Një lajm i trishtë në shtëpinë e simotrës së Argjentinës, formacionit “celeste” të Uruguajit. Gjendja shëndetësore e Cavanit, i dëmtuar gjatë ndeshjes së 1/8-ave kundër Portugalisë, edhe pse është më e lehtë nga sa i frikësoheshin disa, sërish është problematike.

Problematike deri në atë pikë sa mund ta bëjë thuajse të pamundur impenjimin e tij në çerekfinalen ndaj Francës.

Pikërisht kjo është përgjigjja e dalë nga testet mjekësore të realizuara nga stafi mjekësor uruguajan, që publikoi edhe një komunikatë të shkurtër për shtyp për të sqaruar gjendjen e qendërsulmuesit.

Rezonanca nuk ka evidentuar ndonjë problem të rëndë, por ka zbuluar një dëmtim të pjesës poshtë pulpës së këmbës së majtë.

Sulmuesi do të kryejë një stërvitje të diferencuar nga grupi dhe do t’i nënshtrohet fizioterapisë. Ndërkohë, asnjë problem për pjesën tjetër të grupit, që mbetet në dispozicion të trajnerit veteran Tabarez.

Top Channel