dyshuar për sulmin me furgon në Toronto kishte shkruar në Facebook rreth “Rebelimit Incel”, duke i dhënë vëmendje të madhe asaj që është kthyer në një sub-kulturë interneti. Incel është bashkimi i fjalëve (Involuntary-Celibate), që do të thotë “beqar i pavullnetshëm”.

13:12
Mercedes ‘djeg’ Ferrarin në provat e Spanjës

Në Spanjë është një luftë Ferrari-Mercedes, e shtrirë në kohë, shpejtësi dhe përzgjedhje. Mercedes arrin kohët më të mira edhe në sesionin e tretë, Ferrari ka shpejtësinë më të lartë, ndërsa zgjedhja e gomave ka bërë diferencën në pistë.

13:06
Biden, kritika për Trump: Mirësjellja në Shtëpinë e Bardhë, arriti fundin

“Mirësjellja në Shtëpinë e Bardhë ka prekur fundin” tha ish zëvendës-presidenti amerikan Joe Biden pas komenteve tallëse të zyrtareve atje një ditë më parë mbi John McCainin.

13:00
Oferta, Seuli: E rindërtojmë ne Korenë e Veriut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ofrojnë ndihmën e tyre për rindërtimin e Koresë së Veriut nëse vendi i izoluar komunist pranon të heqë dorë nga programi i tij bërthamor.

12:48
Abazaj kalon testet mjekësore te Anderlechti (Video)

Kristal Abazaj ishte për një udhëtim blic në Belgjikë, ku iu nënshtrua vizitave mjekësore dhe testeve fizike me skaudrën e tij të re, Anderlechtin.

12:46
“Gjermania do verifikojë”, Roth: Ka argumenta për çeljen e negociatave

I dërguari i Merkel në Tiranë, Michael Roth dha një mesazh të qartë për Shqipërinë në konferencën për shtyp me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati: Qeveria të vijojë me reformat, dhe opozita të marrë përgjegjësitë e saj.

12:37
Hapja e dosjeve, Gumeni pas dorëheqjes: Autoriteti deri më tani vetëm qoka

Autoritetit për Informimin në Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka nisur punën në janar të vitit 2017. Por që në fillimet e punës së këtij institucioni, nuk kanë munguar kritikat, edhe nga brenda tij.

12:13
Kompanitë e basteve: Fitues i Eurovision, një shqiptar

Sot është nata e madhe e Eurovizionit dhe mjaft shqiptarë janë pushtuar nga emocionet. Veç Eugent Bushpepës, zëri ynë zyrtar në Festivalin Europian e Këngës, edhe dy bashkëkombës të tjerë, Eleni Fureira me flamurin e Qipros dhe Ermal Meta me atë të Italisë, përcjellin vlerat e tyre në skenën e Altice Arena.

12:12
Veliaj: Tirana po kthehet në destinacion të turizmit mjekësor

Një grup turistësh italianë që vijnë shpesh në Tiranë, së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj, mbollën edhe disa pemë për gjelbërimin e qytetit. Veliaj i falenderoi turistët jo vetëm për kontributin që japin në ekonominë e qytetit, por edhe për mbështetjen në mbjelljen e pemëve.

12:00
Mark Zuckerberg zbret nga froni, ky është më i pasuri i botës

Kush janë shefat ekzekutivë më të fuqishëm në botë? Një renditje e përvitshme që bëhet nga revista Forbes, por ndryshe nga vitet e shkuara, Mark Zuckerberg ka zbritur nga froni.

11:56
Kapet ushtria e Kananit/ Shkëmbenin hashashin me heroinë, 38 të arrestuar për 8 ton drogë

38 të arrestuar dhe 8 ton drogë e kapur. Ky është bilanci final i operacionit ‘Precizioni’, që çoi në kapjen e pjesës më të madhe të rrjetit të trafikut të drogës, që drejtohej nga Met Kanani. Trafikanti shqiptar është me pashaportë amerikane dhe kundër tij është aktivizuar edhe DEA, si dhe disa agjensi europiane.

11:51
Frenohet Nadal, e eliminon Thiem

Turneu Masters i Madridit dhuroi surprizën më të më madhe, eliminimin e Rafael Nadal në çerekfinale të tij.

11:46
Reali gati 600 mln euro për Neymar

Në Spanjë janë të sigurt, Reali i Madridit e ka marrë shumë seriozisht çështjen e blerjes së Neymar nga Paris Saint Germain. Presidenti i ‘Los Blancos’ është gati të shesë Karim Benzema e Gareth Bale për të krijuar një fond total investimi për sulmuesin brazilian prej 600 milionë eurosh, shifër që përfshin përveç pagesës së kartonit të lojtarit edhe pagën dhe shpërblimet e tij.

