Ibrahimoviç e ka të pamundur të heqë dorë nga krahasimi i zakonshëm i qenies së tij me Zotin.

Madje, këtë gjë nuk harron ta bëjë as teksa i duhet të përshëndesë e mirëpresë ardhjen në Los Angeles të lojtarit më të fortë të basketbollit botëror.

Suedezi Ibra, i cili aktivizohet në MLS me LA Galaxy, i ka dërguar përmes rrjeteve sociale një mesazh LeBron Jamesit, pas lajmit se ky i fundit ka pranuar të nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me Lakersat.

“Tashmë qyteti engjëjve ka një Zot dhe një Mbret”, shkruan futbollisti suedez. Ndoshta pak e ekzagjeruar, por faktikisht në aspektin sportiv, Los Angelesi ka në gjirin e vet jo vetëm ikonat e kinematografisë amerikane, por edhe dy superyje të denjë për “Hollywood”-in.

Top Channel