Presidenti i ri i Meksikës, kritik i ashpër i Donald Trump

02/07/2018 18:08

Bëhuni gati për një marrëdhënie të re SHBA-Meksikë, kështu nis artikulli i CNN që paralajmëron lexuesit e saj se Presidenti i sapozgjedhur i Meksikës është një kritik i ashpër i Donald Trump.

Votuesit në Meksikë zgjodhën Andres Manuel Lopez Obrador si presidentin e tyre të ri, duke përkrahur platformën e tij të majtë si dhe kritikat që ai ka shprehur jo pak herë ndaj Presidentit Donald Trump.

Lopez Obrador, i njohur me inicialet e tij “AMLO” do të marrë detyrën nga Presidenti aktual Enrique Peña Nieto më 1 Dhjetor.

Ai është zotuar të trajtojë sfidat më të ashpra të Meksikës, varfërinë, dhunën dhe korrupsionin, duke denoncuar elitizmin në zyrat e larta të vendit e duke mirëpritur në to populizmin.

Por në arenën ndërkombëtare, të shumtë do ta ndjekin AMLO-n se si do jetë sjellja e tij ndaj Donald Trump.

Top Channel