Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.

GOLA ‘ME PIKATORE’; RUSI 2018 NE MINIMUMIN HISTORIK

Botërori i Rusisë ka regjistruar pak gola të shënuar. Në 52 ndeshje janë shënuar 136 gola me një mesatare prej 2.62 golash. Vlen të theksohet se 32 gola janë shënuar në vetëm 5 ndeshje

SPANJA NIS KERKIMET PER TRAJNERIN E RI

Pas eliminimit nga Botërori i Rusisë, te Spanja nisen kërkimet për trajnerin e ri. Për momentin në pole position janë Quique Sanchez Florez dhe Luis Enrique.

HARRY KANE, ‘SNIPER’ NE LOJEN DARTS; 33 PIKE

Harry Kane di të shënojë edhe në sporte të tjera. Sulmuesi anglez mundi shokët e tij të skuadrës edhe në lojën ‘darts’ duke shënuar 33 pikë.

ESPN: JORGE SAMPAOLI DO TE LERE STOLIN E ARGJENTINES

Jorge Sampaoli do të japë dorëheqjen si trajner i Argjentinës. Sipas televizionit amerikan ESPN, trajneri i bardhekaltërve do të largohet nga detyra e tij gjatë kësaj jave.

SUEDIA, GRANQVIST: JEMI TE FORTE EDHE PA IBRAHIMOVIC

Kapiteni i Suedisë, Andreas Granqvist është i kënaqur për mungesën e Ibrahimovic në botëror. ‘Jemi të fortë edhe pa Ibrahimovic-tha Granqvist në prag të ndeshjes që Suedia do të luajë me Zvicrën.

Top Channel