11:40
“Supa e spitalit” nëpër botë – Foto

Ushqimi është një pjesë vitale e shërimit nga sëmundja dhe spitalet kanë grupe nutrcionistësh për të ndihmuar në krijimin e pjatave në mënyrë që të sigurohet rekuperimi i shëndetit të pacientëve sa më shpejt të jetë e mundur.

11:36
Kazinotë më të mira në Las Vegas

Na ka ndodhur shpesh që në filma të ndryshëm, kryesisht produkte të Hollywood, Las Vegasi të shfaqet si purgatori, pasi në varësi të fatit të gjithsecilit ndahet “ferri” dhe “parajsa”.

11:31
Mos i mbani në dhomën e gjumit!

A e dinit se ka disa objekte që është më mirë të mos i mbani në dhomën e gjumit? Ka disa “limite” që jo gjithmonë i respektojmë.

11:09
Peleshi: Thirrja e Parë e IPARD çelet brenda majit, aplikoni!

Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi bëri të ditur nga Korça se Thirrja e Parë e programit IPARD do të çelet brenda majit, duke i kërkuar fermerëve dhe agropërpunuesve të aplikojnë.

10:51
“Policia pas pune të marrë vota për PS”, LSI rihap çështjen për deklaratat e Ramës

Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar rihapjen e hetimit për deklaratat gjatë fushatës së kryeministrit Edi Rama për përfshirjen e policisë në zgjedhje.

10:37
Mos u largoni nga Tirana këtë të shtunë!

Kjo e shtunë rezervon për të gjithë qytetarët e Tiranës aktivitete të shumta sportive dhe artistike.

10:36
Çfarë personaliteti keni në bazë të shenjës së horoskopit – Foto

Astrologjia ndikon në personalitetin tonë. Skeptikë? Mundohuni të shihni nëse e njihni veten në pikat e forta dhe të dobëta të çdo aspekti.

10:31
Hot Mama në plazh! (FOTO)

Me një, dy apo më shumë fëmijë, nuk ka rëndësi, të reja apo në moshë nuk ka rëndësi, por këto femra të famshme tregojnë trupin e tyre perfekt teksa janë në plazh.

10:22
Yjet zbresin në Kanë – FOTO

Festivali i Filmit në Kanë ka filluar që më 8 maj, por mbrëmja e kaluar ka qenë një ndër më specialet.

10:16
Krimet e Rënda godasin një grup trafikantësh droge, disa të arrestuar

Krimet e Rënda kanë organizuar një operacion për goditjen e një grupi trafikantësh droge.

10:08
Kendall Jenner më provokuese se kurrë në Kanë

Këmbët e zbuluara e me një veshje me rrjeta tërësisht transparente, e poshtë pa veshur asgjë, me këtë veshje modelja Kendall Jenner ka parakaluar në tapetin e kuq në Festivalin e Kanës.

09:54
Adrenalinë me Golf GTI TCR, prezantohet nga Volkswagen

Tre vite më parë lindi seria TCR, dedikuar për makinat e prodhuara në seri. Vetura me 4 dhe 5 dyer, me motor 2.0 benzinë apo naftë. Dominuesi i saj ishte Golf, që fitoi dhe kampionatin botëror të TCR në 2016 dhe 2017.

09:52
Anglia paralajmëron tifozët: Kujdes nga prostitutat ruse

Botërori Rusi 2018 është shumë pranë e mijëra tifozë anglezë kanë prenotuar biletat për ndjekur skuadrën e zemrës.

09:40
E shtuna nis me diell, por shirat nuk mungojnë

Mëngjesi i të shtunës është plot me diell, por gjatë ditës priten shtim të vranësirave, dhe në disa zona do të ketë dhe shira lokalë.

09:34
E denoncon të vjedhur, gjenden të djegura fugoni dhe makina

Dy mjete janë gjetur të djegur në Bunavi të Vlorës. Informacioni praprak i policisë bën të ditur se bëhet fjalë për një fugon dhe një mjet tip Golf.

09:32
Luani, shenja e ditës

Sot mund të jetë një ditë vërtetë e veçantë. Hëna të sugjeron të organizosh një udhëtim për të eksploruar vende të reja që mund të zbulojnë një tjetër anë të personalitetit tuaj.

09:29
Gjiknuri dhe Klosi në Vlorë, prezantohet projekti për rrugën Orikum-Himarë

Ministrat Damian Gjiknuri dhe Blendi Klosi kanë vijuar turin e llogaridhënies në qytetin e Vlorës.